Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirbërësit!
 
 
Shkallëzimi i njerëzve sipas namazit 
 
Ibnu El Kajimi
(Allahu e mëshiroftë)
 
 
 
Kategoria e parë
 
Kategoria e atij që i bën padrejësi vetes,neglizhenti, është ai i cili nuk 
plotësonabdestin e namazit, kufijtë dheshtyllat e tij.
 
Kategoria e dytë
 
Ai i cili kujdeset për kohën e namazit, për kufijtë, shtyllat e jashtme dhe 
abdestin, por nuk e lufton veten e tij nga vesveset dhe e kalon tërë namazin me 
vesvese dhe mendime.
 
Kategoria e tretë
 
 
Ai që kujdeset për kufijtë dhe shtyllat e namazit dhe e lufton veten e tij në 
parandalimin e veseve dhe mendimeve me një luftë si para armikut të tij, në 
mënyrë që mos ta tolerojë të vjedhë nga namazi i tij. Pra, ky është në namaz 
dhe luftë.
 
Kategoria e katërt
 
Ai i cili kur ngrihet për faljen e namazit, i plotëson të gjitha të drejtat e 
tij, pastaj shtyllat dhe kufijtë e tij dhe i është pushtuar zemra nga ruajtja e 
kufijve dhe shtyllave të namazit, në mënyrë që të mos i ikë asgjë nga ai namaz, 
madje synimi parësor i tij është kryerja e saj në formën e përkryer. Atij i 
është pushtuar zemra nga çështja e namazit dhe adhurimi i Allahut të Lartësuar.
 
Kategoria e pestë
 
 
Është si kategoria paraprake, por shtesë te kjo kategori ështëse ky njeri e ka 
vendosur zemrën e tij para Krijuesit aze ve xhel, duke pasur në konsideratë 
shikimin e Tij. Ai e ka mbushur zemrën e tij me dashuri dhe madhërim të Allahut 
a thua se është duke e parë. Ai që i ka mënjanuar ato vesvese dhe ka larguar 
çdo pengesë mes tij dhe Zotit të tij, dallon nga të tjerët me namazin e tij 
sikurse largësia e qjejve dhe e tokës. Në namazin e tij ky person është i zënë 
me Zotin e tij.
 
Kategoria e parë: Do të dënohet.
E dyta: Do të llogaritet.
E treta: Do t’i falet. 
E katërta: Do të shpërblehet.
E pesta: Do të qëndrojë pranë Allahut tëLartësuar. 
 
Marrë nga www.klubikulturor.com


      
--~--~---------~--~----~------------~-------~--~----~
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në 
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në 
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në 
http://groups.google.com/group/fjalaebukur
-~----------~----~----~----~------~----~------~--~---

Antwoord per e-mail aan