Vlera e Shegës ne Islam
Në fakt shega është një frutë i cili së bashku me ullirin; rrushin; fikun dhe
hurmat janë ndër pemët e para të kultivuara në historinë e njerëzimit.
Shkencëtarët mendojnë se pema e vogël e shegës me qëllim u mbjell së pari në
Turqi dhe pjesët veriore të Iranit. Por ajo rritet edhe në Kaukasus (Armeni,
Aserbejxhan) Taxhikistan: Turkmenistan; Afganistan; Pakistan etj. Pastaj në
vendet mesdhetare Spanjë dhe në lindjen e afërme sikur në Palestinë; Egjipt;
Marok; Tunizi etj.
Shega arabisht quhet Rumman; latinisht quhet Punica granatum. Është një pemë e
vogël gjetherënëse, frytet e së cilës kanë një lëng të ëmbël dhe me aromë të
veçantë. Lloji më i mirë i shegës është ajo më e lëngshme dhe me ngjyrë të kuqe
të fortë dhe me lëkurë të hollë. Rritet deri në 5 Metra lartësi dhe gjerësi
deri në 3 Metra, jeton me qindra vite.
Shegat nuk janë vetëm të shëndetshme por edhe me veti simbolike!
Domethënia simbolike
Shega përmendet në tre vende në Kur'an, dy herë sikur dhurata nga Allahu i
Madheruar:
" Ai është që lëshoi nga lartë shiun e me të nxori bimën e çdo sendi dhe prej
bimës gjelbërim dhe prej tij (prej gjelbërimit) kokrra të dendura në kallinj. E
nga hurmet, nga sythat e tyre kalaveshë të afërt (për t'i vjelë). Edhe kopshte
me hardhi, ullinj e shegë të ngjashme (në dukje) e të llojllojshme (në shije).
Shikoni pra frutat e tyre kur i formojnë dhe kur piqen (të gjitha këto nga
shiu). Edhe në këto ka fakte për njerëzit që besojnë." (Kur'an, 6:99)
"Ai (All-llahu) është që krijoi kopshte (bimët e të cilave) të ngritura lart
(në shtylla) dhe të rrafshëta (të shtrira në tokë), edhe hurmet dhe drithërat
me frute (shije) të ndryshme; (krijoi) ullinjtë dhe shegët e ngjashme (nga
forma) e jo të ngjashme (nga shija). Hani frutat e tyre kur të piqen dhe ditën
e korrjes (të vjeljes) së frutave jepeni atë pjesë që është obligim (të
varfërve e nevojtarëve) dhe (hani-jepni) mos teproni, pse Ai nuk i do
shkapërderdhësit." (Kur'an, 6:141)
" Aty, në ata të dy, ka hurma dhe shegë" (Kur'an, 55:68)... (Kur'an përkthimi i
Sherif Ahmetit )
Ndoshta edhe nga ky fakt se përmendet tre herë në Kur'an thuhet se ngrënia e
vetëm tri shegëve brenda një viti mund të pengojë konjuktivitisin atë vit.
All-llahu xh.sh. e di më së miri.
Profeti Muhamedi (a.s.) ka propozuar ngrënien e Shegëve për ta pastruar trupin
nga xhelozia dhe inati.
Ebu Nu'ajmi r.a. e transmeton hadithin të cilin e ka dëgjuar nga Enesi r.a. se
e kanë pyetur Pejgamberin s.a.v.s. për shegën dhe ai është përgjigjur:
" Nuk ka asnjë lloj shege e në të, të mos ketë fara nga shegat e Xhenetit".
Në një hadith tjetër thuhet:
"Asnjë shegë nuk piqet, e të mos ujitet madje me një pikë uji nga Xhenneti".
Në një tjetër thuhet:
"Çdokush që han shegë, zemra e tij do të dridhet dhe shejtani do të ikë prej
tij".
Aliu r.a. transmeton se Pejgamberi s.a.v.s.ka thënë:
"Kushdo që han shegë, në zemrën e tij shkëlqen drita e All-llahut".
