Shtëpitë në të cilat nuk hyjnë melaiket 


1. Shtëpitë në të cilat mbahen qentë 

Pejgamberi salallahu alejhi ue selem ka thënë: “Melaiket nuk hyjnë në një 
shtëpi në të cilën ka qenë apo fotografi.” Buhariu dhe Muslimi.
Përjashtohet mbajtja e qenit të gjuetisë apo për të ruajtur shtëpinë. 
Transmeton Ibn Omeri, Allahu qoftë i kënaqur me të, se Pejgamberi salallahu 
alejhi ue selem ka thënë: “Kush merr qen përveç qenit të gjuetisë apo qenit për 
të ruajtur bagëtinë, i pakësohet nga veprat (e mira) e tij çdo ditë nga dy 
kiratë.” Ka thënë imam Neveviu: “Kirati është sasi që nuk e di askush përveç 
Allahut.” Buhariu 5/6 dhe Muslimi 10/240.

2. Shtëpitë në të cilat ka statuja gjallesash apo fotografi

Transmeton Ebu Seidi, Allahu qoftë i kënaqur me të, se Pejgamberi salallahu 
alejhi ue selem ka thënë: “Nuk ka dyshim se melaiket nuk hyjnë në një shtëpi që 
ka statuja (skulptura) ose fotografi.” Ahmedi dhe Tirmidhiu. Shejh Albani ka 
thënë se hadithi është sahih. Shih Sahih el Xhami nr. 1961.

3. Një shtëpi në të cilën ndihet zilja (sikurse kambana e kishës) 

Transmeton Ebu Hurejra, Allahu qoftë i kënaqur me të, se Pejgamberi salallahu 
alejhi ue selem ka thënë: “Zilja (kambana) është muzikë e shejtanit.” Muslimi, 
Ahmedi dhe Ebu Davudi. Shejh Albani ka thënë se hadithi është i vërtetë. Shih 
Sahih el Xhami nr. 3107.
Me këtë hadith na tregon Pejgamberi salallahu alejhi ue selem se është e 
ndaluar të mbahet zilja (kambana) në shtëpi, apo t’ua varim fëmijëve apo 
kafshëve (siç është traditë tek ne, ku ua varin lopëve këtë lloj zileje), sepse 
në këtë rast afrohen shejtanët pranë asaj zileje që gjendet në shtëpi dhe 
largohen melaiket.

Edhe kishat, të cilat janë vend i shirkut dhe thërrasin në shirk e kufër, 
përdoren kësi zile. Shejtani afrohet aty dhe melaiket largohen nga ato vende.
Po ashtu transmeton Ebu Hurejra, Allahu qoftë i kënaqur me të, se Pejgamberi 
salallahu alejhi ue selem ka thënë: “Melaiket e mëshirës nuk shoqërojnë një 
vend ku ka qen ose zile (kambanë).” Muslimi.
Melaiket janë ushtria e Allahut dhe gjithmonë janë në luftë me ushtrinë e 
shejtanit. Në rast të largimit të ushtrisë së Allahut nga një vend, në atë vend 
do të hyjë ushtria e shejtanit.

Dhe zilja e cila është e ndaluar është zilja që i përngjan ziles së kishës si 
në formë edhe në zë dhe në këtë ndalesë nuk hyn zilja e telefonit, zilja e 
derës së shtëpisë etj., përveç nëse i përngjan zërit të ziles së kishës.
Në këtë ndalesë hyjnë edhe zilet e orëve të murit apo orët e mëdha, të cilat 
kanë një zile të ngjashme me atë të kishës. Edhe këto zile orësh janë të 
ndaluara.

4. Një shtëpi në të cilën nuk përmendet Allahu i Madhëruar

Pejgamberi salallahu alejhi ue selem thotë: “Kur një person hyn në shtëpi të 
tij dhe e përmend Allahun (thotë bismilah) para se të hyjë dhe para se të hajë 
ushqim, shejtani thotë: “Nuk keni strehim këtu e as darkë këtu.” E, në qoftë se 
hyn dhe nuk e përmend Allahun (nuk thotë bismilah), shejtani thotë: “E gjetëm 
vendstrehimin.” E, nëse nuk e përmend Allahun (nuk thotë bismilah) para se të 
hajë ushqim, shejtani thotë: “E gjetëm edhe strehimin edhe ushqimin.” Muslimi.



Përktheu: Eroll Nesimi 
_________________________________________________________________
Share your memories online with anyone you want.
http://www.microsoft.com/middleeast/windows/windowslive/products/photos-share.aspx?tab=1
--~--~---------~--~----~------------~-------~--~----~
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në 
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në 
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në 
http://groups.google.com/group/fjalaebukur
-~----------~----~----~----~------~----~------~--~---

Antwoord per e-mail aan