Duaja (lutja e nates se Kadrit)

 

          Eudhu
bil-lahi minesh-shejtanirr-rraxhim!

          Bismil-lahi
– Rrahmanir – Rahim!

          Elhamdulil-lahi
rabbil-alemin.

          Ves-salatu     ves-selamu   ala resulina Muhammedin ve alihi

          Ve
sahbihi exhmein!

          

          Falenderim I qofte Allahut. Zotit te boteve. Bekimi dhe
paqja qofshin mbi te Derguarin tone. Muhamedin a.s. mbi familjen e tij dhe  mbi 
te gjithe shoket e tij

          Falenderime Allahut. Zotit te boteve. Bamiresit te
pergjithshem, Meshiruesit, Sunduesit te dites se Gjykimit. Vetem Ty, o Zot, te
adhurojme,dhe vetem prej Teje ndihme kerkojme. Udhezoni ne rrugen e drejte. Ne
rrugen e atyre qe iu dhurove bekimin. O Zot, runa nga rruga e atyre qe jane te
humbur dhe te shkaktojne hidherimin.

 

                                                                                
                

          O Zot I meshirshem. Krijues I te gjithe boterave!  Burim dhe mbajtes 
I jetes! Zot I te gjithe
atyre qe dihen e qe nuk dihen, I te gjithe atyre qe merren e nuk merren me
mend, paç lavdi dhe te qofshin fale.

 

                    O Zot I madh!

 

          Me zemer te penduar e me shpirt te paster e kete Nate te
bekuar, po te lutemi dhe po te drejtohemi per miresi  ne adhurimin tone, per 
ndihmen ne punet tona
me te cilat ti je I kenaqur.

 

                   O Zot I
Madh!

 

          Ti je mbrojtesi yne. Mbrona nga veshtersite, nga pakenaqesite. Pelqe
Ibadetin tone, punen tone, veprimet tona, mbrona nga shikimet qellimkeqia, nga
brengat dhe telashet ne shtepite dhe familjet tona.

          I gjithemeshirshmi, o Zot ,
fali leshimet tona, paditurin tone, te metat tona dhe teprimet ne jeten tone. O
Zot, mekatet tona dhe te perparme dhe te pasme, ato qe i dijeme dhe ato qe nuk
I dijme. Ti o Zot, je pa fillim dhe pa mbarim. Ti, o Zot, di me mire per ne se
qe dime per vete. Nuk ka tjeter pos teje. O Allah. Ti je sundues I
gjithpushtetshem! Gjithçka eshte ne doren Tende! Dhe askush s’mund te qendroj
perballe vullnetit Tend.

          O Zot! Sundues I Gjithesise! Te drejtohemi me
pervuajteri e me zemer te penduar, per prinderit tane, per eterit tane, per
nenat tona, per vellezerit tan, per motrat tona, per bijete tane, per bijat
tona, per paraardhesit tane e pasardhesit tane te degjueshem ndaj Teje! Dhurona
bekimin e bereqetin Tend. Kenaqesine Tende. Ti na krijove. Ne jemi roberit e Tu
. I permbahemi beses qe ta kemi dhene. Ruajme premtimin tone. Degjona, o Zot,
lutje qe pot e drejtohemi. Ne nuk kemi mbrojtes tjeter veç Teje. O Zot! Na
çliro nga dora e armiqve Tu dhe armiqve tane, shenderroje vajin tone ne gezim,
dhembjet tona ne shendet, qe te jetojme e te falenderojme emrin Tende. O Zot,
ne s’do te adhurojme tjeterkende pos Teje. O Allahu yne, Dhe s’e bejme kete nga
krenaria, as nga deshira e lavdise, o Zot!

