Sulltanizëm i kulluar
Martë, 22 Shtator 2009 16:50
Gjon KEKA
1.
Çështja e futjes së edukatës fetare në shkolla është një ndër
çështjet më të nxehta që ka hapur një diskutim të radhës në shtetin e
mbikëqyrur të Kosovës si një shtet ende i dobët dhe pa kapacitet për të
zhvilluar dhe mbajtur vetveten në këmbë. Kosova nuk është një vend që
ka arritur kulturën e lartë të civilizimit dhe të ngritjes së
zhvillimit ekonomik, si dhe të forcimit të institucioneve të saj në
përgjithësi, gjithashtu Kosova është ende një vend i pasigurt, me një
demokraci të keqkuptuar dhe me një zhvillim të përgjithshëm jostabil
dhe jo të sigurt, që të fusë në sistemin e saj arsimor edukatën fetare.
Ata që kanë nxitur që kjo temë të futej në shkolla në Kosovë janë
ata që e kishin nisur këtë iniciativë të verbër që nga paslufta,
prandaj futja e kësaj lënde në shkolla nuk koincidon me të vërtetën dhe
as me historinë e kombit shqiptar, po ashtu futja e edukatës fetare në
shkollë automatikisht do ta ndërronte kursin e proceseve të sistemit
shtetëror të Kosovës, do e gjunjëzonte sistemin fëmijë të demokracisë
së Kosovës nën petkun e krijimit të një "shteti islamik" që do të
kishte konsekuenca të pariparueshme si për të tashmen e vendit ashtu
edhe për proceset e integrimit në strukturat euroatlantike.
Kosova është një shtet i mbikëqyrur multi-etnik, multi-religjioz dhe
me një vijë së cilës nuk i ka ikur as bashkësia ndërkombëtare duke
ditur historinë dhe realitetin e sotëm në Kosovë të përbërjes së
etniteteve dhe të religjioneve në Kosovë, ajo (bashkësia ndërkombëtare)
jo rastësisht e ka vënë Kosovën si një shtet të mbikëqyrur sekular.
Sepse bashkësia ndërkombëtare ka menduar thellë në këtë drejtim duke
ditur rreziqet që do të sillte futja e religjionit si në Planin final
të emisarit të OKB-së Marti Ahtisaari, ashtu edhe brenda vetë
Kushtetutës në letër të Kosovës. Iniciativa e Naim Tërnavës, disa
"politikanëve" të partive politike (LDD, AKR) dhe të tjerëve jo të
pakët për futjen e edukatës fetare në shkolla, është absurditeti dhe
arroganca më e madhe që i bëhet vetë historisë, kombit, gjeografisë,
orientimit të kombit shqiptar drejt proceseve të bashkimit me familjen
e saj të civilizuar të Unionit Evropian si dhe realiteti në përgjithësi
të shqiptarëve.
2.
Të futësh edukatën fetare në një vend që është i mbërthyer me plot
probleme të pasigurisë dhe rrezikut nga terrorizmi, do të thotë t'i
humbësh vlerën e përpjekjeve të të gjithë atyre që sakrifikuan për
lirinë, demokracinë dhe bashkimin e Kosovës me familjen e saj
evropiane. Hedhja poshtë e këtyre përpjekjeve do të thoshte hedhje
poshtë e tërë proceseve historike të kombit shqiptar dhe kthimi i tij
ka errësira e perandorive -orientale e ideologjisë së fundamentalizmit
islamik ekstrem. Nuk e di a kanë menduar Tërnava dhe të tjerët se
Kosova dhe tërë kombi shqiptar kurrë nuk kanë pasur kulturë të huaj dhe
kurrë nuk kanë futur në shkolla helme orientale, por Tërnava e di, por
i frikohet të vërtetës, se Kosova (Dardania e lashtë ishte e krishtere
dhe se Pali Apostull e kishte sjell Lajmin e Mirë për të gjithë kombin
me dashuri të madhe), pastaj islamizmi në Kosovë dhe në të gjitha
trojet erdhi në mënyrë të dhunshme dhe se kjo këmishë orientale ishte e
huaja, kjo errësirë nuk e ka emrin ndryshe veçse errësira e Perandorisë
Osmane mbi kombin shqiptar që rëndoi mbi shpirtin e këtij kombi mbi 500
e ca vite dhe se tani kjo errësirë të futet brenda sistemit arsimor në
shkolla është arrogancë, cinizëm dhe më së shumti është sulltanizëm i
kulluar.
3.
Futja e edukatës fetare brenda sistemit arsimor në Kosovë do të
thoshte t'ia ngritësh kokën gjarprit helmues dhe të rrezikosh
ardhmërinë e gjithë kombit në proceset e tij zhvillimore, të
demokracisë dhe të integrimit në unionin evropian, sepse duhet të kemi
parasysh një gjë, se futja e kësaj lënde në shkolla do të thoshte
gjithashtu edhe futja e urrejtjes brenda kombit shqiptar, nxitjes së
dhunës dhe ushqimit të celulave edhe më shumë të fundamentalizmit
islamik që ka zënë vend në Kosovë viteve të fundit si dhe ngritja e
kokës së tyre për të krijuar hapësirë veprimi.
