Nje shikim mbi natyren e melekëve (engjujve)

Meleket jan krijuar qe ta rrespektojn Zotin,ata nuk kan mundesi te 
kundershtojne ”…nuk kundershtojne Allahun per asgje qe ai urdheron dhe punojnë 
ate qe jan te urdheruar”.(Et-tahrim:6)
Natyra e melekeve apo engjujve eshte e tillë qe ata gjithnje I nenshtrohen 
urdherave te Allahut dhe kjo nuk u shpenzon kurfar kundi ,sepse ata nuk kan 
kurrfar pasioni.

Pozita e melekeve(engjujve) 
- Veqoria e me bukur me te cilen pershkruhen meleket eshte se ata jan rober te 
Allahut ,rober te fisnikeruar. Me pare kemi permendur se pretendimi I 
politeisteve kinse meleket jan “bijat e zotit” eshte pretendim I kote ,nuk ka 
kurfar korrektesie dhe Allahu I pergenjeshtroi ata qe supozuan nje gje te tillë 
dhe ne te njejten kohe sqaroi realitetin dhe poziten e melekeve(engjujve)ne 
shumë kuranore: 
21:26. E ata thanë: "I Gjithëmëshirshmi ka fëmijë!" Larg saj qoftë madhëria e 
Tij! Ja, ata janë robër të ndershëm!
21:27. Që nuk flasin para Tij, ata veprojnë me urdhrin e Tij.
21:28. Ai (All-llahu) e di çka vepruan më parë dhe çka do të veprojnë, dhe ata 
nuk përpiqen të ndihmojnë pos për atë me të cilin është i kënaqur Ai, e ata nga 
frika prej tij janë të kujdesshëm. 
21:29. Ndërsa, kush thotë prej tyre se unë jam zot pos Tij, ndëshkimi për të 
është xhehennemi. Kështu i ndëshkojmë Ne zullumqarët.

Cilesit fizionomike dhe ajo qe ka te bej me to

[I]Materja nga e cila u krijuan dhe koha e krijimit te tyre[/i]

Meleket u krijuan nga drita ,kete e deshmon edhe hadithi(thenja)e profetit 
Muhamed a.s te cilin e transmeton Ajshja(gruaja e tij) nga babai I saj ,se ka 
thene se :”Meleket u krijuan nga drita ,xhinet u krijuan nga flaka e zjarrit 
,kurse Ademi (Adami) u krijua nga ajo qe u eshte pershkruar (dheu).”nje thenje 
tjeter thotë: “Meleket u krijuan nga drita e fuqis,ndersa iblisi 
(djalli/shejtani)nga zjarri I fuqis” 
Shikimi I melekeve(engjujve)
Pasi qe meleket jan trupa te krijuar nga drita e fort ,njeriu nuk ka mundesi ti 
shof ata ,posaqerisht kur dihet se Allahu nuk I dha mundesi shikimit tone qe ti 
shoh ata. Asnje njeri ne botë nuk I ka pa meleket(engjujt) ne formen e tyre te 
vertet perveq Muhamedit a.s, I cili e pa Xhibrilin (gabrielin) dy herëne formen 
e tij te vertetë.Ndersa ne baze te disa argumenteve tjera thuhet se njerzit 
mund ti shohin meleket.kur ata personifikohen ne pamje te njeriut.

Madhesia e krijimit te tyre 

Allahu I madherishem per meleket te cilet jan kujdestar te Xhehnemit ka thene 
ne kuran:
66:6. O ju që besuat, ruajeni veten dhe familjen tuaj prej një zjarri, lëndë 
djegëse e të cilit janë njerëzit dhe gurët. Atë (zjarrin) e mbikëqyrin engjëjt 
e rreptë e të ashpër që nuk e kundërshtojnë All-llahun për asgjë që Ai i 
urdhëron dhe punojnë atë që janë të urdhëruar. 
Madhesia e krijimit te Xhibrilit
Imam ahmedi nje sahabi (shok I Muhamedit) transmeton se profeti Muhamed a.s e 
ka pare Xhibrilin(Gabrielin) ne formen e tij,e ai kishte gjashtëqind 
flatra,qdonjera prej tyre kishte mbuluar horizontin…nje transmetim tjeter nga 
Ebu Dawudi se Muhamedi a.s ka thenë “Me eshet lejuar mu ate flas per nje nga 
meleket e Allahut bartes te Arshit,ai eshte aq u madh saqe largesia mes veshit 
dhe supeve te tij eshte sa udhetimi 700 vjetë..