          I Bekuar je, o Zot! Ty te meshtetemi per te keqe qe kemi bere. Te
falenderojme per miresite Tua. Falna mekatet tona se vetem Ti je, o Zot, qe
mund te falesh. Rregullo marredheniet tona, qendrimet tona. Largo zenkat dhe
grindjet mes nesh. Permireso gjendjen tone. Udhehiqna ne rrugen e drejte. Na 
shpeto nga erresira ne Diten  Tende.                                     




                                                                                
                       Largo prej nesh veprimet e
keqia. Na
beko te degjuarit tone, te pamurit tone dhe zemrat tona. O Zot I Madh! Beje qe
te jemi mirenjohes ndaj miresive Tua, qe te permendim gjithmone dhe te
perkujtojme gjithmone.

 

                    O Zot I Madh!

 

          Ti je drite e qiejve dhe drite e tokes. Me driten Tende
mbushi zemrat tona, shenderiti f ytyrat tona, ndriçona te djathten ton,
ndriçona te majten tone, ndriçona qendrimin tone, ndriçona vendqendrimin   tone 
ne kete bote dhe ne Ahiret, ndriçona
familjet tona, ndriçona vatrat tona, ndriçona vellazarine tone, e me I
Meshirshem Meshirues! Kompenzoi humbjet tona, lehtesona nga brengat e kesaj
bote, shlyeji mekatet tona, fletushkat tona jepna ne krahun e djathte ne diten
e Gjykimit, rendo peshojen e te mirave tona, na pergezo me me pamjen Tende. O
Zot meshireplote! O me I meshirshmi I meshiruesve!

          O Allah! Vetem Ty te adhurojme. Vetem Ty te dorezohemi.
Vetem madherise Sate I mbeshtetim. Vetem Ty te drejtohemi. Vetem per Ty
jetojme. O Zot, Sundues I gjithesise! Gjithçka eshte ne doren Tende dhe askush
s’mud te qendroj perballe vendimit Tend. Nese Ti vendos te na  shpetosh. S’ka 
kush qe mund te qendroje
perballe vendimit Tende.Sepse Ti je Ai qe I krijove qiellin e token, te
gjitha  mrekullite qe I perfshine kupa
qiellore. Ti je zoterues I te gjithave dhe askush s’mund te qendroj perballe
madherise Sate! Nuk ka zot Veç teje. Nje, I  Vetem te
lutemi mos na braktis o Zoti yne! Mos lejo te mbizotrojne mbi ne armiqte tane.
Ti, o Zot je mbrojtesi yne .Nderi yne vjen vetem prej Teje. Ne doren Tende
jemi. Ti je Zot I gjithfuqishem per te dobetit. Mbrojtja Jote, o Zot, gjithmone
eshte e kendeshme te lutemi per mbrojtje te drita e madherise Sate, ne driten
Tende ndriçohet erresira dhe rregullohen çeshtjet ketu poshte dhe atje larte.
Ti e meriton pendimin tone. E gjithe fuqia vjen vetem prej teje.



                              
                                                                                
            

                   O Zot I
Madh!

 

          Kerkojme faljen Tende. Kerkojme meshiren Tende. Te lutemi, o Zot, 
shtona
diturine, mos na lako zemrat tona pasi na ke drejtuar. Dhurona bekimin Tende.
Vertet, Ti je dhurues. O I Perjetshmi, mbikeqyresi, o I Perjetshmi
Furnizuesi,shtona fuqine e dashurise dhe te mirenjohjes ndaj Teje. Forcona 
imanin, te ndjekim Kur’anin, te jetesojme
Islamin ne jeten qe na dhurove dhe me te cilen do te dakim para madherise Sate.

           I I paster je, o Zot I
Arshit te Madh. Zot I qiejve dhe I tokes. Ta falurit tane, agjerimi yne flijimi
yne, jeta dhe vdekja jone te takon vetem Ty.

          

-Ty te madherojme.

- Ty te falenderojme.

- Ty te lavderojme.

- Ty te falememi

- Per Ty agjerojme.

 

                   Pranoi o Zot te gjitha ibadetet qe I bejme vetem per Ty.

