Ramazani 2009: Amerika dhe Islami

http://www.huffingtonpost.com/james-zogby/ramadan-2009-america-and_b_277905.html

Pata nderin e veçantë që  isha i ftuar të drejtoj darkën e Iftarit e këtij viti 
në Pentagon, së bashku me Znj Farah Pandith, Përfaqësuese Speciale e 
Departamentit të Shtetit për  komunitetin musliman dhe Znj Dalia Mogahed, nga 
Korporata Gallup. Në shoqërim ishin mbi 125 muslimanë amerikanë, anëtarë të çdo 
dege të ushtrisë amerikane, dhe mysafirët e tyre nga Shtëpia e Bardhë, Kongresi 
dhe agjensi të tjera qeveritare. 
Kjo darkë dha një mundësi për të reflektuar mbi ndryshimet që po ndodhin në 
mesin e Muslimanëve Amerikan dhe në marrëdhëniet e SHBA-së me Islamin. 
Kur erdha për herë të parë në këtë qytet, mbi 30 vite më parë, nuk mbahej 
ndonjë Iftar, as që kishte ndonjë njohje formale të Ramazanit ose të festës së 
Bajramit nga askush dhe askund. Mbaj mend kohën kur shkoja në Shtëpinë e Bardhë 
tek presidenti Regan për ti propozuar një mesazh presidencial për festën  e 
Bajramit dhe më kishte kërkuar ta shkruaja atë. Dhe pastaj pas kësaj duke ia 
rikujtuar në çdo vit kjo praktikë u zgjerua dhe u institucionalizua gjatë 
viteve të Clintonit, dhe vazhdoi me Presidentin Bush, duke shtruar një darkë 
Iftar, të cilën e përsëriti në çdo vit të mandatit të tij. Në këtë çështje, 
tani ka iftare në të gjitha qytetet - Në Shtëpinë e Bardhë, Departamentin e 
Shtetit, Kongres, Agjencinë Kombëtare të Sigurisë, e shumë vende tjera. 
Faktori kryesor që mund të llogarisim për këtë ndryshim dhe njohjës në rritje 
që i është dhënë Ramazanit, është prania dhe vitaliteti në rritje i komunitetit 
musliman. Ka mijëra muslimanë që shërbejnë në ushtrinë amerikane dhe qindra që 
shërbejnë në çdo degë dhe agjenci të qeverisë së SHBA-së. Ky nuk është rezultat 
se SHBA është e angazhuar më shumë në Botën Muslimane, por se komuniteti 
musliman në Amerikë nuk është më i padukshëm.
 
