Qentë lehin e karvani le te ecë Falënderimi i takon Allahut. Atë e falënderojmë dhe prej Tij falje dhe ndihmë kërkojmë. Kërkojmë mbrojtje nga Allahu prej të këqijave të vetvetes dhe të veprave tona. Kë e udhëzon Allahu, s'ka kush e lajthit dhe kë e largon nga rruga e vërtetë, s'ka kush e udhëzon. Dëshmoj se nuk meriton askush tjetër të adhurohet përveç Allahut, i Cili është Një dhe dëshmoj se Muhamedi alejhi selam është rob dhe i Dërguar i Tij... Dukuria me e keqe ne ditët e sotme është se e vërteta po luftohet nga ata te cilët vetë duhet ta pasojnë, e jo ta luftojnë atë, por fatkeqësisht prej te kqiave te shumta që na kanë kapluar është edhe kjo qe po luftohet e vërteta dhe ata qe qëndrojnë ne te vërtetën, po luftohet drejtësia dhe te drejtit , e mira dhe te mirët fatkeqësisht. Ne ditët e sotme Islami po luftohet nga pabesimtaret me të gjitha armët, qofshin ato armë te ftohta apo te nxehta, Islami sot po luftohet nga te gjitha anët, e njëra nder luftërat e ftohta por nder me te rrezikshmet është lufta mediale qe po i bëhet Islamit, mirëpo prapë ka edhe me keçë e lufta me e keçe është se po luftohet e vërteta nga ata te cilët duhet ta pasojnë atë, po luftohen dijetaret dhe hoxhallarët me të mirë, që çdo gjë e kanë dhanë për te vërtetën, jetën e tyre e kanë bërë Kurban për te vërtetën, për Islamin e pastër, për Islamin e Muhamedit salallahu alejhi we selem dhe shokëve te tij, për Islamin e vërtet qe nuk do te tretet kurrë, sa herë qe vdesin njerëzit e mëdhenj prapë do te lindin te tjerë qe do ta ngrisin lartë e me lartë te vërtetën, andaj sa do që luftohet Islami nga pabesimtarët, sa do qe luftohen dijetaret, hoxhallarët dhe besimtarët qe qëndrojnë ne rrugë te drejt nga vetë muslimant, Islamit vetëm do ti shtohen dijetaret, hoxhallarët dhe besimtarët e drejtë! Kemi mësime te mira nga përvoja jetësore, ehh sa herë dhe ne sa mënyra është luftuar ky Din Vallahi vetëm është ngritë lartë e me lartë, sa e sa herë janë luftuar dijetaret, reformatoret e Islamit Vallahi ata vetëm se kanë bërë reforma edhe me te mëdha, sa e sa herë janë luftuar hoxhallarët tanë të drejtë Vallahi numri i tyre vetëm se është shtuar, e sa e sa herë janë luftuar dhe po luftohen besimtarët e drejtë e Vallahi numri i tyre po rritet dita ditës, e sa e sa herë janë akuzuar dhe poshtëruar ne mënyra te ndryshme organizatat, faqet, TV-t dhe radiot Islame e atyre vetëm i është shtuar suksesi Elhamdulilah. Mos te harrojmë se si janë luftuar, persekutuar dhe keqtrajtuar Sahabet e Resulullahit s.a.v.s dhe prapë kanë bërë durim, sepse kanë qenë ne te vërtetën, kanë jetuar me dhe për të vërtetën, kanë vazhduar rrugën e tyre përkundër gjendjes se mjerueshme, braktisen shtëpiat e tyre, pasurin dhe familjet e tyre vetëm e vetëm ta fitojnë kënaqësinë e Allahut te Lartësuar. E për neve duhet te jetë mësim jeta dhe gjendja e Muhamedit a.s. dhe shokëve te Tij. Ajo çka na duhet ne ditët e sotme është të bëjmë durim, sepse një ditë do te behët mirë, se një ditë do te triumfojmë vetëm të punojmë për të fituar, e mos ta humbim shpresën sepse fatkeqësia me e madhe është humbja e shpresës. Ne ditët e sotme mjerisht është vështirë te punosh e te veprosh për te vërtetën dhe ta mbash Islamin ashtu siç duhet, sepse luftohesh nga te gjitha anët e me e keqja nga vetë muslimant, por neve prapë duhet ta vazhdojmë rrugën qe jemi nisur sepse nëse rruga ne te cilën ecim nuk ka pengesa ,do të thotë se ajo nuk na shpie askund! atëherë ne jemi te vetëdijshëm për sprovat qe i kemi dhe qe do te na vijnë , le te vazhdojmë rrugën përkundër pengesave që i kemi sepse fundi inshAllah do të jetë i ëmbël pasi që e dimë se jemi ne te vërtetën. All-llahu i Lartësuar në Suren Ankebut thotë: "1. Elif, Lamë, Mimë. 2. A menduan njerëzit të thonë: "Ne kemi besuar, e të mos vihen në sprovë?" 