Si agjëron zemra?


Nga Sheih Sa’id Abdullah Karni 








 



 


 


“...dhe kush i beson Allahut, Ai do ta udhëzojë zemrën e atij....” (Tagabun 
64:11). 

Udhëzimi i zemrës mbështetet mbi gjithë udhëzimin, mbi ligjin e gjithë 
suksesit, zanafillën e çdo vepre dhe prijësin e çdo veprimi. Profeti a.s. ka 
thënë: 
“Në të vertetë në trupin e njeriut ekziston një copë mishi, e cila nëse është e 
shëndetshme, i tërë trupi do të jetë i shëndetshëm dhe nëse ajo është e sëmurë, 
i tërë trupi do të jetë i sëmurë. Në të vërtetë kjo është zemra.” 

Kështu mirësia e zemrës tënde është garantuesi i lumturisë tënde në këtë botë 
dhe në botën tjetër. Po ashtu, prishja e saj është mënyra më e sigurt për 
shkatërrim, shtrirjen e të cilës e di vetëm Allahu. 
 

“Në të gjitha këto, për atë që ka mendje të shëndoshë dhe që i ka vënë veshin 
me vëmendje, ka argumente.” (Kaf 50:37) 


اdo njeri ka një zemër. Megjithatë në realitet, ekzitojnë dy zemra. Njëra është 
zemra që është e gjallë dhe rreh me dritën e besimit. Ajo është e mbushur me 
bindjen e thellë dhe ndërgjegjen e Zotit. Tjetra është zemra e vdekur, e 
mbuluar dhe e sëmurë me gjithë mbeturinat dhe plehrat. 


Allahu i Lartësuar thotë në lidhje me zemrën e popullit të pamend: 
“Zemrat e tyre janë të sëmura, dhe All-llahu u shton edhe më tepër 
sëmundjen...” (Bekare 2:10). 


“E (jehuditë e kohës së Muhammedit) thonë: "Zemrat tona janë në këllëf"! Jo, 
por për shkak të mosbesimit të tyre, All-llahu i ka mallkuar, andaj pak janë që 
besojnë (ose: pak send besojnë).” (Bekare 2:88). 


Allahu po ashtu thotë: 
“A nuk e studiojnë me vëmendje Kur'anin? Apo në zemrat kanë dryna!” (Muhammed 
47:24). 

Prej gjithë këtyre ajeteve mësojmë se zemrat mund të sëmuren, ato mund të 
mbulohen, të kyçen, dhe të vdesin. Armiqtë e Allahut kanë në kraharorët e tyre 
zemra, por ata nuk i dallojnë këto zemra. 
 
Për këtë arsye Profeti a.s. ka thënë: 
“O Mbikqyrës i zemrave, bëje zemrën time të qëndrueshme në fenë Tënde.” 

Zemra e besimtarit agjëron gjatë dhe jashtë Ramazanit. Agjërimi i zemrës bëhet 
prej boshatisjes së saj, prej gjithë materialit të prishur, si për shembull 
format shkatërruese të shirkut (shoqërimi shok Allahut), besimet e rrejshme, 
këshillimet e këqija, synimet e pista dhe mendime të degjeneruara. Zemra e 
besimtarit është e stolisur me dashurinë e Allahut. Ajo e njeh Zotin e saj nga 
emrat dhe cilësitë e Tij ashtu siç Ai e ka përshkruar Vetveten. 
Kjo zemër zbulon me syrin e mprehtë vargun e emrave dhe cilësive të Tij, si dhe 
faqet që Allahu ka krijuar në univers, po ashtu edhe librat e krijimeve të Tij. 

