SHENJAT E DASHURISË NDAJ 
PEJGAMBERIT,Alejhi selam
 
Allahu,subhanehu ve teala, e 
veçoi Pejgamberin, Alejhi selam, me veçori te shumta, si: zotëriu i tere 
njerëzimit, vula e pejgambereve, i dërguar tek te gjithë njerëzit…Thotë 
Allahu,subhanehu ve teala," 
قُلْ يَا أَيُّهَا النَّاسُ إِنِّي 
رَسُولُ اللّهِ إِلَيْكُمْ جَمِيعًا " Thuaj (Muhammed): “O ju njerëz! Unë jam i 
dërguari i 
All-llahut te të gjithë ju... ( A'raf 158)
Ne atë qe nuk ka asfare 
dyshimi është se ne në raport me këtë pejgamber fisnik kemi obligime te shumta, 
te cilat patjetër se duhet realizuar; duhet vërtetuar thëniet e tij, duhet 
zbatuar atë qe ka urdhëruar dhe shmangur asaj, prej se cilës na ka 
ndaluar.
Poashtu ne raport me këtë 
pejgamber te nderuar duhet ta realizojmë edhe dashurinë ndaj tij, qofte si 
besim, fjale apo edhe vepër. Dashurisë ndaj tij duhet t'i japim përparësi ndaj 
çdo gjeje tjetër, madje edhe ndaj vetvetes sonë. Thotë Pejgamberi Alejhi 
selam"  لايؤمن أحدكم حتى أكون أحب 
إليه من ولده ووالده والناس أجمعين  Nuk ka besuar askush prej jush derisa te jem 
me i dashur tek ai sesa femiu, prindi dhe tere njerëzit". ( Buhariu dhe 
Muslimi)
Është e njohur se ai, i cili 
e do ndokë e favorizon atë dhe përputhjen me 
te (ne mendime, ide,etj) sepse ne te kundërtën,ai nuk është i sinqerte ne atë 
qe 
pretendon. Ai, i cili me te vërtet e donë Pejgamberin, Alejhi selam, natyrisht 
se do te këtë shenja, te cilat do ta argumentojnë këtë 
dashuri.
Ne vijim, lexues i 
nderuar,ke shenjat ,te cilat aludojnë ne dashurinë ndaj Pejgamberit, Alejhi 
selam!
1-     
Pasimi i tij dhe mbajtja për 
sunnetin e tij. Thotë Allahu " 
قُلْ إِن كُنتُمْ تُحِبُّونَ اللّهَ 
فَاتَّبِعُونِي يُحْبِبْكُمُ اللّهُ 
" 
Thuaj: “Nëse e doni All-llahun, atëherë ejani pas meje që All-llahu t’ju 
dojë... (Ali Imran 31) Poashtu ka thënë" 
لَقَدْ كَانَ لَكُمْ فِي رَسُولِ 
اللَّهِ أُسْوَةٌ حَسَنَةٌ لِّمَن كَانَ يَرْجُو اللَّهَ وَالْيَوْمَ الآخِرَ 
وَذَكَرَ اللَّهَ كَثِيرًاِ 
" 
Ju e kishit shembullin më të lartë në të dërguarin e All-llahut, kuptohet, ai 
që 
shpreson në shpërblimin e All-llahut në botën jetër, ...(Ahzab 21). Ndërsa 
argumenti nga 
sunneti për këtë është vet fjala e Pejgamberit,Alejhi selam," لايؤمن أحدكم حتى 
يكون هواه تبعاً لما جئت به Askush prej 
jush nuk ka besuar derisa edhe epshi (hobi) i tij te jete ne përputhje me 
atë,qe 
unë e solla (pra fenë)".( Neveviu,ne El Erbeine En 
Nevevijje, thotë se ky hadithe është i vërtet ndërsa te tjerët e kane cilësuar 
si te dobët) 
2-         
Përmendja e shpeshte e 
tij,mallëngjimi për ta pare sepse kush e do dike do ta përmend shume dhe do ta 
dëshirojë takimin e tij. Ibnul Kajjimi ka thënë" Sa here qe e përmend te 
dashurin, te mirat dhe gjerat qe ta sjellin dashurinë e tij,te shtohet dashuria 
për te,mallëngjehesh për ta takuar dhe dashuria për te ta pushton zemrën". 