Tërnava dhe të tjerët, nuk duhet të mendojnë duke jetuar në Kosovë
të aplikojnë metodat e mendësisë orientale në mentalitetin e kombit
shqiptar, sepse kombi shqiptar nuk jeton në Lindje as nuk ka pasur, as
nuk do të ketë si themel ideologjinë islamike. Por Tërnava dhe të
tjerët, duhet ditur se kombi shqiptar jeton në zemër të qytetërimit
evropian dhe se ky komb gjithmonë ka qenë pjesë e familjes evropiane,
prandaj duhet që ky komb të aspirojë për t'u bashkuar me këtë familje e
jo të braktisë qëllimin e saj madhor (Bashkimin Evropian) duke u
orientuar drejt orientit-islamik.
Tërnava dhe të tjerët, në vend se të mundohen të pastrojnë terrenin
e tyre që kanë brenda nga njerëz të involvuar në terrorizmin islamik
dhe të kërkojnë zhveshjen e këtij petku të huaj, ai dhe të tjerët,
kërkojnë futjen e këtij zjarri brenda shtëpisë së kombit shqiptar, gjë
që e çon kombin në një katastrofë dhe në një vullkan të madh shpërthyes
sa që vështirë se do mund t'i kthehej vetvetes më kombi shqiptar dhe
rajoni në përgjithësi.
Ndërkaq në vend se të kërkohet që në sistemin arsimor të futen
lëndët që përfshijnë edukimin seksual dhe edukimin e zgjeruar shkencor,
pastaj mësim ndaj kulturave të tjera që përfshin studime krahasuese të
kulturave, historisë botërore dhe mitologjisë botërore duke filluar që
nga shkolla fillore e këndej, ai dhe të tjerët kërkojnë të fusin
edukatën fetare që përçanë, diskriminon dhe shkatërron ardhmërinë e
kombit shqiptar në përgjithësi. Kosova si shtet i mbikëqyrur sekular
apo laik, ka për qëllim që të ndërtojë demokracinë e shëndoshë, të ecë
në rrjedhat e kohës së zhvillimit modern, pastaj të qëndrojë neutrale
sa i përket çështjes së religjioneve në vend duke ditur
multi-religjiozitetin dhe multi-etnicitetin brenda saj.
4.
Kosova duhet që t'i trajtojë të gjithë qytetarët e saj pa dallim
feje apo etnie, race etj., në mënyrë të barabartë duke i ikur
preferencave personale siç po shihet gjatë këtyre viteve të fundit se
edhe institucionet e Kosovës kanë filluar t'i shfaqin në sipërfaqe
ndjenjat religjioze -preferencat e tyre personale rreth feve në Kosovë.
Sepse ka raste kur janë kërcënuar të krishterët, disave u janë djegur
shtëpitë, disa organizata fundamentaliste islamike dhe institucionet
kanë heshtur apo më mirë i kanë mbyllur dhe shtrënguar të gjitha mediat
e shkruara dhe elektronike që të mos i trajtojnë këto raste serioze në
shtetin e mbikëqyrur të Kosovës.
Në këtë mënyrë institucionet kanë dalë hapur se kanë preferenca të
fesë islame duke i diskriminuar besimet tjera që ekzistojnë në Kosovë
historikisht, kjo është turp, arrogancë e madhe dhe inferioritet ndaj
realitetit të hidhur në Kosovën e pasluftës dhe të pavarur.
Dhe krejt në fund, Kosova si shtet i mbikëqyrur dhe laik, duhet që
të definojë qartë çështjen e mbrojtjes së të drejtave të njeriut, të
fesë, etniteteve, duke mbrojtur të drejtat e fesë dhe të njeriut në
përgjithësi si gjithë shtetet tjera demokratike laike (Franca, SHBA,
Belgjika etj.), sepse Kosova në këtë mënyrë do ta shuante zjarrin,
urrejtjen dhe do të krijonte paqen me vetveten dhe me të tjerët, si dhe
duke punuar në rritjen e kapacitetit të institucioneve, demokracisë,
barazisë, lirisë dhe shtetit juridik, ajo do të mund të ketë më të
lehët rrugën e procesit të integrimit në strukturat euroatlantike.
Ndërsa e rëndësishme për Kosovën tani është që t'i këputë zinxhirët e
brendshëm të shpirtit të robërisë së Perandorisë Osmane dhe më pastaj
t'i kthehet të vërtetës, lirisë, paqes dhe progresit të përgjithshëm
duke ecur kështu në rrjedhat e proceseve bashkëkohore.
www.infopress-rh.com
___________________________________________________________________
And do not follow (blindly) any information of which you have no (direct)
knowledge. (Using your faculties of perception and conception, you must verify
it for yourself. (In the Court of your Lord,) you will be held accountable for
your hearing, sight, and the faculty of reasoning."[17:36]
__________________________________________________________________
Connect with friends from any web browser - no download required. Try the new
Yahoo! Canada Messenger for the Web BETA at
http://ca.messenger.yahoo.com/webmessengerpromo.php
--~--~---------~--~----~------------~-------~--~----~
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në
http://groups.google.com/group/fjalaebukur
-~----------~----~----~----~------~----~------~--~---