Zvicra ia ndalon hyrjen një predikuesi Islam
http://www.timesofmalta.com/articles/view/20091212/world-news/swiss-refuse-entry-to-islamic-preacher
 
Autoritetet zvicerane dje vonë parandaluan hyrjen një predikuesi Islam i cili 
kishte për qellim te mbaje një miting kundër ndalimit që Zvicra po i bën në 
ndërtimin e minareve, siç njofton shtypi vendas.
Pierre Vogel, një shtetas gjerman, kishte në plan që të merrte pjese në një 
tubim në kryeqytetin zviceran Bernë këtë pasdite kundër ndalimit të ndërtimit 
të minareve ku Zvicra votoi në një referendum të mbajtur dy jave më parë. 
 
Vogel u përpoq të kaloj në Zvicër me makinë pranë Bazelit rreth orës 22:30 por 
atij i është refuzuar hyrja dhe u detyrua të kthehet ne Gjermani, njoftoi 
gazeta ditore Blick.
 
Agjencia e lajmeve te vendit SDA konfirmoi raportin duke përmendur zëdhënsin e 
autoritetit kufitar Markus Zumbach i cili tha se Vogelit i është ndaluar hyrja 
në vend nga qeveria zvicerane. Zvicra votoi kundër ndërtimit të minareve te 
reja dy jave më parë, një rezultat i papritur i cili  provokoi rëndë të gjithë 
boten muslimane, fqinjët evropian dhe kombet e bashkuara


      

-- 
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në 
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në 
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në 
http://groups.google.com/group/fjalaebukur

Antwoord per e-mail aan