Në fenë katolike farat e shegëve simbolizonin individët me fenë e njëjtë, të
bashkuar në një bashkësi. Disa komente nga Bibla thonë se pema me të cilën u
mashtrua dhe ngrëni Hava në Xhennet dhe pastaj u dëbua nga Xhenneti; ishte
shega. Fruti luan një rol të rëndësishëm edhe në fenë Jehude. Këta mendojnë se
në shegë janë gjithsej 613 fara, aq janë edhe numri i urdhrave në Dhiatën e
Vjetër. Në Budhismus shega është njëra prej tre frutave të bekuara - së bashku
me pjeshkën dhe limonin. Ka edhe të dhëna të shumta tjera, por ne po përmendim
vetëm këto.
Përdorimi në shëndetësi
Shega e pjekur është e nxehtë dhe e lagësht, i ndihmon fytit, mushkërive dhe
bronkeve, vepron si lehtësues dhe qetësues i kollës dhe është i mirë për
vrerin. Vepron si laksativ i lehtë, pengon kalbëzimin në lukth dhe është më e
fuqishmja në mesin e kategorive të ngjashme të ushqimit si burim me vlera të
shumta të substancave për tërë trupin. Shega tretet në lukth dhe thithet shpejt
për shkak të temperamentit të saj të jashtë zakonshëm dhe të lehtë, e nxeh
lukthin ngadalë, i nxjerr jashtë gazrat e lukthit dhe e rrit sasinë e spermës,
megjithatë shega nuk duhet të hahet kur njeriu ka temperaturë. Lëngu i shegës
shuan etjen, rrit oreksin dhe i jep freski mendimit të njeriut për shkak të
efektit pozitiv në sistemin nervor. Gjithashtu përdoret me sukses për heqjen e
njollave dhe rrudhave të fytyrës.
Shega sot festohet sikur një frutë superior. Studimet e shumta kanë ardh në
përfundim se lëngu i Shegës ka tre herë nivelin më të lartë të antioxidantëve
se të rrushit të zi, çajit jeshil dhe se vena e kuqe. Përmban një sasi të lartë
të përbërësve bioaktivë, flavonoide; anthocyane, thartirën phenol; polyphenole;
të cilat kanë shumë rëndësi në rregullimin, ripërtrirjen dhe zhvillimin e
qelizave. Është edhe shumë e pasur me kalium, potas,hekur dhe Vitaminat A,C dhe
E. Në lëvozhgën e shegës ndodhet një substancë tkurrëse që quhet Tanin e cila e
shëron barkun. Gjatë studimeve më të reja janë ofruar të dhëna të reja se në
lëngun e Shegës janë gjetur dobi të papritura deri më tash. E sidomos bën dobi
te sëmundjet Kardiovaskulare - të zemrës, kanceri dhe artriti. Në veçanti janë
Polyphenolet të cilat veprojnë si antioxidues, antinfektiv dhe antikarcinogjen
dhe me anë të tyre arrihet mbrojtje kundër sëmundjeve të ndryshme. Gjatë
përdorimit të shegës ose lëngut të shegës aktivizohen fuqitë autoimunitare të
shërimit gjatë: infeksioneve, te kolesterolit të lartë në gjak, te shtypja e
lartë e gjakut, te kanceri dhe te sëmundjet nervore .
Përbërësit që gjinden në shegë veprojnë në një mënyrë specifike në qelizat dhe
organet e ndryshme. Disa qeliza ngadalësohen ose edhe eliminohen gjatë procesit
të tyre,kurse te disa të tjera ndihmon të ripërtërihen dhe të mbrohen nga
ndikimet negative. Por fundi i fundit Krijuesi, All-llahu I Madhërishëm që
krijoi çdo gjë e krijoi edhe këtë pemë me shumë të mira dhe për të mirën tonë.
Në studimet që vijuan në Qendrën e Zbulimeve në Haifa është zbuluar se lëngu i
shegës zbërthen kolesterinën gati përgjysmë dhe kështu zvogëlon nivelin e
kolesterinës së dëmshme ( kolesterina që i ngushton arteriet). Provat që janë
bërë te minjtë vërtetuan se lëngu i shegëve ka zvogëluar në masë të madhe
gëlqerëzimin e arterieve. Në gazetën e Shkollës të Kardiologëve është shkruar
mbi studimet e ndikimit të lëngut të shegëve te pacientët me sëmundje ishemike
të zemrës. 45 Persona testues kanë pirë mbi tre muaj përafërsisht 240 mililitër
lëng të shegëve ose kanë marrë placebo. Gjatë matjes së qarkullimit të gjakut
para dhe gjatë mundimeve fizike është vërtetuar se grupi që ka pirë lëngun e
shegës kanë pas qarkullim më të lartë dhe efikas të gjakut. Dhe ashtu u
vërtetua se një gotë e lëngut të shegëve në ditë e ndihmon dhe përshpejton
qarkullimin e gjakut për një të tretën.