Prania e tyre, puna e palodhshme dhe kontributet e tyre në vendin tonë janë të 
pranuara dhe me këtë, besimi i tyre po çmohet.Një lavdatë ndaj  muslimanëve 
amerikanë, por edhe një lavdatë ndaj kapacitetit të Amerikës të rritet dhe të 
ndryshojë. 
Në shumë mënyra, ky është një vend unik. Një nga cilësitë tona më të forta 
është çiltërisa dhe karakteri tërheqës i identitetit tonë kombëtar. Pavarësisht 
disa fjalimeve të fryra nga disa fanatik asnjë fe,kulturë, apo etnicitet nuk e 
definon përkufizimin se kush na takon neve.
Amerika posedon një alkimi te disa llojeve, me kapacitetin e saj të shquar për 
transformimin e njerëzve dhe vetës. Me Nënshtetësi ju merrni më shumë se një 
pasaportë dhe të drejtën për të votuar - ju bëheni amerikan. Dhe kjo nuk është 
e tëra, sepse, në proces Amerika bëhet e ndryshuar. Si çdo valë e re e 
emigrantëve që kan ardhur në tokat tona dhe janë bërë amerikanë, 
karakteri,përcaktimi i vendit dhe kultura e saj kan ndryshuar. Shikoni ushqimin 
tonë,dëgjoni muzikën tonë, shihni modelin tonë - në të gjitha këto janë fillet 
e endura nga popujt e ndryshëm të cilët kanë ardhur për ta bërë natyrën e pasur 
dhe të larmishme të Amerikës sot. 
Ky është një mësim, disa janë të ngadalshëm për të mësuar, por se ata duhet të 
mësojnë dhe nëse e bëjnë do të mësohen.Si shembull do përmendi njëzet e katër 
vjet më parë,u ftova në Dearborn Michigan, ku kandidati kryesor për kryetar 
bashkie në zgjedhjet e vitit, e kishte dërguar vetëm një letër për çdo familje 
në qytet.. Me një stematizim ku gjithë faqen e parë ishin fjalët "Problemi 
arab" - i cili mendonte ta përshkruante si një rrezik që shkaktohet nga një 
fluks i madh i emigrantëve arabë duke vërshuar qytetin, të cilët nuk ndanin të 
njëjtin mendim "Mënyra e mirë e mallkuar e jetesës" 
Ashtu si u rrit komuniteti dhe i shkoi mbarë ndryshimi,po ashtu edhe qyteti dhe 
kryetari i bashkisë së tij ndryshuan,Vite më vonë shkova në Dearborn të marrë 
nga i njëjti kryebashkiak një "masbaha" zyrtar. Ai hapi ceremoninë me 
përshëndetje në gjuhën arabe, citoi Kuranin dhe pastaj foli për kontributet e 
arabeve amerikanë që kishin bërë në qytetin e tij. (Shënim: në zgjedhjet 
Dearborn të këtij viti, pesë prej katërmbëdhjetë kandidatëve për këshillin e 
qytetit janë amerikanët arabe!) 
Në një tjetër rast, u ftova në Michigan të merresha me një krizë që ka 
shpërthyer në shkolla gjatë Ramazanit. Fëmijët musliman të cilët dëshironin të 
agjëronin kishin kërkuar që të kenë orë mësimi gjatë pauzës së drekës. Në vend 
të kësaj, ata janë detyruar për t'u ulur në një qoshe të mensës. Fëmijët e 
tjerë filluan ti përqeshin ata, disa hidhnin ushqim mbi ta. Situata u ndërlikua 
dhe shpërtheu, disa nga fëmijët musliman ishin pezulluar nga mësimi. 
Kur unë u takova me fëmijët arab amerikan dhe prindërit e tyre, një vajzë 14 
vjeçare tha se ajo kishte folur me krerët e shkollës dhe sugjeroi një zgjidhje. 
Problemi, tha ajo, është se fëmijët jo-musliman "nuk e kuptojnë kulturën tonë. 
Ndoshta ne mund të ndihmojmë ata të mësojnë për ne " Me të cilën kreu i 
shkollës ishte përgjigjur "Puna jonë është që t'ua mësojmë kulturën tonë, e jo 
për ta mësuar kulturën tuaj". 
Kjo vajzë 14 vjeçare jemenase amerikane kishte të drejtë ndërsa drejtori i saj 
kishte gabuar rëndë. 
Kur Amerika është në gjendjen më të volitshme, është në rritje, të mësuarit, 
duke ndryshuar dhe duke u bërë më të larmishme dhe më e mirë. 
Dhe kështu, sa shikoja në audiencën e Pentagonit tek të rinjëve dhe grave, të 
veshur në uniformë të ushtrisë, Detare, Ajrore dhe marinsat dhe pash krenarinë 
e zyrtarët e tyre komandues që kishin në ta, dhe duke dëgjuar tregimet e 
shërbimeve dhe trimërose së të tyre, Mendova në të asaj  vajzë muslimane 
14-vjeçare nga Michigan (e cila rastësisht, është tani një grua e rritur e cila 
mëson personelin ushtarak të SHBA-së në lidhje me Arabet dhe Islamin) - dhe të 
Amerikës  e cila po i përqafon muslimanët, duke e transformuar vetë dhe duke u 
bërë më e re. Dhe unë isha krenar. 
James Zogby është themelues i fondacionit dhe presindetit i insitituti arabo 
amerikan.( AAI)



      
--~--~---------~--~----~------------~-------~--~----~
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në 
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në 
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në 
http://groups.google.com/group/fjalaebukur
-~----------~----~----~----~------~----~------~--~---

Antwoord per e-mail aan