Shkëndija e katërmbëdhjetë!
*Shkruan: Prof.Sejjid KUTUB*
http://www.alb-drejtesia.com/al/news.php?readmore=1104

Nuk jam prej ayre që besojnë se parimet nuk kanë lidhje me ndjenjat e
njerëzve. Përndryshe një parim nuk do të kishte jetë nëse nuk do të
shoqërohej me nxehtësinë e shpirtit të njeriut i cili jeton me të.
Idealet dhe parimet-pa besuar nxehtësisht në to- janë disa ide të vdekura,
më e shumta disa llomotitje në erë..!
Ajo që i jep jetën, është nxehtësia e besimit, nga zemra frymwn, i jep
gjakun me të cilat pulsojnë..! Askush nuk do ti besojë një ideali, nëse ai
buron nga një mendje e ftohtë. Ai duhet të burojë nga ngrohtësia e zemrës.
Fillimisht beso ti në idealin tënd, beso deri në nxehtësinë e shpirtit..
Atëherë do ta besojnë edhe të tjerët, atë që edhe ti beson..! Ndryshe do të
mbetet vec një fjali e ndërtuar bukur, por pa jetë..!
Nuk ka shpirt në një ideal që nuk përzihet me venat e zemrës..! Por edhe
njeriu i cili nuk e ka dridhur zemrën e tij me një ideal, që nuk beson në të
me shpirt, edhe ai kot që i bën hije tokës..!
Njeriu dhe ideali janë si shpirti dhe mishi..! Ti ndash do të thotë, mision
i pamundur ..! Çdo ideal që jeton, ka shpirtin e atyre që besojnë në të..!
Ndërsa ato ide që nuk e kanë provuar këtë ushqim hyjnor, lindin të vdekura
Njerëzimin ato nuk e çojnë asnjë pëllëmbë përpara..!

*Perktheu me përshtatje
Eduart Thartori
Kavaje*


http://www.alb-drejtesia.com/al/news.php?readmore=1104

--~--~---------~--~----~------------~-------~--~----~
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në 
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në 
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në 
http://groups.google.com/group/fjalaebukur
-~----------~----~----~----~------~----~------~--~---

Antwoord per e-mail aan