http://www.thepeninsulaqatar.com/Display_news.asp?section=Local_News&subsection=Qatar+News&month=September2009&file=Local_News2009091073426.xml

Salam: Konvertimi i Karima Burns ne Islam
Web posted at: 9/10/2009 7:34:26 
Burimi::: Peninsula 


 Isha ulur në xhaminë Al hambra në Granadë, E përqëndruar në një dorëshkrim që 
kufizohej në mure. Ishte gjuha më e bukur që kisha parë ndonjëherë. "Çfarë 
gjuhe është kjo?" I thash një turisti spanjoll. "Arabe", u përgjigjën ata . 
Ditën tjetër, kur shoqëruesi në udhëtim më pyeti se në cilën gjuhë do doja 
informatorin e udhëtimit, u përgjigja: "në gjuhën arabe." 
"Arabe?", Tha ajo e habitur. "A flet arabisht ti?" 
"Jo," u përgjigja unë. "A mund të më jepni edhe një më shumë në anglisht?" 
Nga fundi i udhëtimit tim kisha një çantë të mbushur me plot fletushka 
turistike në gjuhën arabe që kishin të bënin me vendet që i kisha vizituar në 
Spanjë. Në fakt çanta ime ishte aq e mbushur deri në atë pikë sa që disa nga 
rrobat e mia i lash mbrapa ashtu që të mirrja librat. Por, u lidha për librat e 
gjuhës arabe sikur ato të ishin prej ari. I shfletoja çdo natë dhe i shikoja 
shkronjat arabe si ato valëviteshin nëpër faqe. E imagjinoja sikur isha në 
gjendje të shkruajë një dorëshkrim të tillë të bukur dhe mendoja me vete se 
duhet të jetë diçka me vlerë për një kulturë që kishte një shkrim të tillë 
artistik. U zotova se do ta studioja këtë gjuhë kur fillova kolegjin në 
vjeshtë. 
Vetëm dy muaj më parë, e kisha lënë familjen time në Ajova për të marrë një 
udhëtim vetëm nëpër Evropë. Isha vetëm 16 vjeçe dhe për shkak se do nisja në 
vjeshtë për herë të parë studimet në Northwestern University dhe po kërkoja për 
ta "parë botën". Të paktën, ishte kjo  ajo që kisha nevoje dhe që më kishin 
thënë miqtë dhe familja ime. Në realitet unë po kërkoja të vërteten. 
Pa i treguar askujt, fshehurazi i lutesha Zotit, besoja sinqerisht se kishte 
vetëm një Zot, por ndjehesha keq sepse kjo nuk ishte ajo që ma kishin mësuar. 
Kam qenë si e hutuar se çfarë të bëja në "jetën e përditshme." 
U ktheva në kolegj, kjo rënie më bëri e pakënaqur që nuk kisha gjetur 
përgjigjet, shpresoja se ndoshta në Evropë, por me një pasion për një gjuhë që 
vetëm sa kisha mësuar rreth saj - Gjuha arabe. në mënyrë ironike, shprekja një 
sy drejtë në përgjigjet të cilat po i kërkoja mbi muret e Al hambrasë, por u 
desh  dy vite të tjera për ta kuptuar këtë. 
Gjëja e parë që bëra kur arrita në kampus ishte që të regjistrohesha në kursin 
e gjuhës arabe. Isha njëra nga tre nxënësit në klasën me aq 
shumë jopopullaritet. E zhyta veten në studimet arabe me një pasion të tillë sa 
që mësuesi im ishte i habitur. I bëja detyrat e shtëpisë  me një stilolaps 
kaligrafik dhe shkova në zonat arabe të Çikagos vetëm për ta gjetur një kanaçe 
të Coca Colës dhe atë vetëm pse ishte shkruar në gjuhën arabe. E luta të mi 
huazoj disa libra në gjuhën arabe vetëm që ta shihja shkrimin. Që nga koha kur 
erdhi viti i dytë i kolegjit, vendosa ti qasem seriozisht dhe e vendosur  
studimit të lindjes së  mesme, Pra u regjistrova në disa klasa duke u 
përqëndruar në rajon. Në një nga klasat studionim Kur'anin. Një natë po 
shfletoja Kur'anin për ti "bërë detyrat e shtëpisë" dhe nuk mund të ndalesha së 
lexuari. Dukej sikur kisha zgjedhur një novelë të mirë. Mendoja me vete.
 Isha e fascinuar, Kjo është mrekulli.Kjo është ajo që kisha besuar gjithnjë. 
Kjo është përgjigja e të gjitha pyetjeve të mia rreth asaj se si të veprojmë 
gjatë ditëve të have dhe ky libër konstaton se ekziston vetëm një Zot." Kjo i 
dha kuptim çdo gjëje. Isha e habitur se kishte qenë ky libër i cili shkruan për 
çdo gjë,  i besoja dhe isha në kërkim të tij .Shkova tek klasa për të pyetur 
për autorin e librit ashtu që të lexoja më shumë për të. Në kopjen që kisha, 
ishte një emër. Mendoja se është autori i librit.Profesori më informoi se nuk 
ishte autori,por përkthyesi sepse "sipas muslimanëve askush nuk e kishte 
shkruar librin." Kur'ani, sipas muslimanëve është fjala e Zotit dhe nuk ka 
ndryshuar që nga zbritja e tij,ështv lexuar e pastaj transkriptuar.Kotazi të 
them. Pas kësaj,u pasionova, jo vetëm për studimet e mia e arabe, por edhe 
rreth studimit për Islamin dhe të shkuarjes në Lindjen e
 Mesme. 

Në Vitin e lartë të kolegjit më në fund shkova në Egjipt për të vazhduar 
studimet. Vendi im i preferuar për shkuarje u bë "Kajro Islame," ku xhamitë 
gjithmonë më japin një ndjenjë e rehati dhe frikë respekt. Ndjeva se duke qenë 
në to,njeriu mund ta ndij bukurinë të vërtetë , fuqinë dhe frikën ndaj 
All-llahut. Dhe, si gjithmonë, kënaqesha duke shikuar në kaligrafinë elegante 
në mure. Një ditë një mik më pyeti pse nuk u konvertova në Islam, nëse e doja 
aq shumë. "Por unë tashmë jam muslimane." Përgjigja më habiti mua. Por atëherë, 
kuptova se kjo ishte një çështje e thjeshtë e logjike dhe sens të përbashkët. 
Islami kjartson gjërat. Më inspiroi ua. E dija se ishte e vërteta. çfarë bëra 
që të kthehesha në Islam? Miku im më informoi se me qëllim që "të jetë 
zyrtare," është e nevojshme për të shkuar në xhami dhe deklaroja qëllimin tim 
para dy dëshmitarëve. Pra, e bëra. Por, kur ma dhanë
 certifikatën rreth dëshmisë, unë vetëm e vendosa në skedar të kabinetit tim me 
dosjet e mia mjekësore dhe të dhënat personale ... sepse për mua, unë kam qenë 
muslimane gjithnjë. Nuk kisha nevojë të varja një copë letër që do ta 
vërtetonte këtë. E dija në minutën që kisha marrë Kur'anin ne duar. Në momentin 
që e kisha hapur, u ndjeva sikur e kisha gjetur familjen time gjatë të humbur. 
Në vend të kësaj kisha varur një foto të xhamisë së Al hambra në mur. 


      
--~--~---------~--~----~------------~-------~--~----~
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në 
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në 
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në 
http://groups.google.com/group/fjalaebukur
-~----------~----~----~----~------~----~------~--~---

Antwoord per e-mail aan