XHAMIA



Lavdia i takon Allahut, Atë e falenderojmë, prej
Tij ndihmë dhe falje kërkojmë. Kërkojmë mbrojtjen e Allahut nga të
këqijat e shpirtërave tanë dhe nga të ligat e punëve tona. Atë të cilin
Allahu e udhëzon, s’ka kush që mund ta fusë në humnerë dhe atë që
Allahu e humb, nuk ka kush që mund ta udhëzojë. Dëshmojmë se askush nuk
meriton të adhurohet përveç Allahut, të Vetmit, i Cili nuk ka shok dhe
dëshmojmë se Muhamedi është robi dhe i Dërguar i Tij.



“O ju të cilët keni besuar! Frikësohuni Allahut
me një frikë të vërtetë dhe kurrsesi mos vdisni ndryshe, vetëm se duke
qenë muslimanë.” 
(Ali Imran, 102)




“O ju njerëz! Frikësohuni Zotit tuaj, i Cili ju
ka krijuar prej një veteje dhe ka krijuar nga ajo çiftin e saj, e prej
atyre të dyve u shtuan shumë burra dhe gra. Dhe kini frikë Allahun që
me Emrin e Tij përbetoheni, ruajeni farefisin, sepse Allahu është
Mbikëqyrës mbi ju.” (Nisa, 4-1)




“O ju besimtarë! Frikësohuni Allahut dhe thoni fjalë të drejta. Ai
ua përmirëson juve gjendjet dhe punët tuaja. Ai i cili i bindet Allahut
dhe të Dërguarit të Tij, ai ka arritur një fitore të madhe.” (Ahzab, 70-71)

 

Të nderuar besimtarë!

Xhamia, në kuptimin e thellë islam, është
pozicioni qendror për ta shfaqur adhurimin dhe nënshtrimin e sinqertë
ndaj Krijuesit të Lartësuar. Adhurimi është dashuri dhe përulje, është
nocion që në vete përmbledh çdo gjë, qoftë fjalë apo vepër e dukshme
apo e padukshme, me të cilën kënaqet Allahu. Xhamia, është vend që në
të adhurohet vetëm Allahu i Lartësuar dhe askush tjetër përveç Tij.




وَأَنَّ الْمَسَاجِدَ لِلَّهِ فَلَا تَدْعُوا مَعَ اللَّهِ أَحَداً.





“Dhe (mua më shpallet) se vërtet xhamitë janë të veçantë për të
adhuruar Allahun. E mos adhuroni në to askënd tjetër me Allahun.”
 (Xhin, 18)



Vërtet, ne kemi nevojë t’i referohemi historisë
sonë të lavdishme dhe t’i mësojmë faktorët dhe elementet e suksesit të
udhëheqjes së umetit islam. Kjo udhëheqje, e cila u kurorëzua me
sukses, në cilën shkollë, universitet, institucion, akademi, u
përvetësua? 




E gjithë kjo ishte sukses i një nyje qendrore që
tubonte të gjitha kategoritë e shoqërisë islame, të mëdhenj e të
vogjël, pleq e të rinjë, të varfër e të pasur, robër e zotërinjë,
fshatarë e burra shteti, të gjithë u tubonin pranë njëri-tjetrit,  në
vendin e quajtur XHAMI. Po, po, në xhami, e cila ishte vendburim dhe
kroi i udhëzimit dhe instruksioneve shpirtërore dhe materiale.


 

Muhamedi (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi
të!) punën e parë që e bëri, kur shkoi në Medine, ngriti xhaminë. Ishte
rasti i parë i një bashkimi të fiseve. Xhamia paraqiste themel të parë
të shoqërisë islame. Ajo nuk ishte vetëm faltore, por ishte edhe
shkollë që Muhamedi (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ua
mësonte vet Islamin, ishte edhe parlament, ku shqyrtoheshin çështjet me
rëndësi dhe merreshin vendime.   

 


Të nderuar besimtarë!