Krahet e melekeve(engjujve)

Meleket kan krah ,sikurse na lajmron Allahu ne kuran: 35:1. Falënderimi i qoftë 
All-llahut, Krijuesit të qiejve e tokës, Sajuesit të engjëjve me nga dy palë, 
tri palë e katër palë krahë, ndërmjetësues (midis Tij dhe pejgamberëve). Ai 
shton në krijim atë që do, vërtet All-llahu ka fuqi për çdo send. Bukuria e 
melekeve(engjujve) 
Bukuria e melekeve(engjujve) eshte aq e bukur saqe nuk mund te 
pershkruhetr,edhe nder njerez traditë qe kur bejne krahasim per ndonje qeshtje 
te bukur thonë:ky eshte I bukur si melekë(engjull) pra e pergjasojnë bukurin e 
njeriut me bukurin e (engjujve) .Allahu ne kuran lidhur me Xhibrilin thotë: 
53:5. Atë ia mësoi Ai, fuqiforti, (Xhibrili)
53:6. Që ka mendje precize dhe që u përqëndrua në formën e vet (reale). 
Ibn Abazi e komenton kete ajet kuranorë,tha: “…që u përqëndrua në formën e vet” 
d.m.th. me pamje te bukur”,kurse katadaja thotë:”Me trup te gjatë e te bukur”..
1. Veçoritë e engjëjve.

Të krijuar prej drite, në natyrën e tyre duket se drita është bazë. 
Engjëlloritet do të thotë mision profetik (këshillues, paralajmërues), 
përfaqësim, kujdestari, vëzhgim, dorëzanësí, roje mbi një punë dhe miratim i 
saj, zbritje prej një lartësie, etj. Në kuptimin absolut të fjalës, engjëjt 
janë grupi i përfaqësuesve shumë të shenjtë hyjnorë që krijon lidhje midis 
botës së madhe (hyjnore) dhe botës së vogël (materiale), që kryen detyra 
përfaqësimi, që sjell lajme, që na e përkëdhel dhe na e formëson zemrën 
(ndjesitë), etj. Me fytyrën të orientuar kah bota tjetër dhe të ngarkuar më 
shumë me detyra të botës tjetër, engjëjt vëzhgojnë dhe duartrokasin 
veprimtarinë e Zotit në të dy botët.

Engjëjt nuk i përkasin vetëm botës tjetër; ata kanë edhe trupa prej drite të 
posaçëm për vete, por që janë prej drite dhe të tejdukshëm. Prandaj, cilësia e 
tyre përshkuese e vepruese është tejet e shpejtë dhe e përsosur. Ata zënë vend 
brenda ninëzës së syrit, i japin mundësi të shohë dhe i tregojnë gjëra të 
bukura. Ata hyjnë në zemrën e profetëve dhe njerëzve të urtë me kuptime të 
veçanta dhe, në botën e bimëve dhe kafshëve, me kuptime të veçanta. Frymëzimet 
që lindin në zemër, janë, në përgjithësi, drejtpërdrejt nga Zoti, disa herë, 
edhe nëpërmjet engjëjve.

Engjëjt "nuk i kundërshtojnë urdhrat e Allahut; ata bëjnë ashtu siç urdhërohen" 
(Tahrim, 66:6). Kjo është një cilësi dhe një status i posaçëm për engjëjt. 
Njeriu kurrë nuk mund të bëhet si engjëjt. Në qëndrimin e tij duken 
ngjitje-zbritje dhe zigzage të vazhdueshme. Ndërkaq, njeriu, siç mund të fitojë 
një cilësi engjëllore, mbiengjëllore, edhe mund të bjerë nën nivelin e 
krijesave të paarsyeshme e të pavetëdijshme. Kurse pozita e engjëjve është e 
fiksuar. Meqë janë të krijuar prej drite, tek ta kurrë dhe në asnjë mënyrë nuk 
shfaqet kundërshtim dhe revoltë siç ndodh me njerëzit dhe xhindet. Engjëjt nuk 
kanë seks. Engjëjt nuk i kanë ndjenjat e këqija të zemërimit, furisë, 
urrejtjes, zilisë, smirës, etj. Gjithashtu, te ata nuk vihen re të metat që 
vihen re te njerëzit dhe xhindet. Ata janë të pafajshëm (inocentë) dhe të 
mbrojtur nga gabimet, të metat, fajet dhe mëkatet.

