Përmbledhje e mësimeve dhe dobive nga Namazi 



Përpjekjet e skajshme të as`habëve, radijallahu anhuma, për ta falur namazin me 
xhemat pambarësisht nga rrethanat e vështira. Disa nga selefët thonin: "Namazi 
është nga Ahireti andaj kur hin në të largohesh nga dunjaja".

Përmbledhje e mësimeve dhe dobive nga Namazi

1. Allahu,subhanehu ve teala, i shlyen mëkatet me këto pesë namaze.

2. Pesë namazet janë shlyerje për atë që ka ndodhur mes tyre, nëse mëkatet e 
mëdha janë shmangur.

3. Mëkatet e shkëtërrojnë dhe e djegin njeriun dhe andaj është e domosdoshme që 
të shuhet ajo me namaz.

4. Muslimani e rrin nivelin e e të sinqertëve dhe shehidëve në llogari të 
namazit, sadakasë dhe agjërimit të tij.

5. Superioriteti i namazit 1 mbi veprat tjera.

6. Allahu, subhaneu ve teala, ka falë dhunti mbi atë shoqërues duke e futur në 
Xhennet para vëllaut të tij që ka vdekur si shehid, sepse ky është falur më 
shumë se ai.

7. Namazi është dritë që e ndriçon rrugën e robit në këtë jetë dhe në jetën 
tjetër.

8. Begatia e përuljeve dhe namazve është rruga për ta shoqëruar Pejgamberin, 
salallahu alejhi ve selem, në Xhenet.

9. Dy reqate të namazit janë më të dashura për njeriun e vdekur se sa e tërë 
bota dhe gjith çka që ka në të.

10. Derdhja e zemrës para Allahut gjatë namazit e vendos njeriun në pozitën e 
njëjtë sikur dita që e ka lindur nëna.

11. Personi do të hidhet në Zjarr, kërkojmë mbrojtje nga kjo, dhe melaiket do 
ta largojnë atë duke e njohur përmes shenjave të sexhdes.2

12. Namazi i zgjidh nyjet e shejtanit i cili i lidhë në kokën e njeriut.

13. Namazi i natës është namazi më i shkëlqueshëm, pas atyre obligative.

14. Ai që falet natën arrin shpërblimin që shumica e njerëzve nuk mund ta 
arrijnë.

15. Mirënjohje i shprehet Allahut, me namazet obligative dhe me namazin e natës.

16. Namazi më i dashur te Allahu është namazi i Davudit, alejhi selam, që është 
të falurit në një të tjetën e natës dhe të flejturit në dy të tretat tjera.3

17. Pasi që Allahu ka dhuruar mirësi mbi robin e Tij gjatë natës kur i pranohet 
lutja, është e duhur që muslimani ta dëshirojë këtë dhe ta kërkojë atë që t`i 
jepen të mira në këtë jetë dhe në Ahiret.

18. Namazi i natës është dëshmi për ndershmëri dhe takva (devotshmëri) dhe ajo 
i shlyen mëkatet dhe ndalon njeriun që të bjerë në to.

19. Allahu i Plotfuqishëm dhe i Madhërishëm, me Mëshirën e tij i kaplon burrin 
dhe gruan të cilët ndihmohen mes veti në kryerjen e namazit të natës. Nëse 
njeri refuzon tjetri e spërkatë me ujë në fytyrë.

20. Dy reqate namaz gjatë natës e bëjnë njeriun të jetë në mesin e burrave apo 
grave që shpesh e përmendin Allahun.

21. Allahu gëzohet me njeriun i cili ngritet prej gjumit, largohet nga shtrati, 
nga gruaja e tij dhe dashuria ndaj saj për të kryer namaz. Allahu qeshet me të 
dhe i njofton melaiket për atë njeri.

22. Nuk ka xhelozi dhe garim në mes dy njerëzve, përveç dy njerëzve, njëri prej 
tyre që falet natën duke lexuar Kur`anin që Allahu ia ka dhuruar atij.

23. Secili që i ka lexuar dhjetë ajete gjatë namazit të natës, nuk do të 
shkruhet në mesin e të pakujdesshmëve, një Kintar i shërblimit do të shkruhet 
për të dhe Allahu, subhanehu ve teala, do t`i thotë: "Lexo dhe ngritu një gradë 
për çdo ajet që e lexon", deri sa të arrin te ajeti i fundit që e di. Allahu i 
dhuron atij përjetësi.

