“Prej minareve të xhamive përcillen vetëm thirrje për paqe dhe harmoni”

E SHTUNE, 05 DHJETOR 2009 16:22 EDUKATE FETARE



Xhami në Gjenevë e ndërtuar në vitin 1978
Tiranë, 5 Dhjetor NOA - Popujt muslimanë prej Zvicrës janë mësuar të marrin 
mesazhe të bukura miqësore, kulture njerëzore e ky i sapoardhuri prej këtij 
referendumi bie ndesh me ato perceptime të bukura të krijuara në ndërgjegjen e 
popujve muslimanë prej Zvicrës model.
Kurse referendumi i kohëve të fundit i zhvilluar në Zvicër për moslejimin e 
ndërtimit të minareve në xhami sikur e dobëson, e zbeh, e mjegullon këtë 
traditë e vlerë të shoqërisë zvicerane.
Kështu pohon dr. Ramiz Zekaj, drejtor i Institutit Shqiptar të Mendimit dhe të 
Qytetërimit Islam,
i cili thekson se ky veprim ka lënë shije të hidhur jo vetëm në shqisën e botës 
muslimane, por edhe në qarqet përparimtare të botës jomuslimane.
Më poshtë lexoni letrën e plotë:
Letër e hapur Ambasadorit të Zvicrës në Tiranë


Minare në Stokholm dhe kulla e Kishës Katarina KyrkaI nderuar Z. Ambasador!

Kam nderin dhe kënaqësinë e posaçme që më jepet mundësia me respekt të thellë 
t’ju drejtohem Shkëlqesisë tuaj, t’ju falënderoj për ndihmën tuaj në forcimin e 
marrëdhënieve midis dy vendeve dhe popujve tanë që mrekullisht kanë histori dhe 
lidhje miqësie të hershme.
E ndiej për detyrë dhe kënaqësi t’ju jap pak informacion për Institutin që unë 
drejtoj. Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam, i ndodhur në 
kryeqytetin e Shqipërisë, është themeluar në vitin 1996 me vendim nr. 143 të 
Gjykatës së Tiranës dhe në mbështetje të Kushtetutës Shqiptare. Si institucion 
i pavarur mban lidhje me institucione shtetërore e publike, kërkimore - 
shkencore dhe komunitete fetare pa dallim përkatësie. Objektivi themelor i 
këtij instituti konsiston në hulumtimin e kulturës shqiptare rajonale 
ballkanase e botërore në përgjithësi dhe kulturës islame specifikisht.
Kulturat e veçanërisht ato religjioze ne i konsiderojmë dhe i trajtojmë si ura 
bashkimi mirëkuptimi midis popujve. Në kulturë pasqyrohen tiparet dhe vlerat më 
të spikatura të popujve, ato janë gjuhë e përbashkët komunikimi e 
mbarënjerëzimit.
Shqipëria është vend prodhues edhe i kulturave të tre besimeve dhe model i 
harmonisë e mirëkuptimit ndërfetar. Është shembull kuptimplotë se ekzistenca e 
disa besimeve nuk i përçan e nuk i konflikton, por përkundrazi harmonizon më së 
miri diversitetet në funksion të asaj që është e përbashkët.


Minare e xhamisë në fshatin Vulqan - LibrazhdI nderuar Z. Ambasador!

Lulishtja është më e bukur dhe më e magjishme prej luleve shumëngjyrëshe, me 
lule të së njëjtës ngjyrë lulishtja nuk do e gëzonte këtë bukuri mahnitëse.
Edhe vendi juaj Zvicra si “Le Milien du Monden” si konfederatë “Besëlidhje” që 
nga viti 1848 që jetojnë në harmoni popuj që flasin gjermanisht, frëngjisht, 
italisht rhetoromanisht është vend ku dhe shqiptarët e emigruar prej trojeve të 
tyre kanë gjetur strehë dhe mikpritje. Sot në Zvicer jetojnë rreth 170. 000 
shqiptarë. Aty në Zvicër në parkun William Rapar të Gjenevës ndodhet busti i 
heroit shqiptar Skënderbeut, që me veprën e tij la gjurmë në historinë tonë 
kombëtare por edhe në historinë e Evropës dhe që ju e keni përjetësuar. Aty në 
Zvicër në kodrën e lartë Morcotë artdashësit zviceranë të Luganos vendosën 
trupin e artistit të madh shqiptar Aleksandër Moisiut në vitin 1935.
Në shtator të vitit 1996 në Gjenevë u hap universiteti Popullor Shqiptar 
(Universite’ Populare Albaneze) me 700 nxënës shqiptarë që u bashkuan shumë 
shkollave shqipe në Zvicër ku mësojnë më shumë se 3 100 nxënës shqiptarë.
Në shtetin tuaj në klimën e demokracinë helvetike shqiptarët dhe të gjithë 
popujt e tjerë të ardhur në Zvicër kanë gjetur mikpritjen e vendit dhe popullit 
tuaj, u janë krijuar trajtimi human e kushte optimale jetese sipas parimeve 
themelore të shoqërisë zvicerane; asnjanësia e vazhdueshme, solidariteti dhe 
universialiteti.
Besimtarët muslimanë shqiptarë dhe nga vendet e tjera të botës islame i janë 
mirënjohës shtetit, qeverisë e popullit tuaj për mbështetjen dhe kushtet e 
krijuara për ushtrimin e besimit islam.
Është ndihmesë në ndërtimin e klimës së mirëkuptimit, harmonisë; për ushtrimin 
e riteve të besimit të tyre muslimanëve të Zvicrës iu ofrua salla që shërben si 
faltore dhe që në vazhdim iu mundësua ndërtim i xhamive. Në këto mjedise prej 
klerikëve islamë iu përcillen besimtarëve mesazhet e Zotit që ndihmojnë në 
shëndoshjen e shoqërisë njerëzore në përgjithësi si dhe të asaj zvicerane.