Engjëjt nuk hanë, nuk pinë, nuk uriten, nuk eten, nuk lodhen. Ata nuk i njohin 
këto ndijime. Ata nuk marrin shpërblim për punë, por në çdo urdhër të kryer në 
emër të Zotit ndjejnë një ëndje të hollë dhe një shije të këndshme. Megjithëse 
s'kanë kualifikim dhe grada, begatohen sipas gradës së adhurimeve që i bëjnë 
Zotit. Ashtu siç ushqehen njerëzit me ujë, ajër, dritë dhe ushqime të ndryshme, 
ashtu dhe engjëjt mbahen, ushqehen me adhurimet, afërsinë dhe dashurinë ndaj 
Zotit. Erërat e mira, aromat e këndshme e parfumore janë një lloj ushqimi për 
ta. Atyre u pëlqejnë aromat e këndshme dhe ndjejnë kënaqësi prej tyre. Me këtë 
rast le të kujtojmë se edhe i dërguari i Allahut, profeti Muhammed (s.a.s.) që 
e përfaqësonte natyrën e pastër në nivelin më të lartë, kënaqej nga erërat e 
mira, parfumore, dhe lyhej me to.

Engjëjt e kuptojnë më mirë se njerëzit individualitetin e lartë të Zotit dhe i 
njohin më mirë se ata emrat dhe atributet e Zotit. Por Zoti e ka krijuar 
njeriun më të përsosur se engjëjt si pasqyrë përgjithësuese të emrave dhe 
atributeve hyjnore, si botë ndjesore dhe jetë meditative.

Ne i njohim disa engjëj nga emrat dhe punët që bëjnë. Informacionin për ta e 
marrim edhe nga Kur'ani, edhe nga hadithet, porositë profetike. Kurse disa 
engjëj i njohim vetëm nga lloji i detyrës që kryejnë dhe nga titulli që u është 
dhënë të gjithëve bashkë. Por meqë rreth kësaj çështjeje për ta nuk ka ndonjë 
rrëfim, ne nuk njohim hollësi për emrat dhe zakonet e tyre.

Ne i njohim katër engjëjt e mëdhenj, Xhebrailin (a.s.), Mikailin (a.s.), 
Israfilin (a.s.) dhe Azrailin (a.s.), por nuk i njohim tetë engjëjt bartës të 
Arshit.

Veç katër engjëjve të mëdhenj njohim edhe engjëjt kerubinë, engjëjt 
muhejminë[6], vëzhguesin e xhennetit, Ridvanin, dhe rojen e xhehennemit, 
Malikun.

Njohim edhe "engjëjt shkrues" që interesohen për gjendjen e fetusit njerëzor, 
që shënojnë fjalët dhe sjelljet e çdo njeriu. Nga ana tjetër, siç thuhet në 
hadithet, porositë profetike, çdo besimtar ka 360 engjëj që e mbrojnë. Këta 
mbrojnë veçanërisht fëmijët dhe pleqtë. Ka engjëj që i tregojnë njeriut të 
mirën dhe dobinë, që luten dhe bëjnë pendesë për besimtarin, që i frikësojnë 
mohuesit dhe u fusin lëkundje në shpirt, ka engjëj që ndjekin kuvendet ku bëhet 
adhurim, ziqër dhe ku diskutohen çështje diturore të fesë, engjëj që ndërrojnë 
detyrë në namazet e mëngjezit dhe pasdites, që sodisin lutjet e të premteve, që 
dëgjojnë Kur'an dhe që krijojnë atmosferë qetësie dhe paqeje në këto mjedise.

Ka engjëj që falin namaz dhe marrin pjesë në lutje dhe adhurime të tjera.

Engjëjt Munkir dhe Nekir i shkojnë të vdekurit në varr dhe e marrin në pyetje.

Gjatë miraxhit, Profeti ka parë engjëj të mbetur qysh nga dita e krijimit, para 
madhështisë së Zotit, dikush në ruku, dikush në sexhde e dikush në këmbë.

Veç këtyre, ka, ndoshta, sa numri i molekulave në gjithësi, engjëj që vëzhgojnë 
lëvizjet e grimcave, rënien e shiut, rënien e meteorëve, lëvizjen e tokës, 
yjeve, sistemeve dhe galaktikave, çeljen e luleve dhe rritjen e frutave, 
përgjithësisht, të gjitha veprimtaritë krijuese e jetësore.

