* Trishtimi i Shkëlzenit nga Pollati
Hamdi Nuhiju * * Reagim ndaj shkrimit "Trishtimi i Pollatit dhe shastisja e shqiptarëve" të autorit Shkëlzen Halimi të publikuar në lajmishqip.com * Brengën që paraqet autori në këtë shkrim në fakt e kemi edhe ne, të njëjtën! Ne jemi kundër pranimit të vlerave të huaja duke pasur parasysh se kemi mjaft vlera tona të cilat duhet të afirmohen dhe kultivohen. Në esencë qëllimi i Shkëlzenit është mjaft i pastër dhe brenga e tij mban, kur kemi parasysh vërshimin e madh të pseudo-vlerave të cilat kanë kapluar popullatën tonë. Por, se kë quajmë vlerë të huaj dhe në esencë kë e definojmë si vlerë këtu dallojmë shumë prej tij. Konstatimi i tij rreth largimit prej identitetit kombëtar me rastin e pranimit të këtyre vlerave të huaja si i quan ai me të vërtet është një konstatim banal i cili nuk mban as logjikisht e as shkencërisht. Shkëlzeni gaboi edhe kur bashkoi "Kasandrën lavire" me të "Moralshmin Pollat" sepse në esencë janë dy të kundërta të cilat nuk kanë asnjë pikë të përbashkët. Edhe fëmijët e klasës së parë dinë të bëjnë dallimin midis moralit dhe jo moralit, dinë të bëjnë dallimin midis vlerave të pastra dhe prishjes së vlerave civilizuese. Shkëlzeni qenka trishtuar edhe nga pritja madhështore që shqiptarët i bën aktorëve të serialit "Lugina e ujqërve" në krye me aktorin kryesor Nexhati Shashmaz , të cilët vizituan Shkupin, Tetovën e Prizrenin. Si duket ai u trishtua nga identiteti i tyre kombëtar turk dhe jo nga vlerat që përfaqësojnë ato, sepse vlerat që përfaqësojnë ato janë autoktone edhe tonat që i kemi bartur gjeneratë pas gjenerate në këto troje. Është e natyrshme që të priten në atë mënyrë madhështore heronj të atillë të shqiptarëve, dhe të mos përfillen figura politike aktuale shqiptare të cilat vetëm se po shtojnë pseudo vlerat në shoqërinë tonë. Natyrshëm shqiptarët i gëzohen ardhjes së këtyre njerëzve të cilët përmes artit dhe aktrimit i mësojnë të rinjtë tanë se si duhet ta duam atdheun, se si të luftojmë drogën, prostitucionin, të jemi të ndershëm e të moralshëm. Nuk është e natyrshme të bëhet një pritje e këtillë aktorëve shqiptarë të mëdhenj të cilët fatkeqësisht kohën më të madhe e kalojnë duke pirë venë, dhe bile disa prej tyre edhe akuzohen për inceste. Njerëzit e këtillë shqiptar,aktor të mëdhenj që nuk kanë bazament të shëndosh, familje të shëndosh, janë vlera të huaja për këtë popull, ndërsa turqit e Luginës së Ujqërve janë vlera autoktone tona, pasi që mbi ato vlera u themelua edhe mëmëdheu ynë. Autori çuditet se si është e mundur një aktor i madh si Enver Petrovci të qëndroj në Shkup e Tetovë e të mos ketë aq shumë vizitor, ndërsa Nexhati Shashmaz shastisi shqiptarët e këtyre trojeve. Është turp që filmat e Enver Petrovcit të shikohen në prezencë të familjes, në prezencë të grave, po edhe në prezencë të burrave, duke i mësuar tradhtitë e mashtrimet, duke u kapur pas drogës, alkoolit e skenave erotike të cilat prishin natyrën e pastër njerëzore. Nëse Shkëlzeni do të gjente vlera të këtilla, të njëjta si i servon edhe Enver Petrovci në filmat e tij, pra të Nexhati Shashmazit, unë do të bëhesha krah i Shkëlzenit dhe betejën kundër vlerave të huaja do e vazhdonim deri në fund. Këto troje ka vizituar edhe i madhi Ismail Kadare i cili përmes librave të tij ngjallë vetëm urrejtje dhe shpall gjëra jo të vërteta për të vërtetën e vetme. Njeriu i cili përmes veprave të tij e helmoi një gjeneratë të tërë duke krijuar mite të huaja në trungun shqiptar, duke kthyer trungun tonë kah Krishterimi pa dëshirën dhe pa vullnetin e shqiptarëve dhe duke rikthyer idenë e identitetit në skenë. Për njerëz të kalibrit të tillë, ilaç mjaft efektiv është vet akademik Rexhep Qosja i cili shkencërisht hedh poshtë tezat banale të të madhit Kadare. Është normale që Kadaresë të mos i bëhet një pritje e këtillë madhështore në Shkup e në Tetovë, kur ai na thotë haptazi ose indirekt se ne jemi të krishterë, duhet ti kthehemi krishterimit, sulmon Perandorinë Osmane dhe gjithçka që na lidh me të etj. Por, popullata, me ardhjen e Nexhati Shashmaz në Shkup, Tetovë e Prizren edhe njëherë dëshmoi se nuk është ashtu si thotë Ismail Kadare, e madhja Inva Mula, Bujar Lako, Ndriçim Xhepa, Luiza Xhuvani, një popull pa identitet, pa vlera civilizuese dhe pa dashuri ndaj atdheut të vet. Këto shqiptar aktor të mëdhenj, fatkeqësisht emrat i kanë shqip, ndërsa idetë, veprimtarinë e tyre jetësore e kanë në gjuhën e huaj, prandaj edhe nuk pranohen nga popullata e gjerë. Popullata pranon vlerat civilizuese, ato të pastra të cilat e nxisin drejtë meditimeve, drejtë rrugëve të drejta dhe jo atyre të cilat të çojnë në udhëkryq. Trishtimi i Shkëlzenit është ende më i madh, kur përmend në shkrim mitizimin e Pollatit duke pasur parasysh fetarinë e tij. Sot kur flasim për fenë sikurse duhet ta largojmë prej jetës publike, artistike e kulturore dhe ajo duhet të shndërrohet në çështje private. Por, popullata shqiptare edhe njëherë dëshmoi se nuk është e tillë ashtu si mendon Shkëlzen Halimi me shok. --~--~---------~--~----~------------~-------~--~----~ Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në Google Groups. Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected] Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në [email protected] Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në http://groups.google.com/group/fjalaebukur -~----------~----~----~----~------~----~------~--~---