Xhamia është djep i idesë dhe planeve për t’i
realizuar synimet shoqëria islame. Ajo barti flamurin e pastrimit
shpirtëror, ngriti moralin, forcoi besimin, shtoi dashurinë dhe
respektin ndaj njëri tjetrit. Prej saj buruan inisiativat e përhapjes
së Islamit, dhe kështu u transformua shoqëria islame dhe bota lulëzoi.
E gjithë kjo u arrit për arsye të një organizimi të mirëfilltë të
udhëhequr nga i dërguari i Allahut  të Lartësuar, Muhamedi (Paqja dhe
bekimi i Allahut qofshin mbi të!) dhe ai i përkrahur nga sahabët. Një
përkujdesje e tillë, arrihet vetëm nga burrat besimtarë, të cilët i
frikësohen vetëm Allahut. 




إِنَّمَا يَعْمُرُ مَسَاجِدَ اللَّهِ مَنْ آمَنَ
بِاللَّهِ وَاليوم الْآخِرِ وَأَقَامَ الصَّلاةَ وَآتَى الزَّكَاةَ وَلَمْ
يَخْشَ إِلَّا اللَّهَ فَعَسَى أُولَئِكَ أَنْ يَكُونُوا مِنَ
الْمُهْتَدِينَ.




 

“E drejtë e përkujdesjes së xhamive të Allahut është vetëm e atij që i
ka besuar Allahut dhe Ditës së Fundit e që e falë namazin, jep zekatin
e nuk i frikësohet askujt përveç Allahut. Të tillët do të jenë të
udhëzuarit (në rrugën e drejtë).” (Teube,18)

Pastaj Allahu i Lartësuar thotë:


فِي بُيُوتٍ أَذِنَ اللَّهُ أَنْ تُرْفَعَ وَيُذْكَرَ
فِيهَا اسْمُهُ يُسَبِّحُ لَهُ فِيهَا بِالْغُدُوِّ وَالْآصَالِ رِجَالٌ
لا تُلْهِيهِمْ تِجَارَةٌ وَلا بَيْعٌ عَنْ ذِكْرِ اللَّهِ وَإِقَامِ
الصَّلاةِ وَإِيتَاءِ الزَّكَاةِ يَخَافُونَ يَوْماً تَتَقَلَّبُ فِيهِ
الْقُلُوبُ وَالْأَبْصَارُ




“(Ajo dritë) Është në shtëpitë (xhamitë) që Allahu lejoi të ngrihen, e
që në to të përmendet emri i Tij, t’i bëhet lutje Atij mëngjes e
mbrëmje. Ata janë njerëz që nuk i pengon as tregëtia e largët e as
shitblerja në vend për ta përmendur Allahun, për ta falur namazin dhe
për ta dhënë zekatin. Ata i frikësohen një dite kur do të tronditen
zemrat dhe shikimet.” (Nur, 36-37)


Të nderuar besimtarë!

Xhamia e Muhamedit (Paqja dhe bekimi i Allahut
qofshin mbi të!) e bëri atë që nuk mundën ta bëjnë universitete e
shumta të botës. Xhamia e tij ishte e hapur për të gjithë, minare e
udhëzimit në sipërfaqen e tokës, qendër mësimi dhe udhëzimi,
universitet i të gjitha shkencave, mjafton mbi të gjitha, ishte qendër
e zbritjes së uahjit-shpalljes. Xhamia prodhoi udhëheqës, prijësa,
trima, komandantë, dijetarë, fukaha, muhaditha, muftinjë, poetë,
thirrësa, mendimtarë etj. Kjo u arrit, për arsye se themelet e saj
ishin të vendosura mbi devotshmërinë dhe kënaqësinë e Allahut të
Lartësuar.


 

 (أَفَمَنْ أَسَّسَ بُنْيَانَهُ عَلَى تَقْوَى مِنَ
اللَّهِ وَرِضْوَانٍ خَيْرٌ أَمْ مَنْ أَسَّسَ بُنْيَانَهُ عَلَى شَفَا
جُرُفٍ هَارٍ فَانْهَارَ بِهِ فِي نَارِ جَهَنَّمَ



 
“A është më i mirë ai që ndërtesën e vet e themeloi në
devotshmëri dhe në kënaqësi të Allahut, apo ai që ndërtesën e vet e
themeloi buzë bregut të shembur e bashkë me të bie në zjarrin e
xhehenemit? Allahu nuk i udhëzon njerëzit zullumqarë.” (Teube, 109)
 
O muslimanë!