Panoramë nga GjenevaKëto objekte kulti përpos rolit të tyre në formimin 
shpirtëror të muslimanëve kanë shërbyer njëherazi si mjedise tubimesh 
solidariteti, organizime ndihmash, mbajtje kontaktesh me vendet e origjinës. Në 
xhaminë e Willit u organizua mbledhje fondesh financiare në favor të lëvizjes 
për pavarësinë e Kosovës.

Toleranca fetare e shtetit tuaj është shprehje e kulturës së lartë e virtyteve 
dhe vlerave shpirtërore që ju dispononi.
E ndjejmë si domosdoshmëri të theksojmë se referendumi i kohëve të fundit i 
zhvilluar në Zvicër për moslejimin e ndërtimit të minareve në xhami sikur e 
dobëson, e zbeh, e mjegullon këtë traditë e vlerë të shoqërisë zvicerane. Ky 
veprim ka lënë shije të hidhur jo vetëm në shqisën e botës muslimane, por edhe 
në qarqet përparimtare të botës jomuslimane.


Holli i xhamisë në GjenevëPopujt muslimanë prej Zvicrës janë mësuar të marrin 
mesazhe të bukura miqësore, kulture njerëzore e ky i sapoardhuri prej këtij 
referendumi bie ndesh me ato perceptime të bukura të krijuara në ndërgjegjen e 
popujve muslimanë prej Zvicrës model.

Një popull dhe vend me kulturë të lartë e të lashtë gjen kurdoherë forca e 
rrugë për të bërë dhe korrigjime e përmirësime në vendimmarrjet e veta. 
Shpresojmë që edhe në rastin konkret të referendumit. Pa dyshim se ndonjë 
korrigjim i mundshëm do e lartësojë edhe më tej prestigjin e vendit dhe 
popullit zviceran dhe respektin që ju e meritoni.
Prej minareve të xhamive përcillen vetëm mesazhet e Zotit dhe të besimit islam, 
përcillen thirrje për paqe, harmoni, miqësi e mirëkuptim. Shoqëria zvicerane 
nuk mund e nuk duhet të jetë e privuar prej këtyre mesazheve: këto mesazhe 
jehojnë sot në mbarë botën, në Lindje e në Perëndim, në Azi, Afrikë, Evropë, 
Amerikë, Australi e Oqeani.
Shpresojmë se shkëlqesia juaj, me reputacioin dhe autoritetin që gëzoni, do të 
përcillni pranë autoriteteve dhe opinionit të shëndoshë zviceran shpresën dhe 
besimin e muslimanëve shqiptarë për gjetjen e zgjidhjeve që respektojnë të 
drejtat legjitime të muslimanëve të Zvicrës për të disponuar objekte të kultit 
të tyre të kompletuar me minaretë, me simbolin e adhurimit të Zotit dhe të 
përcjelljes së mesazheve të tij.
Ju falënderoj sinqerisht për mirëkuptimin tuaj.
Me konsideratë e respekt,
Drejtori i AIITC
Dr. Ramiz Zekaj
http://www.noa.al/index.php/edukate-fetare/108-edukate-fetare/11739-prej-minareve-te-xhamive-percillen-vetem-thirrje-per-paqe-dhe-harmoni


 
Senad  Maku - Ulqin
Studime Komperative rreth: BIBLES dhe KURANIT
www.bibladhekurani.com



      
--~--~---------~--~----~------------~-------~--~----~
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në 
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në 
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në 
http://groups.google.com/group/fjalaebukur
-~----------~----~----~----~------~----~------~--~---

Antwoord per e-mail aan