Arabia Saudite me universitet modern
 
Burrështetas të shumtë morrën pjesë në ceremoninë e hapjes së Universitetit të 
Shkencës dhe Teknologjisë "Mbreti Abdullah.

Ceremonia e hapjes së "Universitetit të Shkencës dhe Teknologjisë Mbreti 
Abdullah" në Xhidde u realizua në ditën kombëtare të Arabisë Saudite dhe përveç 
Presidentit turk Abdullah Gyl dhe Princit Andrew, që përfaqësonte Mbretëreshën 
e Britanisë Elizabeta e II, morën pjesë edhe shumë burra të tjerë shteti. 

Mbreti i Arabisë Saudite Abdullah në fjalën e rastin që mbajti në ceremoninë e 
përurimit tha se është e pamundur që shkenca dhe besimi të jenë armiq të 
njëra-tjetrës. 

Me hapjen e Universitetit të Shkencës dhe Teknologjisë Abdullah në Arabinë 
Saudite është realizuar një risi. Për herë të parë në këtë vend vajzat dhe 
djemtë do të studiojnë së bashku në një universitet. 

Femrat brenda kampusit të universitetit do të kenë të drejtë të përdorin 
makinën, megjithëse kjo është e ndaluar për to nëpër rrugët e Arabisë Saudite. 

Universiteti është i pajisur me laboratorë me kompjuterat më të zhvilluar të 
botës dhe në të do të japin leksione 71 profesorë me famë botërore. 

Fondi vjetor për kërkime i universitetit është 10 miliardë dollarë. /TRT/ 
 
www.mesazhi.com
                                          
_________________________________________________________________
Invite your mail contacts to join your friends list with Windows Live Spaces. 
It's easy!
http://spaces.live.com/spacesapi.aspx?wx_action=create&wx_url=/friends.aspx&mkt=en-us
--~--~---------~--~----~------------~-------~--~----~
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në 
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në 
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në 
http://groups.google.com/group/fjalaebukur
-~----------~----~----~----~------~----~------~--~---

Antwoord per e-mail aan