Më kanë ngrënë atë ditë kur kam lejuar që ta ngrën vëllain tim
El-Ehad 16 Ramadan 1430 / 06 09 2009 Në lidhje me deklaratën e Myftiut Naim Tërnaves ku ai në reportazhin e RTK-s thotë: "Kosova është në rrezik nga terrorizmi" Njëherë na ishin katër dema njëri prej tyre ka qenë i bardhë ndërsa 3 të tjerët kanë qenë të zinj dhe ata e kanë pas zakon të jetojnë në një vend shumë të rrezikshëm të rrethuar prej ujqve. Sot muslimanët në Kosovë po jetojnë në një rreth shumë të rrezikshëm të rrethuar me të vërtet prej ujqve të shumtë siç janë organizatat e ndryshme krishtere, jehudike dhe të sekteve dhe grupeve të ndryshme. Por edhe përkundër kësaj po udhëzohen drejt islamit. Mënyra se si e kanë mbrojtur veten e tyre ishte se çdoherë ishin së bashku, mbaheshin së bashku, shikonin për njërin tjetrin, çdonjëri mbante një sy të kujdesit dhe në këtë mënyrë mbijetonin edhe pse vendi ishte i rrethuar me bisha të egra. Derisa muslimanët e Kosovës menjëherë pas luftës kishin nevojë për ndihmë fetare për material fetarë, ndërtimin e xhamive, ndërtimin e shtëpive të djegura të muslimanëve, kujdesin për jetimët musliman atëherë ishin të mirëseardhura organizatat e ndryshme muslimane dhe respektoheshin dhe kishte kujdes ndaj tyre sikurse vëllai ndaj vëllait ndërsa tani ato përlyhen me terrorizëm. O mufti pash Allahun na trego vetëm një xhami që është ndërtuar prej shtetit të Kosovës. A nuk janë ndërtuar të gjitha këto xhami që po e zbukurojnë rrethin tonë dhe po e thërrasin ezanin në çdo këndë përveç se janë ndërtuar pra prej këtyre organizatave muslimane apo prej vetë iniciativës të popullit musliman. Edhe ti prapë po mundohesh ti quash terroristë ata që i kanë ndërtuar shtëpitë e Allahut – Xhamijat. Por 3 demat e zi një ditë kishin mbledhje, dhe thanë ky demi i bardhë po na zbulon, sepse ne kur po mundohemi të fshihemi natën dhe askush nuk po ka mundësi të na sheh neve pasi që ne jemi të zinj, por armiku po ka mundësi që ta sheh demin e bardhë. Pra tani kur myftia e ka siguruar karrigen e tij ku ka marr ndihma dhe përkrahje prej organizatave muslimane dhe vetë popullit musliman të Kosovës. Pra tani nuk ka nevojë për ata edhe pse ajo karrigë do të jetë e përkohshme. Pra pse nuk e hedhim atë dhe le të shkojë. Pra ne të 3 do të jem së bashku pra le të shkoi ai se më pastaj do të kemi më pak probleme. Pra prej asaj dite 3 demat e zinj do të jenë në një anë ndërsa demi i bardhë i gjori do të jetë në një anë tjetër. Ata e bojkotuan demin e bardhë. Pra sot myftia po i lënë në baltë organizatat dhe rinin muslimane të Kosovës duke menduar që do të ketë më pak probleme. Ujku tha pasi që ishte inteligjentë që ta zbulojë këtë përçarjen që e kishin ndërmjet tyre këta demat. Kështu që ai e bëri hapin e tij dhe e sulmoi demin e bardhë dhe derisa e shqyente mishin e tij 3 demat nuk ndërmerrnin asgjë, ata vetëm shikonin derisa vëllai i tyre shqyhej në copa. Me këtë (muftiu) ju ka dhënë leje ujqve të islamit që ti sulmojnë muslimanët dhe ti shqyejnë organizatat dhe rinin muslimane derisa muftia është duke shikuar dhe duke menduar se nuk do ti vijë atij radha. Por natën tjetër ujqit i sulmuan te 3 demat, pse, për arsye se tani ishin një person më pak. Pra tani nuk ishin aq të fortë siç ishin një ditë më parë. Për arsye se ata e lan në baltë demin e bardhë, dhe tani ujqit i sulmuan ata dhe patën mundësi që ta marrin njërin prej demave të zinj. Dhe në këtë mënyrë o mufti po e dobëson unitetin dhe vëllazërin e muslimanëve dhe po e dobëson fuqinë e muslimanëve që mezi kanë filluar ta ngritin kokën e tyre si musliman dhe si rini muslimane. Dhe tani kane mbetur vetëm 2 dema. Dhe natën tjetër ka qenë edhe më lehtë për ujqit pasi që kishin mbet vetëm 2 dhe e ngrëni njërin prej tyre. Për armiqtë e islamit do të jetë më lehtë që ti sulmojnë muslimanët nëpër shtëpitë e tyre, nëpër rrugë, në xhami dhe në çdo vend tjetër derisa as nderi i tyre nuk do të kursehet për shkak të fjalës tënde. Dhe natën finale kishte mbetur vetëm një dem. Dhe në fund edhe ti ke për të mbetur vetë si ky dem nëse e tradhton Allahun, të Dërguarin e Tij dhe muslimanët. Dhe demi përpiqej me tërë mundin që të ik prej ujqve, por tani ai nuk ka as ndihmues e as përkrahës. Është mirë që të mos ta presësh këtë moment kur nuk do të kesh as mbrojtës e as përkrahës dhe nuk do të gjesh ikje askund prej vetë atyre që po ëndërron të ju hysh në qejf duke i sulmuar muslimanët vetëm e vetëm që të arrish ndonjë pozitë tek mosbesimtarët. Kështu që ujku e ndiqte atë