3-         
Lavdimi me atë qe ai e meriton. 
Lavdimi me i mire do te ishte lëvdimi i ngjashëm me atë, qe e lëvdoi 
Allahu,subhanehu ve teala, ose e lëvdoi ai veten e tij. Thënë me qarte, forma 
me 
e mire është " Es Salatu Ves Selamu Alejhi (Mëshira dhe përshëndetjet qofshin 
mbi te). Kjo bazuar ne fjalën e Allahut" إِنَّ اللَّهَ 
وَمَلَائِكَتَهُ يُصَلُّونَ عَلَى النَّبِيِّ يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا 
صَلُّوا عَلَيْهِ وَسَلِّمُوا تَسْلِيمًاِ 
" 
Eshtë e vërtetë se All-llahu dhe engjëjt e Tij me madhërim e mëshirojnë 
Pejgamberin. O ju që keni besuar, madhërojeni pra atë (duke rënë salavatë) dhe 
përshëndeteni me selam..( Ahzab 56) Ne këtë ajet, 
Allahu,subhanehu ve teala, na urdhëroi qe te biem salavat mbi te dhe mu për 
këtë, Pejgamberi Alejhi selam ka thënë" البخيل من ذُكِرت عنده فلم يُصلِ 
علي Koprrac është 
ai, ne prezence të të cilit përmendem, ndërsa nuk bie salavat mbi 
mua".(Tirmidhiu)
4-     
Gjykimi sipas sunnetit te tij. Thotë 
Allahu, subhanehu ve 
teala," فَلاَ 
وَرَبِّكَ لاَ يُؤْمِنُونَ حَتَّىَ يُحَكِّمُوكَ فِيمَا شَجَرَ بَيْنَهُمْ ثُمَّ 
لاَ يَجِدُواْ فِي أَنفُسِهِمْ حَرَجًا مِّمَّا قَضَيْتَ وَيُسَلِّمُواْ 
تَسْلِيمًاِ 
" 
Për Zotin tënd jo, ata nuk janë besimtarë (të asaj që të zbriti ty as të asaj 
para teje) derisa të mos zgjedhin ty për të gjykuar në atë konflikt mes tyre, e 
pastaj (pas gjykimit tënd) të mos ndiejnë pakënaqësi nga gjykimi yt dhe 
(derisa) 
të mos binden sinqerisht. ( Nisa 65)
5-         
Dashuria ndaj familjes dhe shokëve 
te tij si dhe urrejtja ndaj armiqve te tij.
6-         
Mbrojtja e sunnetit te tij nga 
intrigat e njerëzve te prishur, nga komentet e njerëzve jokompetente dhe 
injorante si dhe nga dyshimet e zemërsëmurve.
7-         
Edukata gjate përmendjes se tij. 
Emri i tij nuk përmendet vetëm si emër por krahas kësaj, duhet te shoqërohet 
edhe me salavat, ose i thuhet "I dërguari i Allahut,Subhanehu ve 
teala",etj.
8-         
Përhapja e sunnetit te tij dhe 
kumtimi i saj njerëzve. Thotë Pejgamberi Alejhi selam"  بلغوا عني ولو آية 
Kumtoni prej 
meje madje edhe një ajet (tekst kur'anor ose hadith)". ( 
Buhariu dhe Muslimi)
Vëlla lexues! Përpiqu qe te 
realizosh këtë shenja dhe dije se dashuria ndaj Pejgamberit nuk është tinguj te 
këndosh me ta,nuk është fjale,te cilat thuhen dhe as poezi,qe ta recitosh por 
është respekt,pasim dhe mbajtje traditën e tij.
E lusim Allahun,subhanehu ve 
teala, qe te na mundësoi pasimin e sunnetit te tij!
www.kbi-vushtrri.com

_________________________________________________________________
With Windows Live, you can organize, edit, and share your photos.
http://www.microsoft.com/middleeast/windows/windowslive/products/photo-gallery-edit.aspx
--~--~---------~--~----~------------~-------~--~----~
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në 
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në 
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në 
http://groups.google.com/group/fjalaebukur
-~----------~----~----~----~------~----~------~--~---

Antwoord per e-mail aan