Zemra e besimtarit mbushet me një dritë vezulluese e cila nuk lejon asnjë 
errësirë të qëndrojë brenda saj. ثshtë drita e mesazhit të përjetësisë, e 
mësimeve hyjnore, si dhe e ligjeve hyjnore. Në të shtohet dhe drita e të 
natyrshmes, mbi të cilën janë krijuar edhe robërit e Allahut. Në këtë mënyrë dy 
drita të mëdha vijnë së bashku, 
“...Dritë mbi dritë. All-llahu udhëzon kah drita e Vet atë që do Ai. All-llahu 
sjell shembuj për njerëzit. All-llahu çdo gjë e di shumë mirë.” (Nur 24:35) 

Zemra e besimtarit flakërin si një llambë, ndriçon si dielli dhe shkëlqen si 
drita e mëngjesit. Rritet besimi, sa herë që besimtari dëgjon ajetet e 
Kur’anit, forcohet bindja, kur ai mediton dhe shtohet udhëzimin kur ai 
reflekton. Zemra e besimtarit përmbahet prej krenarisë, pasi ajo e prish zemrën 
e agjërimit. Krenaria nuk ka vend në zemrën e besimtarit, pasi ajo është e 
paligjshme. 

Allahu i Lartësuar thotë në një hadith kudsi 
“Krenaria është rroba Ime e sipërme dhe fisnikëria është rrroba ime e poshtme, 
kushdo që lufton me Mua për ato Unë do ta ndëshkoj atë.” 
Vetë Profeti a.s. ka thënë: 
“Kushdo shfaq arrogancë ndaj Allahut, Ai do ta poshtërojë atë, dhe kushdo që 
është i përulur ndaj Allahut, Ai do t’ia ngrej gradat.” 

Zemra e besimtarit agjëron dhe përmbahet prej egotizmit. Egotizëm është atëherë 
kur njeriu e sheh veten si të përsosur, më të mirë se të tjerët dhe që zotëron 
cilësi të mira që nuk gjenden tek asnjë njeri tjetër. Kjo mund t’i mundësojë 
shkatërrim të plotë. 
Profeti a.s. ka thënë: 
“Janë tre gjëra të cilat janë krejtësisht rrënuese: egoizmi dhe mendjemadhësia 
e një personi, ngurrimi i tij për tu bindur dhe dhënia pas dëshirave të tij”. 

Mjekimi për këtë mëndjemadhësi, duhet parë tek vetë gabimet, tek mangësitë e 
shumta, tek qindra mëkatet dhe prapësitë që kryhen, apo tek gabimet që veprohen 
dhe harrohen, por njohja e të cilave është e shkruar në librin e Allahut. Pasi 
Allahu as nuk kequdhëzon dhe as nuk harron. 
Zemra e besimtarit agjëron dhe përmbahet prej zilisë, sepse ajo i zvogëlon 
veprat e drejta, largon dritën e zemrës dhe ndalon progresin e saj për tek 
Allahu, Më i Larti. 

Allahu thotë në Kur’anin Fisnik: 
“A u kanë zili atyre njerëzve për atë që All-llahu u dha nga mirësitë e Tij? 
...” (Nisaa’ 4:54) 
Profeti a.s ka thënë: 
“Mos e kini zili njeri tjetrin; mos i rrisni çmimet ndaj njëri tjetrit; mos e 
urreni njëri tjetrin; mos u largoni nga njeri tjetri dhe mos e dëmtoni njëri 
tjetrin.” 

Profeti a.s. e njoftoi një prej shokëve të tij tre herë se ai do të ishte prej 
banorëve të xhenetit. Kur e pyetën rreth asaj, sesi e kishte fituar ai një vend 
në xhenet, burri ka thënë, “Nuk kam fjetur me zili, me smirë apo mashtrim në 
zemrën time për asnjë musliman.” 
A ka ndonjë zemër që do të reflektojë mbi të?! 
O Allah udhëzoi zemrat tona kah udhës së drejtë dhe bëj ato të qëndrueshme në 
besim, O Zot i botëve. 

[E marrë prej librit: "Tridhjetë mësime për ata që agjërojnë" (botuar nga 
Mesazhi Islam)]
 
Burimi: vizion-islam.com



لا اله الا الله محمد رسول الله ... ۞
_________________________________________________________________
Show them the way! Add maps and directions to your party invites. 
http://www.microsoft.com/windows/windowslive/products/events.aspx
--~--~---------~--~----~------------~-------~--~----~
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në 
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në 
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në 
http://groups.google.com/group/fjalaebukur
-~----------~----~----~----~------~----~------~--~---

Antwoord per e-mail aan