Sinqeriteti dhe robëria e zemrës (1)

Falënderimi i takon Allahut. Atë e falënderojmë dhe prej Tij falje dhe ndihmë 
kërkojmë. Kërkojmë mbrojtje nga Allahu prej të këqijave të vetvetes dhe të 
veprave tona. Kë e udhëzon Allahu, s'ka kush e lajthit dhe kë e largon nga 
rruga e vërtetë, s'ka kush e udhëzon.

Dëshmoj se s'ka hyjni tjetër përveç Allahut, i Cili është Një dhe dëshmoj se 
Muhamedi është rob dhe i Dërguar i Tij.

Të nderuar besimtarë!
Lumturi e plotë për robin besimtar është ai i cili e di, e njeh dhe e dallon 
rrugën për tek Allahu i Lartësuar. Mjerim dhe mjerë për atë që i kalon koha e 
po i mbaron jeta dhe ende zemrën e ka të izoluar nga njohja e drejtë e 
Krijuesit Allah. Mjerë për atë që ende nuk e ka shijuar erën e ihlasit! Atëherë 
shpejto! Mos u vono! Shëroje zemrën, mjekoje, rinovoje atë, bëje të sinqertë! 
Përmirësoje nijetin (qëllimin). Allahu i Lartësuar kërkon prej robërve të Tij 
korrigjimin, ndreqjen, përmirësimin e zemrave.
Është pyetur Dhun-nuni kush janë të ulëtit (qelbanikët)? Ai tha: “Ai i cili nuk 
e njeh rrugën për tek Allahu dhe as që di ta dallojë atë.”1
Rruga për tek Allahu kalohet duke i nënshtruar zemrat në sinqeritet ndaj 
Gjithëdijshmit. Jahja bin Muadhi ka thënë: “Vendet e shkreta(shkretëtirat) të 
dynjasë kalohen me këmbë, ndërsa shkretëtirat e ahiretit tejkalohen me zemra.”2
Në dyert e Mbretërit të mbretërve nuk trokitet me thonj (të gishtërinjve), por 
me rrahjet e zemrave.
I Dërguari i Allahut, Muhamedi paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të, ka 
thënë:
“Me të vërtetë në trup ka një copë mishi, nëse ajo është e mirë, i tërë trupi 
është i mirë, e nëse ajo e keqe, i tërë trupi është i keq. Ajo është zemra”. 3
Nga Ebu Herejra raportohet se i Dërguari i Allahut ka thënë:
“Allahu nuk shikon në format dhe trupat tuaj, por Ai shikon në zemrat tuaja 
(dhe në veprat tuaja).”
 Transmeton Muaviu nga i Dërguari i Allahut, se ku ka thënë:
 “Veprat janë sikurse ena, nëse pjesa e poshtme e saj është e shëndoshë (e 
freskët) gjithashtu edhe pjesa e epërme e saj është e shëndoshë. Por kur 
prishet (shkatrrohet) pjesa e poshtme, edhe pjesa e sipërme prishet.”4
Ebu Hurejra thotë: “Zemra është mbreti, gjymtyrët janë ushtarët e saj, kur 
mbreti është i shëndoshë edhe ushtarët janë të shëndoshë, kur mbreti është i 
prishur edhe ushtarët janë të prishur.”
Ebu Huzejme thotë: “Qëllimi (synimi) për tek Allahu me zemra është me njohje 
burimore prej veprave të dukshme, si: namazi, agjërimi etj..
Ibnul Kajjimi, Allahu e mëshiroftë, thotë: “Ai i cili analizon sheriatin në 
tërësi, mëson se veprat e gjymtyrëve (të jashtme) kanë lidhshmëri të ngushtë me 
veprat e zemrës. Dhe ato nuk kanë dobi pa ato të zemrës dhe njëherazi janë më 
të detyrueshme për robin sesa veprat e jashtme. Besimtari (mumini) prej 
dyftyrëshit (munafikut) dallohen vetëm në atë që kanë në zemër, kjo i dallon.”
Gjithashtu thotë: “Veprat e zemrës janë bazë, kurse ato të gjymtyrëve janë të 
varura dhe plotësuese. Pa dyshim që nijeti është në pozitën e shpirtit dhe 
veprat në pozitën e trupit, kur shpirti largohet vjen vdekja. Atëherë njohja e 
dispozitave të zemrës është më primare (më të rëndësishme) prej atyre të 
jashtme.”
 
Vazhdon 
Përgatiti: Ulvi FEJZULLAHU13.12.2009

 
 
[1]  حلية الأولياء لأبي نعيم » ذُو النُّونِ الْمِصْرِيُّ
[2]  حلية الأولياء لأبي نعيم » ذُو النُّونِ الْمِصْرِيُّ
[3] Transmeton Buhariu.
[4] Sahih, Ibni Maxhe.


Marre nga www.xhamia-bujanoc.com
http://www.xhamia-bujanoc.com/sq/hydbet/38-hytbet/224-sinqeriteti-dhe-roberia-e-zemres-1.html
                                          
_________________________________________________________________
Windows Live: Friends get your Flickr, Yelp, and Digg updates when they e-mail 
you.
http://www.microsoft.com/middleeast/windows/windowslive/see-it-in-action/social-network-basics.aspx?ocid=PID23461::T:WLMTAGL:ON:WL:en-xm:SI_SB_3:092010

-- 
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në 
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në 
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në 
http://groups.google.com/group/fjalaebukur

Antwoord per e-mail aan