i sigurt për arsye se e dinte se ky dem do të lodhet dhe do të rrëzohet dhe e dinte se nuk do të ketë mundësi për të bërë gjë. Dhe kur ti largosh muslimanët që i ke për rreth atëherë me të vërtet do ta gjesh veten të vetmuar me ujqit e islamit, e dihet se çfarë mëshire do të tregojnë ndaj teje. Dhe nuk ishte askush për rreth që ti ndihmoj, kështu që ujku sillej vërdallë me gëzim dhe bindje. Atë ditë pasi armiqtë e islamit do të përdorin që ta shkatërrosh popullin tënd musliman dhe pasi që të mbetesh vetë me siguri do të gëzohen dhe do të jenë të bindur për përfundimin tënd dhe kësi raste kemi shumë gjatë historisë. Ai e goditi demin dhe e kapi për fyti dhe derisa e bëri atë demin duke lëshuar frymën e tij të fundit në tokë e lëshoi një thënie. Pasi të goditesh prej vetë armikut që të ka përkëdhelur për ti shkatërruar muslimanët, prej të njëjtës dorë do të goditesh edhe vetë, pra dora përkëdhelëse do të kthehet në dorë goditëse dhe ngulfatëse për ty. Thënie madhështore prej së cilës ne duhet marrë mësim. Atë ditë do të kujtohen vëllezërit tuaj por shtrohet pyetja se mos do të jetë shumë vonë. Ke për të leshu thënie dhe deklarata po do të jenë sikurse një mirazh i cili të duket se është diç por në realitet vetëm se sytë tuaj janë duke u mashtruar. Ky dem i zi tha, pra demi (kau) i fundit i cili ishte duke ngordh, pra këto ishin fjalët e tij të fundit. Ai tha: Unë u ngrëna atë ditë kur ishte ngrënë demi i bardhë. Pra sot kur po i thua këto fjalë kundër muslimanëve, sot po vendoset fati yt edhe pse shpërblimin ke për ta marrë më vonë prej vetë atyre që po ua bënë qejfin. Unë e kam nënshkruar formularin e ekzekutimit atë ditë kur kam lejuar që ta ngrënin demin e bardhë. Pra mu në atë moment kur i ke thënë ato fjalë ta dish se ke nënshkruar edhe për vetën tënde se ke për të pas një përfundim të keq nëse nuk pendohesh dhe nëse nuk del haptas në TV që ta deklarosh të kundërtën. Dhe deri atëherë ato fjalë varrën në qafën tënde.Atë ditë ka qenë dita kur kam ngordh, nuk kam vdekur sot, unë kam vdekur atë ditë kur kam lejuar që ujku ta ngrënë demin e bardhë. Pra nëse sot lejon që të sulmohen muslimanët në vend që ti, ti mbrosh ata, ti vetë po i sulmon ata. Ndërsa populli të ka zgjedhur që ti mbrosh interesat e popullit musliman e jo ti vetë ti sulmosh ata. Sa i shpejtë je në sulmimin e muslimanëve, ndërsa o mufti asnjëherë nuk të kemi dëgjuar duke i sulmuar apo gjykuar organizatat katolike, ortodokse, jehudike dhe shumë të tjera që ditë e natë punojnë dhe shpenzojnë që ta devijojnë popullin që ka filluar ti kthehet islamit. Fes së tyre. E këshilla jonë e fundit është që mos t’ia kthesh shpinën atyre që bëjnë sexhde dhe ruku dhe të kthehesh kah ata që siç thotë Allahu subhane teala: E ai që nuk ndien nevojë (për Zotin) pse ka pasuri, Ti atij i vë veshin (i drejtohesh)! (80:6-7) Duke kërkuar tek ata autoritet, pozitë, pasuri ndërsa Allahu thotë: E tërë krenaria i takon Allahut, të Dërguarit të tij dhe krejt besimtarëve por hipokritët këtë nuk e dinë" ( El Munafikun,8). O ju që besuat, mos i zini për miq të ngushtë të tjerët jashtë mesit tuaj, ata nuk pushojnë së vepruari në dëm tuajin, u dëshirojnë çka u mundon juve. Urrejta kundër jush duket nga gojët e tyre, por ajo që fshehin në gjoksat tyre, është edhe më e madhe. Ne pra, u kemi sqaruar faktet nëse ju i kuptoni. (3:118). As jehuditë, e as krishterët kurrë nuk do të jenë të kënaqur me ty deri që të pasosh fenë e tyre. Thuaju: "Udhëzimi i All-llahut është udhëzim i drejtë. E nëse pasiqë të ka ardhur ty e vërteta shkon pas mendimeve të tyre, nuk ka kush të ndihmojë e as të mbrojë nga All-llahu. (2:120.) O ju që besuat! Mos zini miq as jehuditë, e as të krishterët. Ata janë miq të njëri-tjetrit. E kush prej jush i miqëson ata, ai është prej tyre. Vërtetë All-llahu nuk vë në rrugë të drejtë popullin zullumqarë. (5:51). _________________________________________________________________ With Windows Live, you can organize, edit, and share your photos. http://www.microsoft.com/middleeast/windows/windowslive/products/photo-gallery-edit.aspx --~--~---------~--~----~------------~-------~--~----~ Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në Google Groups. Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected] Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në [email protected] Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në http://groups.google.com/group/fjalaebukur -~----------~----~----~----~------~----~------~--~---
