Sadakaja e 360 nyjave të trupit

Falënderimi i takon Zotit të botëve, paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi më 
të nderuarin e të Dërguarve, Muhamedin, mbi familjen e tij dhe mbi shokët e tij.

Ai që dëshiron ta japë sadakanë e qindra nyjave të trupit, le të njihet me një 
namaz të çmuar me anën e të cilit mund të fitohen shpërblime të mëdha, pa 
dyshim që është fjala për namazin duha. 
 “Salat duha” do të thotë namazi i paradites. Ky namaz ka edhe një emër tjetër 
dhe quhet “saltul-evabin”, namazi i atyre që kthehen. Pra, falësi i këtij 
namazi kthehet tek Allahu duke e adhuruar Atë, kur një pjesë e njerëzve janë të 
angazhuar, kanë shkëputur vëmendjen nga adhurimi i Allahut.

Atëherë t’i referohemi thënieve të të Dërguarit tonë mbi rëndësinë, madhështinë 
dhe vlerën e këtij namazi.

Sahabiu Ebu Dheri tregon se i Dërguari i Allahut ka thënë: “Për nyjat e 
çdonjërit prej juve, çdo paradreke, kërkohet sadaka; çdo tesbih 
(subhanall-llah, madhështia i takon Allahut) është sadaka; çdo tahmid (elhamdu 
lil-lah, lavdërimi i takon vetëm Allahut) është sadaka; çdo tehlill (La ilahe 
il-lall-llah) është sadaka; urdhërimi në të mirë është sadaka; çrrënjosja e së 
keqes është sadaka. Ajo çka është e mjaftueshme për këto janë falja e dy 
rekateve namaz duha.” (Transmeton Muslimi)

Hadithi tjetër që transmeton Burejde, se i Dërguari i Allahut ka thënë: “Në 
trupin e njeriut ndodhen 360 nyje dhe ai duhet të japë sadaka për çdo nyje." I 
thanë: “Kush mund ta bëjë një gjë të tillë, o i Dërguar i Allahut?” Ai u 
përgjigj:“Këlbazën që e sheh në xhami, e largon, ose ndonjë gjë që e largon nga 
rruga. Nëse nuk mund ta bëjë një gjë të tillë, ai mund t’i falë dy rekate duha, 
që do të jetë e mjaftueshme për të.” (Sahih, transmeton Ebu Davudi dhe Ahmedi)

I Dërguari i Allahut thotë: “O Biri i Ademit! Fali për Mua katër rekate në 
fillimin e ditës dhe do të jenë të mjaftueshme për pjesën tjetër të saj.” 
(Transmeton Tirmidhiu)

Ky namaz është i preferuar, e pëlqyeshme për t’u falur, ndërsa ai që nuk e fal 
nuk bën ndonjë mëkat. Koha e këtij namazi fillon pas lindjes së diellit, kur të 
jetë ngritur një heshtë, deri para namazit të drekës. Besimtari ka mundësinë e 
zgjedhjes, sa rekate dëshiron t’i falë. Mund t’i falë dy rekate, katër, tetë.
Besimtarë dhe besimtare, mos harroni të jepni sadakanë!

 
Përgatiti: Ulvi FEJZULLAHU13.12.2009
Marre nga www.xhamia-bujanoc.com
http://www.xhamia-bujanoc.com/sq/urtesi/47-urtesi/223-sadakaja-e-360-nyjave-te-trupit.html
                                          
_________________________________________________________________
Windows Live: Make it easier for your friends to see what you’re up to on 
Facebook.
http://www.microsoft.com/middleeast/windows/windowslive/see-it-in-action/social-network-basics.aspx?ocid=PID23461::T:WLMTAGL:ON:WL:en-xm:SI_SB_2:092009

-- 
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në 
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në 
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në 
http://groups.google.com/group/fjalaebukur

Antwoord per e-mail aan