3. Ne i sprovuam ata që ishin para tyre, ashtu që All-llahu gjithqysh do t'i dallojë ata që e thanë të vërtetën do t'i dallojë dhe gënjeshtarët. 4. A mos menduan ata që bëjnë vepra të këqija (krime) se do të na shpëtojnë (t'i ikin dënimeve)? Sa i shëmtuar është gjykimi i tyre! 5. E kush shpreson takimin (shpërblimin) e All-llahut, s'ka dyshim se afati i All-llahut do të vijë patjetër, e Ai është dëgjuesi i dijshmi. 6. E kush lufton (përpiqet për të mirë), ai bën luftë për vete, se All-llahu vërtet nuk ka nevojë për askë në tërë botën. 7. Po ata që besuan dhe bënë vepra të mira, Ne me siguri do t'ua shlyejmë të këqijat do t'i shpërblejmë më së miri për atë që vepruan. Andaj vëllezër te dashur dhe motra te ndershme përderisa kemi besuar, përderisa praktikojmë Islamin e vërtet ashtu siç duhet, përderisa mundohemi ta ndihmojmë Dinin e Allahut, ne do te sprovohemi por shpërblimi do te jetë prej Allahut e jo prej atyre qe na luftojnë ditë e natë, vetëm e vetëm pse ne nuk e pasojmë rrugën te cilën ata e kanë asfaltuar dhe qëndisur vetë, e rrugën te cilën ne e pasojmë e ka asfaltuar dhe qëndisur Muhamedi a.s. me terë personalitetin dhe jetën e Tij dhe Elhamdulilah qe nuk kemi nevojë për rrugë tjetër sepse nuk ka rrugë me të drejtë dhe me të mirë se sa rruga ne të cilën qëndruan, punuan, sakrifikuan dhe flijuan çdo gjë Muhamedi paça dhe mëshira e Allahut qofshin mbi te dhe shokët e Tij Allahu i mëshiroftë. Sot është bërë vështirë t'ia tërheqësh vërejtjen te keqit e ti thuash se e ke gabim këtu apo aty, sepse ai te bënë të keq kur merresh me veprat e tij te kqia, por të drejtën e fjalës e kanë të gjithë, e s'do të thotë se çdokush di të flas mirë e saktë, por neve duhet ta ngrisim zërin aty kur nuk është mirë, aty ku luftohet Islami dhe Muslimant, aty ku luftohen dijetaret, hoxhallarët , besimtarët e sinqertë dhe te drejtë. E ndonjëherë duhet edhe te heshtim ndaj njerëzve shpirtligë, te cilët përdorin çdo mjet për të na luftuar por jo trimerin dhe diturin, e ne këso rastesh heshtja është e hidhur, por frytin e ka te ëmbël. Siç thotë një fjalë e urtë popullore intriga dhe hipokrizia lulëzojnë ne vendin ku dominon hipokriti, qëllimi i intrigave te hipokriteve, është ta bëjnë te bukuren te shëmtuar përmes grrithjeve te fjalës infektuese, ata janë si çakajtë, qe posa ta dëgjojnë ulërimën e ujkut, kafshojnë bishtat e njeri tjetrit! Kështu qe Allahu na ruajt nga hipokrizia dhe nga njerëzit hipokrit, nga intrigat, nga fjalët dhe veprat e tyre. All-llahu I Lartëmadhëruar ne Kur’an thotë: Nga ju le të jetë një grup që thërret në atë që është e dobishme, urdhëron për punë të mbara dhe ndalon nga e keqja. Të tillët janë ata të shpëtuarit. E mos u bëni si ata që u ndanë dhe u përçanë pasi u patën zbritur argumentet. Ata do të pësojnë një dënim të madh. ( Ali-Imran 104,105). Pra vëllezër te dashur dhe motra te nderuara mundohuni ne maksimum te urdhëroni ne të mirë dhe të ndaloni nga e keqja, e te tjerët le te ju luftojnë