Detyra e thirrësave, bijëve dhe rinisë islame
është që të jenë thirrës në rrugën e Allahut të Lartësuar, por
pikënisja e tyre duhet të fillojë nga xhamia, nga ky vend i bereqetit.
Hatibi kur të ngjitet në minber me këshillë të sinqertë ta rikthejë dhe
ripërtërijë besimin e drejtë në zemrat e njerëzve. Imami duke falur
namazin ta kryejë namazin në formën e duhur dhe të kërkuar. Muezini
duke thirrur ezanin ta realizojë thirrjen, duke i ftuar në shpëtim.
Besimtarët duke u përmbajtur udhëzimeve, kështu do t’i kthehet imazhi
xhamisë dhe do të përjetohet lumturia e besimit.

 


Kjo është thirrje për të gjitha nivelet.

I nderuar vëlla, kujto fjalët e Muhamedit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin 
mbi të!) i cili thotë:


" المسجدُ بيتُ كلِّ تقيّ، وتكفّل الله لمن كان المسجد بيتَه بالروح والرحمة 
والجواز على الصراط إلى رضوان الله إلى الجنّة."



 
“Xhamia është shtëpia e çdo të devotshmi. Allahu i ka
garantuar atij që xhaminë e ka shtëpi të veten me shpirt, mëshirë dhe
kalim të siratit drejt kënaqësisë së Allahut dhe xhenetit.”  (Taberaniu)


I nderuar vëlla, me siguri se dëshiron të jesh nën
hijen e Allahut  Ditën e Gjykimit, ndërkohë që Muhamedi (Paqja dhe
bekimi i Allahut qofshin mbi të!) për këtë thotë:




" سبعة يُظلّهم الله في ظلِّه يومَ لا ظلّ إلا ظلُّه." وذكر منهم: " ورجلٌ قلبُه 
معلَّق بالمساجد." 



“Shtatë persona do të hyjnë nën hijen e Allahut, atë ditë që
s’ka hije tjetër pëvreç hijes së Tij. Prej tyre: njeriu që e ka zemrën
të lidhur për xhaminë.” (Buhariu dhe Muslimi)

 
O muslimanë!

Xhamia ishte burim i idesë për transformim
shoqëror dhe kultivim i vlerave të dijes, besimit dhe moralit. Nëse
dëshirojmë ta shijojmë ëmbëlsinë e adhurimit, krenarinë e krijimit,
lumturinë e jetës, qetësinë e shpirtit, mëshirën e Krijuesit  t’i
kthehemi djepit të lindjes, xhamisë. Këtu lind imani, morali, dija,
suksesi dhe fitorja.




Allahu im! Ty të takon falenderimi për çdo gjë që
na ke caktuar dhe na ke dhuruar! Nga Ty kërkojmë falje për të gjitha
mëkatet dhe gabimet dhe vetëm tek Ty pendohemi!


 

Përgatiti: Ulvi FEJZULLAHU
Marre nga xhamia-bujanoc.com
http://www.xhamia-bujanoc.com/sq/index.php?option=com_content&view=article&id=203:xh-a-m-i-a&catid=38:hytbet&Itemid=78



                                          
_________________________________________________________________
Windows Live: Make it easier for your friends to see what you’re up to on 
Facebook.
http://www.microsoft.com/middleeast/windows/windowslive/see-it-in-action/social-network-basics.aspx?ocid=PID23461::T:WLMTAGL:ON:WL:en-xm:SI_SB_2:092009
--~--~---------~--~----~------------~-------~--~----~
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në 
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në 
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në 
http://groups.google.com/group/fjalaebukur
-~----------~----~----~----~------~----~------~--~---

Antwoord per e-mail aan