| Kosova nuk figuron si shtet në revistën më tirazhin më të madh të botës arabe |
|
|
Në vend të prognozave për njohje, të prezantohet Kosova jashtë
![Logo Logo]()
Shkruan: Qemajl Morina
Këto
ditë kur disa liderë tanë parashikonin njohje të shpejtë të pavarësisë
së Kosovës, së paku nga katër vende arabe, në mesin e të cilave edhe
Kuvajti, në revistën “Al-Arabi” të muajit shtatorit të këtij vendi, në
një reportazh të ilustruar të botuar për Bosnjën e Hercegovinën, u
botua harta e vendeve të Ballkanit, ku Kosova figuron në kuadër të
Serbisë. Revista në fjalë, është me rëndësi të veçantë, sepse ka
tirazhin prej një milion ekzemplarë dhe konsiderohet revista më e
përhapur dhe më e lexuar në botën arabe. Botuese e saj është Ministria
e Informimit të Kuvajtit. Andaj, paraqitja e Kosovës në kuadër të
shtetit serb, nuk besojmë se është gabim teknik, apo i rastit.
Ky rast si dhe shumë raste tjera duhet t’i alarmojnë institucionet
tona, shtetërore dhe kulturore për një angazhim më të madh dhe prezencë
më të madhe në shtypin dhe mediat arabe. Mos prezencën tonë qoftë në
aspektin informativ apo kulturor po e shfrytëzon diplomacia serbe
nëpërmes përfaqësive të saj diplomatike në atë pjesë të botës, ku ne do
të duhej të kishim aleatët tanë të natyrshëm. Andaj, është koha e
fundit, që Ministria e Punëve të Jashtme në bashkëpunim me
institucionet tjera të hartojnë një plan të përbashkët ku do të
ndaheshin rolet e secilit për një prezantim të denjë të Kosovës, në
aspektin kulturor. Kultura duhet të jetë në shërbim të njohjes së
pavarësisë së Kosovës dhe shtetësisë së saj si dhe një urë bashkëpunimi
në mes popullit tanë dhe popujve tjerë të botës. Shumë herë aty ku nuk
mund të depërtoj politika kultura depërton shumë më lehtë.
Në
Kosovë është bërë shumë pak në shfrytëzimin e mediave të huaja nga
vende të ndryshme të botës, që nëpërmes prezencës s ë tyre në Kosovë
dhe prezantimit të vlerave tona kulturore të jenë në shërbim të lobimit
për pavarësinë e Kosovës. Kjo donë koordinim të punëve të
institucioneve tona dhe marrjen e angazhimeve konkrete. Andaj, në vend
të garës për prognozime të liderëve tanë se cilat shtete do të garojnë
për ta njohur të parat pavarësinë e Kosovës, duhet të punojmë shumë më
tepër për prezantimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare. Përndryshe,
numri i njohjeve do të ngel në numrin 62.
http://bislame.net/web/content/view/302/1/
___________________________________________________________________
And do not follow (blindly) any information of which you have no (direct) knowledge. (Using your faculties of perception and conception, you must verify it for yourself. (In the Court of your Lord,) you will be held accountable for your hearing, sight, and the faculty of reasoning."[17:36]