Shkëndija e trembëdhjetë!
*Shkruan: Prof.Sejjid KUTUB*
http://www.alb-drejtesia.com/al/news.php?readmore=1107

Ndonjëherë humanizmi fshihet pas petkut të lirisë dhe ngjan sikur shpërthen
nga prangat. Shpërthen nga zakonet dhe traditat, shpërthyes nga
përgjegjësitë njerëzore, shpërthyes nga gjithcka.

Ka ndryshim thelbësor nga çlirimi prej prangave të shtypjes dhe diktaturës
dhe ndërmjet shembjes së kufinjve të humanizmit. E para është çlirimi i
vërtetë, ndërsa e dyta do të thotë të zhvishesh nga të gjitha ato cilësi që
e bëjnë njeriun të quhet njeri dhe që bëjnë diferencën ndërmjet kafshërisë
së pafrè..!

Ajo është liri e cunguar, sepse e vërteta e saj është shtrëngim në prangat e
kafshërisë dhe pasioneve. Të atyre vargonjve që njerëzimi i ka luftuar
përherë në historinë e tij. Gjithmonë ka qenë në luftë për tu zgjidhur nga
vargonjtë e vesit dhe cilësive kafshërore që i zënë frymën herë pas here..
Njeriu gjithmonë ka luftuar për të qenë i lirë, ama si njeri dhe jo i
transformuar në dicka tjetër që nuk është në natyrën e tij. Liria e
kushtëzuar nuk mund të quhet liri.

Në përgjithësi njerëzit kanë turp të shprehin nevojat e tyre fizike. Kjo
ndodh sepse në natyrën e pastër njerëzore njeriu e ndjen se është më lart se
sa të diskutohet rreth tyre. Kjo është grada e parë e shkallëve të
humanizmit. Kur ne të ngjisim një nga një këto shkallë, atëherë kur të lejmë
pas vetes nevojat fiziologjike të mishit dhe gjakut, atëherë humanizmi ynë
ka arritur grada të larta drejt perfeksionimit, atëherë jemi njerëz dhe jo
kafshë..!




*Perktheu me përshtatje

Eduart Thartori

Kavaje*



http://www.alb-drejtesia.com/al/news.php?readmore=1107

--~--~---------~--~----~------------~-------~--~----~
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në 
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në 
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në 
http://groups.google.com/group/fjalaebukur
-~----------~----~----~----~------~----~------~--~---

Antwoord per e-mail aan