          I lartesuar Zot! Ti je
Krijuesi yne. Ti je furnizuesi une. Ti je Mbikeqyresi yne. Sundimi te takon
vetem Ty. Nuk ka zot tjeter veç Allahut. Ai jep jete dhe vdekje. Ai eshte kader
per  çdo gje.

          O Zoti yne! Na dhuro
devotshmeri, sinqeritet, miresi, besnikeri, diliresi shpirterore. Fuqi
dinjitet, bindje qe na I lehteson sprovimet e dunjase.

 

                   O Zot I madhe!

 

          Runa  nga pamundesia, nga pertacia, nga frika, nga
koprracia, nga spiunimi, nga pergojimi nga zilia, nga smira, nga urrejtja, nga
hasmeria, nga nençmimi, nga sprovimet e jestes dhe te vdekjes, nga mundimi I
varrit. Runa, o Zot, nga dija e padobishme, nga zemra qe nuk te frikesohet, nga
epshi qe nuk ngopet, nga lutja qe nuk pranohet. Vetem ti, o Allah. Je 
shpetimtari yne.

                                                

 

                                                                                
                

          I Bekuar je, o Zot I
gjithesise! Bej qe me bekimin Tend te gezohemi ne, eterit tane, nenat tona,
bijte tane, bijat tona, vellezerit tane, motrat tana kudo qe jane e kudo qe
ndodhen. Paisna me degjim, me shikim e fuqi qe shpenzohet ne
rrugen Tende gjate gjithe jetes. Na ndihmo kunder atyre qe na armiqesojne. Mos
lejo te bie ndonje fatekeqesi mbi  fene
tone, mbi ne dhe mbi popullin. Mos lejo, o Zot te na mbisundoje armiku Yt dhe 
armiku I
dinit. Ti, o Zot, je Ngadhnjimtar, ndersa armiqte jane te dobet para Teje. 
Ndihmona, o Fuqiplote, kunder armiqve tane dhe armiqve
ashtu siç u ndihmon besimtareve luftetar.

          - O Zot, Ti je I vetmi dhe tjeter zot perveç Teje nuk ka.

          - O Zot, Ti je I drejte, I
bute, I larte e I madherishem.

          Te gjitha rruget e Tuaja jane
drejtesi.

          O Zot mos lejo t’I
roberohemi tjeterkujt.

          Ki meshire per roberit e Tu te degjueshem.

          O Zot I Madh!

          Permireso fene t one, gjendjen tone, na mbron ne boten ku
jetojme dhe ne boten ku do te kthehemi!

          O Zot I Madh!

          Bene jeten tone te begate me miresite e Tua, e vdekjen
qetesi!

          O Zot I madh!

Te lutem me pervuajteri,
cakton vendet e te lumtureve, nderin e deshmoreve dhe fiton kunder armiqeve!

          I Gjithemeshireshem Zot!

          Na bashko ne udhezimin Tende, ne miresine Tende, ne fame
dhe amshueshmeri!

          O Allah!

          Na mbron nga armiqte tane dhe nga armiqte e dinit, sepse ata jane te 
dobet
para fuqie Sate, jane te vegjel para madherise Sate.

          O Zot I Madh. ! Po te lutemi
ne kete Nate te Bekuar

          Na dhuron meshiren Tende –
udhexuese per ne.

          I falenderohemi Allahut.
Zotit te gjithe boterave.

 

          Vel.hamdulil-lahi rabbil
–alemin-El-fatiha.

          Ne fund te kesaj duaje (lutje) te lexohen Salavatet se
bashku me Elhamin.
Marrë nga fletushka e Avni Aliut Ramazani  1999 .



_________________________________________________________________
Drag n’ drop—Get easy photo sharing with Windows Live™ Photos.

http://www.microsoft.com/windows/windowslive/products/photos.aspx
--~--~---------~--~----~------------~-------~--~----~
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në 
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në 
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në 
http://groups.google.com/group/fjalaebukur
-~----------~----~----~----~------~----~------~--~---

Antwoord per e-mail aan