Nga promovimi i dokumentarit “NJË HOXHË SI KY”
http://www.alb-drejtesia.com/al/news.php?readmore=1132 Me 17.09.2009, në fillim prej ora 22:00, në pallatin e kulturës në Kumanovë, Forumi Rinor Islam, dega në Kumanovë, SH.E.”Vllaznia” dhe Muftinia e qytetit të Kumanovës organizuan promovimin e filmit dokumentar “ NJË HOXHË SI KY” kushtuar dijetarit të Ballkanit, Molla Jakup efendi Asipi. Salla e stërmbushur me besimtar pritnin për çdo moment paraqitjen në skenë të filmit dokumentar kushtuar më të dashurit të tyre, të cilin e mori Allahu në Xhennetet e Tij. Burra, gra e fëmijë qanin e qeshnin duke kujtuar këtë alim të madh i cili dinte se si ta plasojë Islamin në zemrat e mijëra besimtarëve anembanë trojeve shqiptare. Të pranishëm në sallë ishin mbi 1000 besimtar. Nga filmi dokumentar i ideuar nga Eduart Thartori, edhe njëherë na u ngjallën momentet e revolucionit islam i cili lindi në trojet tona në saje të veprimtarisë së palodhshme të hoxhës së nderuar. Islami nuk është vetëm brenda xhamive, ai është sistem jete i cili duhet të jetësohet nga secili njeri në rruzullin tokësor. Islami nuk është prapambeturi, por ai është kërkim dijesh dhe civilizim i botës së mbarë. Islami nuk është vetëm i pleqve, por idenë islame në botë e bartin me mjaft mjeshtëri të rinjtë, ardhmëria e ummetit. Këto mesazhe dhe shumë mesazhe tjera u dhanë nga paraqitja në pah e jetës dhe veprimtarisë së dijetarit të Ballkanit i cili dy dekada me radhë u mundua ta nxjerrë Islamin jashtë dyerve të xhamisë dhe ta shndërrojë në sistem jete për të gjithë besimtarët e këtyre trojeve. Rreth jetës dhe veprimtarisë së tij folën shumë personalitete nga trojet tona, por edhe jashtë Ballkanit. Ai ishte një hoxhë i nivelit botëror që kapërcente të gjitha kufijtë e një njeriu të rëndomtë. Me plot bindje mund të themi se ai ishte paralajmërim i Pejgamberit s.a.v.s. se në çdo njëqind vjet Allahu do të dërgojë ka një ripërtërirës dhe thirrës të suksesshëm në botë. Rreth kësaj, nga dokumentari mësuam një fshehtësi të cilën nuk e kemi ditur asnjëherë. Vet hoxha i nderuar në tribunën e mbajtur në Dardani e përmend këtë fakt. Duke folur për veten dhe babin e tij, ai thekson se babai i tij ka pasur dëshirë që të ketë shumë djem për të punuar në fushë, me qëllim që jetën ekonomike ta kenë më të mirë. Por, Allahu i kishte dhënë vetëm pesë djem. Ndërsa Molla Jakupi, nëntë vite rresht ëndërronte se si të shkoj në studime në Sham për tu bërë hoxhë, por kishte frikë këtë ide t`ia paraqes babait të tij, me qëllim që të mos ia prish dëshirën për të pasur shumë djem që punojnë në fushë. Njëherë i drejtohet babait të tij( i cili ishte duke fjetur), e kap për gishtin e këmbës dhe i thotë se i duhen 500 marka për të shkuar në Austri për të punuar dhe për ta pasur jetën financiare më të mirë. Ndërsa babai i tij i thotë, po pse nuk po shkon në Sham? Dhe në këtë mënyrë hoxha i nderuar niset për në studime për në Sham. Kur pas vdekjes së babait të tij, Allahu e mëshiroftë e kupton një fshehtësi tjetër. Nëna e hoxhës, i thotë atij, se në momentin kur e ka kapur për gishtin e këmbës babain e tij, babait të tij iu është paraqitur në ëndërr Pejgamberi s.a.v.s. dhe i ka thënë:”Pse nuk e le këtë djalë të shkoje në Sham?”. Allahu e mëshiroftë hoxhën dhe familjen e tij, se me të vërtetë, Ai, pra Allahu, na ka nderuar gjithë ummetin islam me prezencën e tyre. Ai ishte i zgjedhur që të mos pushojë për asnjë çast në këtë botë, deri në momentin e fundit kur u nisë për të pushuar shpirti dhe trupi i tij në Xhenet. Varri i tij gjendet tek varrezat e dëshmorëve në fshatin Sllupçan, Allahu e pranoftë shehidllëkun e tij, dhe na takoftë me të në Xhenet.Amin! *Raporton: Hamdi Nuhiju, Kumanovë.* http://www.alb-drejtesia.com/al/news.php?readmore=1132 --~--~---------~--~----~------------~-------~--~----~ Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në Google Groups. Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected] Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në [email protected] Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në http://groups.google.com/group/fjalaebukur -~----------~----~----~----~------~----~------~--~---