Çdo frymë do ta shijojë vdekjen! (A. Imran, 3:185) Çdo gjë është e përkohshme, 
vetëm Ai është i përjetshëm! (Rahman, 55: 26-27) Ky është një urdhër për çdo 
krijesë dhe engjëjt nuk bëjnë përjashtim nga ky urdhër. Në fund fare, edhe 
Azrailit do t'i thuhet: "Dorëzoje shpirtin tënd!" Megjithëkëtë, nëse ka krijesa 
të afërta të Zotit që do ta vazhdojnë jetën edhe pas kësaj, ne nuk mund t'i 
dimë.

Engjëjt, në mënyrë të veçantë engjëjt e mëshirës, nuk hyjnë në shtëpitë ku ka 
statuja, fotografi, qen dhe çanga, nuk u afrohen njerëzve të papastruar pas 
marrëdhënieve seksuale, njerëzve që kanë ngrënë gjëra me erë të rëndë e 
shqetësuese, si qepë, hudhra, presh, njerëzve që pijnë duhan dhe mund të thuhet 
se engjëjt ikin nga kundërmimet e rënda e të këqija. Ka rrëfime, sipas të 
cilave, engjëjt nuk shkojnë te njerëzit që presin marrëdhëniet me prindërit dhe 
të afërmit. Po qe se duam që engjëjt të jenë bashkë me ne, duhet të krijojmë 
për vete dhe për mjedisin tonë ato kushte që duan ata.
2. Kur mbron engjëlli dhe kur shfaqet?


Allahu e mbron njeriun drejtpërdrejt, por mund ta mbrojë edhe me anë të 
engjëjve, por për këtë është kusht që njeriu të dëshirojë dhe të ketë vullnet, 
që të jetë i pastër nga dredhitë dhe dinakëritë, që të hyjë në lidhje me 
engjëllin, që lidhja e tij me Allahun të vazhdojë dhe, më në fund, që të 
krijohet, në këtë mes, një lloj lidhjeje e caktuar. Me njeriun që krijon lidhje 
me botën engjëllore, edhe engjëjt hyjnë në marrëdhënie. Mbrojtjen e engjëjve e 
shohim te fëmijët, te të vegjlit e pafajshëm, te pleqtë e rënduar, sepse Allahu 
ka një mëshirë të posaçme për ta. Që engjëjt të shfaqen e ta mbrojnë njeriun, 
duhet që edhe njeriu të krijojë kushte për këtë, që të mos largohet nga Zoti, 
që të arrijë të krijojë lidhje me botën engjëllore. Por me botën engjëllore nuk 
mund të krijohet lidhje duke gogësitur apo duke mos ditur ç'thua!
3. Dobitë e besimit te engjëjt.

Ashtu siç ka ndikime të mëdha pozitive besimi te Allahu, te ringjallja dhe 
llogaridhënia, ka ndikime të mëdha pozitive edhe besimi te engjëjt. Së pari, ky 
besim i jep qetësi e prehje individit dhe ia kthen egërsinë në butësi dhe 
afërsi. Engjëlli afrohet te ai dhe i bën shoqëri. Me anë të engjëllit marrin 
formë frymëzimet në zemrën e njeriut. Në sajë të marrëdhënieve dhe afërsisë me 
engjëjt mbushet me qetësi njeriu dhe me këto qenie i merr dritë qenia. 
Veçanërisht, duke menduar se është çdo çast nën vëzhgimin e engjëjve, njeriu 
rri larg nga mëkatet. Duke qenë engjëlli një frenues i dëshirave dhe pasioneve 
njerëzore, rregullimi dhe disiplinimi i jetës së njeriut bëhet më i lehtë.

Profeti Muhammed (s.a.s.) është më i virtytshmi në ndjenjat engjëllore. Edhe 
engjëjt që u kanë sjellë profetëve revelacionin, janë më të çmueshëm e më të 
virtytshëm se engjëjt e tjerë. Ashtu siç kanë, ndër njerëzit, më epërsi ata që 
patën marrë pjesë në luftërat e Bedrit, Uhudit, etj., edhe ndër engjëjt, kanë 
më epërsi ata që patën marrë pjesë në ato luftëra.

Profeti thoshte: "Unë kam në qiell dy vezirë, Xhebrailin me Mikailin, kurse në 
tokë, Ebu Bekrin dhe Omerin!"
www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=82253
 
                                          
_________________________________________________________________
Windows Live: Keep your friends up to date with what you do online.
http://www.microsoft.com/middleeast/windows/windowslive/see-it-in-action/social-network-basics.aspx?ocid=PID23461::T:WLMTAGL:ON:WL:en-xm:SI_SB_1:092010

-- 
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në 
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në 
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në 
http://groups.google.com/group/fjalaebukur

Antwoord per e-mail aan