----- Forwarded Message ----
From: sadat m <[email protected]>
To: pena islame <[email protected]>; alb muslim 
<[email protected]>
Sent: Sun, December 13, 2009 1:54:17 AM
Subject: [Penaislame] vazhdon tradita Zh(R)ugoviane

  



http://www.telegrafi.com/?me=t&id=2&a=6632#Scene_1

Presidenti Sejdiu ndriçoi Bredhin e Pavarësisë 
Në Sheshin Skënderbeu në Prishtinë, presidenti Fatmir Sejdiu bëri ndriçimin e 
Bredhit të Pavarësisë, i cili ndriçohet çdo vjet nga presidenti i vendit, në 
këtë shesh, në shenjë të nderimit të festave të fundvitit. 

Me këtë rast, presidenti Sejdiu tha se momenti i ndriçimit të bredhit të 
pavarësisë e ka simbolikën e dritës për të gjithë. 

Ai i vlerësoi zhvillimet e shtetit të Kosovës në vitin që po e lëmë pas, dhe 
tha se Kosova këtë vit e ka pas një vit jashtëzakonisht të mirë të zhvillimeve, 
vit në të cilin dinjitetshëm e ka dëshmuar qëndrueshmërinë e saj si shtet, 
ecjen e saj të suksesshme në anëtarësimin e saj në mekanizmat ndërkombëtar, në 
Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe në Bankën Botërore, në zhvillimin e proceseve 
të rëndësishme demokratike, në ofrimin dhe në ecjen e vizionit të qytetarëve të 
Kosovës në proceset e integrimeve, në një mbështetje të fuqishme me njohjet nga 
63 vende të pavarësisë së Kosovës. 

Gjithashtu, presidenti u shpreh se Kosova ka një gjeneratë të shkëlqyeshme të 
të rinjve të cilët do të marrin përgjegjësitë për të udhëhequr procese të mëdha 
për shtetin e Kosovës, andaj, vijoi presidenti Sejdiu, gëzimi i fëmijëve tanë 
është kthyer falë investimit të madh në luftën për rezistencë, por edhe falë 
mbështetjes së madhe nga miqtë e Kosovës nga Shtetet e Bashkuara dhe nga shumë 
vende të botës demokratike. 

Presidenti Sejdiu bëri thirrje të punohet edhe më shumë, që gëzimi në fytyrat e 
fëmijëve të Kosovës të mos zbehen asnjëherë, dhe që zhvillimi i Kosovës të ecë 
në rrugën e vet më të mirë. /Telegrafi/ 

 

__._,_.___
Reply to sender | Reply to group Messages in this topic (1) 
Recent Activity: 
Visit Your Group Start a New Topic 
MARKETPLACE
Going Green: Your Yahoo! Groups resource for green living

________________________________

Parenting Zone: Find useful resources for a happy, healthy family and home
 
Switch to: Text-Only, Daily Digest • Unsubscribe • Terms of Use
. 

__,_._,___


      

-- 
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në 
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në 
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në 
http://groups.google.com/group/fjalaebukur

Antwoord per e-mail aan