Orari i punës i Hoxhës   

http://www.alb-drejtesia.com/al/news.php?readmore=1108 

Shkruan: Ubejd R. Gashi



Deri ne Luftën e Dytë Botërore, një hoxhë nënkuptonte edukimin, mësimin
dhe aftësimin e tërë xhematit me dituritë Islame (Fëmijeve, rinisë,
femrave dhe burrave).

Një Hoxhë ishte një shkollë. Ishte një mejtep. Ishte një Medrese. Ishte
kursi i Kur’anit, ishte mësimi i të gjitha lëndëve fetare, ishte
edukatori, mësuesi, prijësi në të gjitha çeshtjet e xhematitpopullit.
Ishte burri i botës, ishte trimi I kohës. Ishte udhëheqësi. Ishte elita
e tërë popullit. Orari i punës se tij ishte tërë kohën me Xhemat.
Prandaj edhe arrinte që i tërë xhemati i tij të ishte i edukuar dhe i
arsimuar. I tërë xhemati i tij ishin burra dhe trima. Këtë e kanë ditur
komunistët -armiqtë e Islamit. Dhe rolin e Hoxhës e minimizuan. Duke ia
bërë detyrë të hapte Xhaminë vetëm për kohët e nam azeve dhe të e
mbyllte me të përfunduar të namazeve. Pra, ky orar të cilin ende sot e
mbajnë hoxhallarët, është orar i imponuar nga komunistët, e jo orari i
Hoxhallarëve edukator e prijës. Që të i rikthehet roli i Hoxhes ashtu
si ka qenë, Hoxhallarët duhet së pari të e kenë orarin e punës së paku
si çdo nënpunës I Bashkësisë islame apo i shtetit. Sepse nuk mundet me
këtë orar të i arrin rezultatet e Hoxhallarëve që kanë punuar me orar
të plotë. Ky orar i punës ka shërbyer për ateizimin e popullatës
Islame, pra ndaj ky orar edhe po shërben për laicizimin,
shekullarizimin, ateizimin, amoralizimin etj. etj. etj të popullatës
muslimane. Bile, në ato vende ku ka më shumë Hoxhallarë se Xhamia,
Hoxhallarët duhet punësuar në dy ndrime. Njëri para dite e tjetri
pasdite. E deri sa të ndërtohen Xhami të reja, të mirren me qira
objekte e të shëndrohen në Xhami. Sikur që veprohet në Perëndim. Ky
është kushti i parë që të kemi fryte pozitive. E ku kemi nevojë më
shumë të japim frytet, se sa të e mësojmëedukojmë këtë popullatë.!!!
Cka ka më me rendesi?! Edukimin, fetarizimin, moralin, vlerat kush do
t’ia kthen këtij populli nëse jo Hoxhallarët?! I pamë të gjithë të
tjerët dhe ja ku e dërguan këtë popull të pastër. Kthimi i rolit të
Hoxhës në shoqëri, duke ia kthyer orarin e punës që do të jep fryte
kishte me qenë kushti i parë. Të tjerat pastaj janë lehtë dhe I dini më
mirë. Nëse ekziston vullneti. E nëse mungon vullneti, atëherë të
veprohet meqë është obligim ndaj Allahut, ndaj familjes, ndaj
shoqërisë, ndaj shtetit.

___________________________________________________________________And do not 
follow (blindly) any information of which you have no (direct) knowledge. 
(Using your faculties of perception and conception, you must verify it for 
yourself. (In the Court of your Lord,) you will be held accountable for your 
hearing, sight, and the faculty of reasoning."[17:36]


      __________________________________________________________________
Looking for the perfect gift? Give the gift of Flickr! 

http://www.flickr.com/gift/
--~--~---------~--~----~------------~-------~--~----~
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në 
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në 
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në 
http://groups.google.com/group/fjalaebukur
-~----------~----~----~----~------~----~------~--~---

Antwoord per e-mail aan