Shkëndija e pesëmbëdhjetë !
*Shkruan: Prof.Sejjid KUTUB*
http://www.alb-drejtesia.com/al/news.php?readmore=1110

Shumë të vështirë e kam ta imagjinoj, se si mundet që të arrihet një qëllimi
mirë duke përdorur metoda të ulëta. Ideali i lartë nuk mund të gjejë jetë,
veçse në zemrat e mëdhaja. E pra, si ka mundësi që një zemër e tillë të
ngushtohet, duke pranuar metoda të ulta dhe të pisa ? Nuk funksionon dot.
Barazimi nuk më del në rregull. Nuk e kuptoj dot sesi dikujt i shkon në
mendje të përdori këto metoda të pista për ta arritu qëllimin e lartë dhe
fisnik..

Kush futet ne ujëra të pista nuk mund të dalë prej tyre i pastër..Balta e
një rruge të keqe do të mbesë patjetër në këpucët e tij. Por edhe ato këpucë
do të lejnë njollën e vet aty dhe do merret vesh se këtu ka kaluar edhe
filani.. Por, kam frikë se papastërtia e një pellgu të tillë do të futet
edhe në shpirtin më të pastër, që dëshiron të notojë aty për të arritur më
shpejt në bregun tjetër. Kështu do të ndyjë edhe qëllimin fisnik që mbart
brenda, ky notar pellgjesh.

Mjeti nuk mund të jetë më i ulët se qëllimi, ndryshe nuk bën. Më i ulti e
prish më të lartin. Në fakt në botën e idealeve të mëdha nuk ka vend për
metoda të ulta dhe të pista.

Qëllimi justifikon mjetin; Ky është sllogani i famshëm i diktatorëve të
mëdhenj. Sepse ata jetojnë me llogaritje që s`kanë të bëjnë me zemrën dhe
logjikën e pastër. Llogaritjet edhe mund të gabojnë, por gabimi i tyre në
shoqëritë njerëzore na ka kushtuar miliona viktima të pafajshme përgjatë
historisë të hershme dhe asaj moderne.





*Perktheu me përshtatje

Eduart Thartori

Kavaje*



http://www.alb-drejtesia.com/al/news.php?readmore=1110

--~--~---------~--~----~------------~-------~--~----~
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në 
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në 
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në 
http://groups.google.com/group/fjalaebukur
-~----------~----~----~----~------~----~------~--~---

Antwoord per e-mail aan