24. Secili që falet natën duke lexuar njëqind ajete shkruhet në mesin e 
besimtarëve të devotshëm dhe sicili që falet duke lexuar njëmijë ajete shkruhet 
në mesin e Mukantarinëve dhe secili që falet me dyqind ajete shkruhet në mesin 
e bisimtarëve të devotshëm dhe të sinqertë.

25. Ai që ecë deri në namazi (xhami) ngrihet në gradë dhe i shlyen mëkatet, 
njëlloj sikur kur shkon në xhami ashtu edhe kur kthehet nga ajo.

26. Për çdo hap që e bën, ai pranon dhjetë vepra të mira.

27. Muslimani shkruhet në mesin e adhurueseve që nga koha kur largohet prej 
shtëpisë deri sa të kthehet në të.

28. Shpërblimin më të madh nga namazi e ka ai që ecë më së largu deri në namaz 
dhe pastaj ai që ecë më larg se ky.

29. Një hap që e bën robi duke shkuar në namazin me xhemat llogaritet sadaka 
për të.

30. Hapat e shumtë drejt xhamisë është nga "Er-Riba`at" (mbrotja e kufinjve).

31. çdoherë që robi del për të shkuar në xhami në mëngjes ose në mbremje 
Allahu, subhanehu ve teala, përgatitë për të gosti në Xhenet.

32. Allahu e bën dritën e atyre që ecin në errësirë për të shkuar në xhami, të 
përkryer dhe të përsosur në Ditën e Gjykimit.

33. Shpërblimi i atij që largohet nga shtëpia në gjendje të pastërtisë për 
namazin obligativ është sikur shpërblimi i haxhiut në gjendje të ihramit.

34. Ai që del për të shkuar në xhami ka garancë nga Allahu, subhanehu ve teala, 
se Ai do t`i sigurojë mbështetje (mjete jetese) dhe do t`ia plotësojë nevojat.

35. Ai që shkon për ta falur namazin me xhemat, paso që e ka zbukuruar abdesin 
e tij dhe udhëton për ta vizituar Allahu i Lartmadhërishëm, i është dhuruar 
mirësi e madhe ngase Allahu, subhanehu ve teala, i nderon robërin e tij që e 
vizitojnë Atë, dhe nderimi i Allahut, subhanehu ve teala, për ta është shtimi i 
besimit, shfaqja e bujarisë ndaj tyre, shpërblimi i tyre, ngritja e gradëve të 
tyre, largimi i vështirësive dhe qetësia dhe kënaqësia e zemrave të tyre.

36. Obligimi për t`u falur me xhemat.

37. Pejgamberi , salallahu alejhi ve selem, nuk ka bërë lëshim për plakun e 
verbër për t`ia lejuar të mos falet me xhemat. Si mundet pra atëherë të ketë 
lëshim për ata që janë të shëndoshë dhe të aftë?!

38. Secili që e braktisë namazin me xhemat i kanoset shkujdesi dhe vulosja e 
zemrës.

39. Largimi nga namazi me xhemat është shenjë e hipokrizisë.

40. Përpjekjet e skajshme të as`habëve, radijallahu anhuma, për ta falur 
namazin me xhemat pambarësisht nga rrethanat e vështira. Disa nga selefët 
thonin: "Namazi është nga Ahireti andaj kur hin në të largohesh nga dunjaja".

Fusnota
----------------------------------------
1. Me kusht që personi të ketë besimin e drejtë, të shëndoshë dhe në 
përthshmëri më Parardhësit e Devotshëm të këtij Umeti.
2. Kushti për të qenë i larguar nga Zjarri për shkak të ndërmjetësit të 
melaikeve (dhe të tjerëve) është që personi të jetë nga Njerëzit e Teuhidit. 
Nërmjetësimi është vetëm për Njerëzit e Teuhidit.
3. Për shkak të thënies së tij, salallahu alejhi ve selem: "... ai flente 
gjysmën e natës, pastaj falej për një të tretën e saj, pasaj flente një të 
gjashtën e saj. "Kur gjysma i shtohet një të gjashtës është dy të treta. 
_________________________________________________________________
More than messages–check out the rest of the Windows Live™.
http://www.microsoft.com/windows/windowslive/
--~--~---------~--~----~------------~-------~--~----~
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në 
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në 
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në 
http://groups.google.com/group/fjalaebukur
-~----------~----~----~----~------~----~------~--~---

Antwoord per e-mail aan