sa te done, te tjerët kurrë mos te ju lenë rehat, ajo me se paku ka rendësi, karvani le te ecë pa u ndalur kurrë e qentë le te lehin sa te donë, te teret le te merren me neve sa te donë e ne nuk kemi kohë te merremi me ta, por ju bëjmë me dije te gjithë atyre qe na luftojnë se Vallahi nuk do te ju zgjas gjithmonë sepse Allahu nuk i duron gjithmonë padrejtësitë, dikur do ju vijë fundi të gjithave pa dyshim. Është madhështi kur njeriu e sheh drejt realitetin dhe është mjerim për ata që nuk duan ta shohin atë! E unë personalisht do të vazhdoj ne maksimum, ta jap kontributin tim aty ku dijë dhe mundem për Dinin e Allahut e ata që me luftojnë mua dhe besimtarët tjerë Allahu le te gjykoj mes tyre, dhe prapë them lehni sa te doni se neve do te mundohemi ta shtyjmë karvanin edhe nëse ndalet, do të bëjmë durim përkundër luftës që na bëjnë të tjerët ne mënyrat e ndryshme te tyre, e ne edhe ne borë edhe ne shi inshAllah me lejen e Allahut Fuqiplotë nuk do të ndalemi, vetëm lusin Allahun që të na ndihmoj dhe te na forcoj ne Dinin e Tij. Allahu ne Kur’an Thotë: O ju që besuat, kine frikë All-llahun me sinqeritet të vërtetë dhe mos vdisni, pos vetëm duke qenë muslimanë (besimtarë)! (Ali-Imran , 102). Lus Allahun e Lartëmadheruar që te na qartësoj gjithmonë të vërtetën që ta pasojmë atë dhe te na qartësoj gjithnjë të pavërtetën që te largohemi dhe ta injorojmë atë, te na bëj prej te sinqertëve dhe te na mundësoj qe fjala e fundit ne ketë dynja te jetë La Ilahe Ilallah Muhamed Resulullah . Lus Allahun e Lartësuar që ashtu siç e bën shiun ta ringjallë tokën, t'i bëjë edhe zemrat tona të ringjallen dhe të forcohen me përkujtimin e Tij dhe Kuranin Famëlartë ta bëjë udhëzim dhe shërues për ne, që së bashku me Kuran dhe Sunet ta udhëheqim dynjanë dhe ta ngremë lart këtë fe. O Allah ata që na mendojnë ndonjë të keqe neve, fes tonë dhe vëllezërve ton bëri ata që ta kurthojnë vetën me duart e tyre. O Allah të lutemi na shto sinqeritetin, diturin dhe veprimin ndaj teje, udhëzoj te gjithë muslimanët ne rrugën e drejt. O Allah ne nga Ti kërkojmë pozitat e shehidave, jetën e të lumturve dhe fitoren kundër armiqve. O Allah përcaktona për udhëheqës tanë ma të mirët nga mesi ynë, dhe mos le që të na udhëheqin më të kqinjët e te prishurit dhe na i bë prijësa ata që ta kanë frikën Ty dhe që neve na mëshirojnë dhe mos na nënshtro për shkak të gjynaheve tona ndaj atyre që Ty nuk të frikësohen e as neve nuk na mëshirojnë. O Allah bashkoj muslimanët me fjalë e vepra, pasuroj te varfëritë e muslimanëve dhe drejtoj te humburit e tyre si dhe shëroj te sëmurit e tyre. O Allahu ynë na bëjë prej besimtarëve te drejt dhe të sinqertë. O Allahu ynë na mbroj nga zemra që s’të ka frikë, syri që s’loton, veshi që s’dëgjon dhe shpirti që nuk ngopet AMIN. Eselamu Alejkum! Përgaditi për ju: Berat Shatri, Skenderaj wWw.Pendohu.info & wWw.Radio-Pendimi.Com Studio 7 Prishtinë . _________________________________________________________________ Got more than one Hotmail account? Save time by linking them together http://clk.atdmt.com/UKM/go/186394591/direct/01/ -- Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në Google Groups. Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected] Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në [email protected] Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në http://groups.google.com/group/fjalaebukur
