* Shqiptarët e margjinave!!!
Hamdi Nuhiju * Qysh me rënien e hilafetit islam në vitin 1924, shqiptarët kaluan nga një popull faktor në botë, në një popull minoritet në vet truallin e vet. U realizuan shumë komplote dhe kurthe nga ana e fuqive të mëdha ndërkombëtare për të prishur organizmin e shqiptarëve dhe secilën lidhje të tyre me Perandorinë Osmane. Ndërkombëtaret frikësoheshin nga një organizim dhe lidhje e shqiptarëve me Osmanlinjtë për arsye se atëherë shqiptarët do të shtrinin krahët deri në Vjenë. Por, më vonë, pas shkëputjes së kësaj lidhje, shqiptarët nga njerëz krenar që udhëhiqnin me botën, u bënë margjina të sllavëve në Ballkan. Nëse ecë të gjitha trojet etnike, do të shohësh gjashtë kufij të ndryshëm, ndërsa populli është i njëjtë, gjuha është e njëjtë, feja është e njëjtë. Edhe pse shqiptarët u ndanë në shtete të ndryshme në Ballkan, ndërkombëtarët nuk u kënaqën vetëm me këtë ndarje, por vepruan edhe në segmentin tjetër të veprimtarisë përçarëse, duke i ndarë shqiptarët edhe në aspektin e dialekteve, krahinave, e identitetit. Por, masa e gjerë popullore është ajo e cila i përballoi secilës sfidë të paraqitur prej ideologëve që kërkuan ndarjen e popullit tonë. Ajo qëndroi stoikisht në identitetin e vet, kulturën dhe fenë, duke mos i dhënë hapësirë asnjë personaliteti të luaj dhe të bëj copëtime ideologjike tek mendja e shqiptarit të thjeshtë. Duke parë këtë unitet në popullatën tonë, të huajt vepruan në sferën tjetër të veprimtarisë së tyre përçarëse, duke seruar ide dhe propaganda të ndryshme nëpër media përmes filmave serik spanjoll. Në këtë mënyrë prekën në trungun e familjes së pastër shqiptare dhe infektuan me helme të cilat dalë nga dalë po shkatërrojnë tërë shoqërinë tonë. Për t`iu përgjigjur këtyre sfidave ose helmeve, shqiptarët kanë nevojë që të edukohen dhe të pastrohen përmes të njëjtit mjet, pra medieve. Një kompozitor i madh njëherë kishte thënë:" Më lejoni që unë t`ua bëj muzikën një populli, pastaj ju si të duani rregulloni ligjet". Të vërtetën e tha edhe për vet popullin tonë të ndarë e të përvuajtur në Ballkan. Të flasim për shqiptarët në Ballkan, do na duhej që bënim një tezë masteri në këtë drejtim dhe përsëri nuk do të përfundonte ideja jonë rreth asaj se si janë ndarë shqiptarët, përmes çfarë mënyrash dhe në çfarë baza kanë thirrur të huajt trungun tonë. Pasi që ajo çështje nuk është specializim i jonë, ne do të ndalemi shkurtimisht vetëm në Republikën e Maqedonisë. Do përmendim disa faza interesante të cilat të gjithë shqiptarët e Maqedonisë i dinë dhe në një mënyrë apo në tjetrën janë të prekur prej tyre. Kur shqiptarët e Maqedonisë luftonin për shkolla të mesme, për arsim shqip në shkolla të mesme, maqedonasit e Maqedonisë themeluan shtetin e tyre. Kur shqiptarët e Maqedonisë themeluan Universitetin e parë në gjuhën shqipe në Maqedoni, Maqedonia filloi që të anëtarësohet në OKB dhe në të gjitha organizatat ndërkombëtare me peshë. Kur shqiptarët e Maqedonisë luftonin për flamur, maqedonasit bënin luftë diplomatike me Shqipërinë njëqindvjeçare pavarësi. Nëse vazhdojmë listën e shkallëzimeve vetëm për shqiptarët e Maqedonisë, jam i bindur se do e kemi të vështirë ta përfundojmë ne. Zaten këtë listë e ka nisur historia dhe do e përfundojë historia. Por, ajo që na brengosë më shumë, është fakti se në mesin tonë kemi disa pseudo-intelektual të cilët gjithmonë kërkojnë një paralele midis shqiptarëve dhe maqedonasve. Maqedonasit sulmohen në identitetin e tyre nga ana e grekëve, në të njëjtën kohë gjen shqiptar të Maqedonisë të cilët e vendosin në skenë identitetin e shqiptarëve të Maqedonisë, kur e dimë se kjo çështje është mbyllur qysh me rilindjen shqiptare. Këtë rrugë maqedonasit e realizuan përmes mbështetjes së tyre bërthamore, pra përmes Serbisë dhe Rusisë. Ndërsa shqiptarët e Ballkanit frikësohen të pranojnë si bërthamë të tyre Turqinë, edhe pse Turqia edhe financiarisht edhe politikisht po mban gjallë shqiptarët e Ballkanit edhe pas vitit 1924. Rreth këtij konstatimi do të kemi edhe shumë kundërshtime nga ana e disa pseudo-intelektualëve shqiptar nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e diaspora. Por, ata asnjëherë nuk e kanë pasur të qartë luftën e bërë në emër të kombit dhe atë në emër të ideologjisë. Për t`ia qartësuar këtë gjë, do të përmendim disa fakte shumë të shkurtra. Jugosllavia u shpërbë përmes luftërave gjakatare të realizuara nga garnitura serbe. Luftë më e përgjakshme u zhvillua në Bosnje dhe Hercegovinë dhe në Kosovë, ndërsa Maqedonia fitoi pavarësinë e saj pa asnjë pikë gjaku të derdhur. Nëse luftërat në botë bëhen në bazë të kombeve dhe kombësive, atëherë as Maqedonia nuk duhej të ndahej pa luftë, dhe në Bosnje e Hercegovinë nuk duhej të kishte luftë, pasi që boshnjakët prej serbëve i ndan vetëm feja, dhe nuk i ndan gjuha. Në rikthimin e faktorizimit të shqiptarëve në botë,ndihmon shumë edhe politika aktuale e Turqisë e cila përmes investimeve të saja në Ballkan, po mundohet që të rikthejë krenarinë e humbur të shqiptarëve. Turqia është një vend laik, demokratik, i cili rrugëtimin e saj e ka drejtë Unionit Evropian, të njëjtin rrugëtim që e kanë edhe shqiptarët e gadishullit Ballkanik. --~--~---------~--~----~------------~-------~--~----~ Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në Google Groups. Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected] Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në [email protected] Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në http://groups.google.com/group/fjalaebukur -~----------~----~----~----~------~----~------~--~---