Numri i vdekjeve te të sëmurët me Diabetes Typ 2 është nga shkaku i
gëlqerëzimit të arterieve. Nga studimet vjen deri te shpresa se lëngu i shegës
te këta të sëmurë jep rezultate shumë të mira. Në të gjitha lëngjet sheqeri
gjendet i lirë dhe në formë të dëmshme. Te lëngu i shegës këto sheqerna janë me
një formë të veçuar të lidhura me antioxiduesit, dhe në atë mënyrë ndalohet
sheqeri nga gëlqerëzimi në arterie.
Shumë hetime të publikuara për eksperimente të kryera deri më tash në shtazë,
por edhe te njerëzit dhe edhe nga të dhënat klinike të vërtetuara, shega
ndihmon te: arterioskleroza; tensioni i lartë i gjakut; sëmundjet e lukthit;
infeksionet bakteriale; infeksionet virale ( HIV-1 );kanceri i gjinjve; kanceri
në prostatë; kanceri në zorrë; kanceri në lëkurë; kanceri në mushkëri; diabetes
mellitus dhe osteoporoza.
Gjatë studimeve është vërtetuar se brendësia e arterieve të qafës të trashura
te arterioskleroza, pas përdorimit njëvjeçar të shegës është zvogëluar për 30%,
kurse te grupi që nuk kanë përdorur është rritur për 9%.
Te shtypja e lartë e gjakut pas përdorimit njëvjeçar të shegës 21 % ka qenë
shtypja më e ulët.
Përdorimi i ekstrakteve të shegës ndihmon edhe te sëmundjet koronare e krijuar
nga stresi i lartë. Këtu është vërejtur gjatë studimeve vetëm pas tre muajve të
përdorimit 17% qarkullim më i mirë i gjakut në muskulin e zemrës. Kurse numri i
rasteve të Angina Pectoris është zvogëluar për 50 %.
Gjithashtu është vërtetuar se qelizat kancerogjene te kanceret e ndryshme,
rriten shumë më ngadalë gjatë përdorimit të shegëve.
Duke e parë se ditëve të fundit sëmundjet e atilla kanë marrë përmasa të mëdha
neve duhet të vetëdijesohemi dhe të kemi veten parasysh dhe të jemi syhapur që
të ruajmë shëndetin tonë e cila gjë sot ka nevojë shumë më të madhe se gati çdo
gjë. Natyrisht se ai që i përmbahet urdhrave të All-llahut nuk humb asnjëherë
pasi se jeta e kësaj bote është e shkurtër kurse ne kemi edhe ahiretin; por
edhe preventiva luan një rol të rëndësishëm në arritjen e shëndetit. Dihet se
çdo gjë është në duar të All-llahut subhanehu ve Te A'ela dhe Ai është Sunduesi
dhe ne jemi të mbështetur vetëm te Ai. Në një rrëfim thuhet: Thotë I
Lartëmadhëruari: "Nëse nuk pendohen Unë jam Mjeku i tyre ( I sprovoj ata që t'i
largoj nga gjynahet dhe me anë të sëmundjeve të pastrohen)"
Për fund lus All-llahun e Madheruar të më fal gabimet që i kam bërë gjatë
përthimit dhe përgatitjes së materialit. Nëse e kam qëlluar e falënderoj pa
masë se është e mirë e Tij dhe qëllimi final është vetëm arritja e kënaqësisë
së Tij për në të dy botërat dhe lus të Lartëmadhëruarin që ta pranojë.
Përktheu dhe përshtati nga gjuha gjermane: Suzana Hasani
__________________
" Dhe nuk jemi të obliguar për tjetër, përveçse t’ju kumtojmë ashtu qartë. ".
(Kur'an: Sure Jasin 36:17)
_________________________________________________________________
Keep your friends updated—even when you’re not signed in.
http://www.microsoft.com/middleeast/windows/windowslive/see-it-in-action/social-network-basics.aspx?ocid=PID23461::T:WLMTAGL:ON:WL:en-xm:SI_SB_5:092010
--
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në
http://groups.google.com/group/fjalaebukur