Skandali i ri seksual trondit kishën italiane
http://www.gazetaexpress.com/index.php/artikujt/lexo/15340/C5/C17/
Duke i dhënë fund konspiracionit të heshtjes, 67 ish-studentë të Institutit 
Antonio Provolo për të shurdhër në Veronë kanë nënshkruar deklaratën, në të 
cilën priftërinjtë akuzohen për abuzim seksual, pedofili dhe abuzime tjera, të 
cilat kanë ndodhur nga viti 1950 deri në vitin 1980. Përderisa jo të gjithë 
kanë pranuar se kanë qenë personalisht viktima, 14 prej 67 nënshkruesve 
detajuan abuzimet që kanë përjetuar për vite me radhë. Ata me këtë rast 
përmendën me emër 24 klerikë abuzues. 

Nga Express  më 16.09.2009 në ora 10:53
Ka ndodhur për çdo mbrëmje, thotë mashkulli i shurdhër, nganjëherë në dhomat e 
fjetjes së priftërinjve, nganjëherë në banje e madje edhe në dhomat e rrëfimit.

Kur ishte një djalosh i ri, në Institutin për të shurdhër të drejtuar nga 
kisha, Alessandro Vantini thotë se priftërinjtë e kanë abuzuar deri në atë masë 
sa që nganjëherë ai kishte ndjenjën se ishte i vdekur. Këtë vit ai dhe disa 
dhjetëra ish-studentë tjerë bënë një gjë, e cila është tejet e pazakonshme për 
Italinë: ata dolën publikisht me akuzat se ishin të detyruar të kishin 
marrëdhënie seksuale me priftërinjtë.

Për dekada të tëra, kultura e heshtjes kishte rrethuar abuzimet nga ana e 
priftërinjve në Itali, ku anketat dëshmojnë se kisha konsiderohet si një prej 
institucioneve më të respektuara. Tani, në oborrin e Vatikanit, ngadalë ka 
filluar të lëshojë rrënjë një lëvizje, e cila synon të çrrënjosë dhe të luftojë 
abuzimet nga ana e priftërinjve.

Gjatë hulumtimit të bërë për një vit me radhë, agjencia Associated Press ka 
dokumentuar 73 raste të akuzave për abuzim seksual të të miturve nga ana e 
priftërinjve, të cilat raste kanë ndodhur gjatë dekadës së kaluar në Itali, me 
ç’rast janë identifikuar më shumë se 235 viktima.

Këto shifra në Itali ende janë tejet të vogla, nëse krahasohen me qindra raste 
të këtilla në SHBA dhe Irlandë. Kisha në Itali deri me tani, në emër të 
kompensimit për viktimat, ka paguar vetëm disa qindra mijëra euro, për dallim 
nga 2.6 miliardë dollarë sa i janë paguar viktimave në SHBA dhe 1.1 miliardë 
dollarë viktimave në Irlandë.

Sidoqoftë, bëhet këtu fjalë për një vend, ku raportet për abuzimet seksuale nga 
ana e klerikëve kanë qenë pothuajse të panjohura para një dekade. Megjithatë, 
akuzat e fundit dëshmojnë për një gatishmëri gjithnjë e më të madhe në radhët e 
opinionit publik në Itali-e ngadalë edhe brenda vetë Vatikanit-për t’i hedhur 
shikimin kësaj tragjedie.

Pasojat e abuzimeve nga ana e priftërinjve në Itali mund të jenë mjaft të 
mëdha: me 50.850 priftërinjtë në këtë shtet më 60 milionë banorë, Italia ka më 
shumë priftërinjtë se sa Amerika e Jugut dhe Afrika së bashku. Në SHBA, ku 
Vatikani ka numëruar 44.700 mijë priftërinjtë, që nga viti 1950 për abuzim të 
te miturve janë akuzuar mbi 4 mijë klerikë.

Duke pasur parasysh statusin e kishës në Itali, të paktë janë ata që marrin 
guximin ta kritikojnë atë, përfshirë këtu edhe mediet e pavarura.

“Është kjo një temë e ndaluar. Ky është provincializmi i Italisë”, thotë 
Jacqueline Monica Magi, e cila ka përndjekur disa raste të pedofilisë në Itali, 
para se të bëhej gjykatëse.

Duke i dhënë fund konspiracionit të heshtjes, 67 ish-studentë të Institutit 
Antonio Provolo për të shurdhër në Veronë kanë nënshkruar deklaratën, në të 
cilën priftërinjtë akuzohen për abuzim seksual, pedofili dhe abuzime tjera, të 
cilat kanë ndodhur nga viti 1950 deri në vitin 1980.

Përderisa jo të gjithë kanë pranuar se kanë qenë personalisht viktima, 14 prej 
67 nënshkruesve detajuan abuzimet që kanë përjetuar për vite me radhë. Ata me 
këtë rast përmendën me emër 24 klerikë abuzues.

Edhe Vantini pranoi se ka heshtur për vite me radhë. “Si t’i tregoja babait tim 
se kam pasur seks me një prift? Nuk mund t’u tregoje prindërve, ngase prifti të 
rrihte”, theksoi Vantini.

Ai me këtë rast përmendi emrat e katër klerikëve, të cilët janë ende gjallë, 
por kërkoi që të mos publikohen emrat e tyre.

“Kam vuajtur nga depresioni deri në moshën 30 vjet. Bashkëshortja ime më tha se 
është mirë që jam shprehur, ngase kjo ka larguar një barrë të madhe nga supet e 
mia”, theksoi Vantini i cili në shkollë ka qëndruar nga mosha 6 deri 19 vjet.

Një ish-nxënës tjetër i shkollës, Gianni Bisoli, 60 vjeç, gjithashtu akuzoi 
priftërinjtë për abuzimin e tij, duke theksuar se ata e kanë detyruar të ketë 
seks oral me ta.

Në deklaratën e tij, Bisoli akuzoi edhe peshkopin e ndjerë të Veronës, Giuseppe 
Carraron, duke theksuar se ai e ka abuzuar në pesë raste gjatë kohës sa ka qenë 
nxënës në Provolo, shkollë kjo të cilën e ka ndjekur nga mosha 9 deri 15 vjet.

Peshkopi aktual i Veronës, Giuseppe Zenti, në janar të këtij viti fillimisht 
kishte akuzuar ish-nxënësit për deklarata të rreme. Por, kur njëri nga klerikët 
e akuzuar pranoi se ka pasur seks me nxënësit, Zenti dha urdhër për hetime të 
brendshme. Hetimet zbuluan se ka pasur abuzime, por jo në atë masë sa kanë 
pretenduar ish-nxënësit.

Zenti më pas u kërkoi falje viktimave. “Solidarizohem me viktimat e abuzimeve. 
U kërkoj falje atyre dhe familjeve të tyre”, theksoi Zenti.



      
--~--~---------~--~----~------------~-------~--~----~
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në 
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në 
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në 
http://groups.google.com/group/fjalaebukur
-~----------~----~----~----~------~----~------~--~---

Antwoord per e-mail aan