Satanizimi i ekzistencës! *Shkruan: Hamdi Nuhiju *
http://www.alb-drejtesia.com/news.php?readmore=1028 E keqja deshifrohet përmes satanait. Ajo nuk mundet me qenë produkt i vetvetes. Madje nuk guxon të detyrohet në bashkëjetesë me të mirën. Dëshira e satanait është që të mirën ta detyroj në shndërrim. Madje nuk gjen asnjë gjuhë të përbashkët të identifikimit të sindromave dhe problemeve që mund të lindin nga një valcer i këtillë. Hallaxhi mendoi gjatë rreth së keqes dhe erdhi deri tek konstatimi famoz i tij:” E shëmtuara dhe e keqja nuk ekzistojnë..” Atij ndoshta i duken këto fenomene si pasqyrë e një ekzistence jo të realët. Djalli mundohet që të përfytyroj në mendjen e njeriut padukshmërinë e tij. Nëse ndalemi dhe analizojmë të gjitha kurthet , do të vërejmë gjurmët e ekzistencës së tij. Nuk mundemi për asnjë moment të mos tronditemi nga puna e tij e palodhshme drejt kthimit të njerëzimit kah rruga e shëmtuar. Kjo tendencë e satanizimit ose djallëzimit të ekzistencës është e vjetër, qysh me shndërrimin e atij xhini famoz në djall. Kërkesa e tij për afatizim deri në ditën e llogarisë, për pengimin e rrugëve të mira të besimtarëve mysliman, është një kërkesë mjaft e rrezikshme. Sejid Nursi thotë:” Ne shohim se gjërat, dhe, në mënyrë të veçantë qeniet e gjalla vijnë në ekzistencë papritmas, në çast, aty për aty. Por, ndërsa gjërat të cilat shfaqen papritmas nga një substancë e thjeshtë, duhet të jenë shumë të thjeshta, të paforma, të patrajta dhe pa art, ato krijohen me një art dhe me një bukuri që kërkojnë shumë aftësi mjeshtërore, ato zbukurohen me qëndisje të bëra me merak që kërkon shumë kohë dhe stolisen me arte të mahnitshme që kërkojnë shumë vegla të ndryshme zbukurimi dhe lëndë të shumta stolie.”( Sozler-1, Stamboll, 2006, f.970) Ekzistojnë dy filozofi të paraqitjes së ekzistencës së gjërave dhe gjallesave. Ato filozofi fshehën në këtë thënie të Sejid Nursit. Pikëpamja e parë është se gjallesat vijnë në këtë botë pa art, në mënyrë të thjeshtë, të krijuara në mënyrë të veçantë dhe pa shumë komplikime. Filozofia e dytë, ajo më kryesorja tregon artin dhe mjeshtërinë e krijimit të këtyre gjallesave të paforma dhe të pa trajta. Ky art nuk shikohet me sytë e njeriut, por me sytë e zemrës. Edhe pse edhe syri i njeriut e percepton ndjeshmërinë e bukurisë. Një vijë diagonale e ndan të padukshmen prej të dukshmes. Ajo mundohet që të fsheh të gjitha pyetjet të cilat lindin në kokën e njeriut modern. Në atë tru të vogël në sekondë sjellën miliona pyetje pa kuptim dhe me plotë dyshime. Kjo sentencë e mendjes nuk guxon që të reflektoj të padukshmen si diçka amorfe ose të paragjykuar nga eksperimentet e ‘afër’ mendjes. Mendja është e kufizuar në kohë dhe hapësirë, ndërsa përtej saj ekziston ekzistenca. Përtej mendjes u bë edhe debati i famshëm e famoz, ndërmjet djallit të mallkuar i cili kërkoi afatizim deri në ditën e llogarisë dhe Allahut që e afatizoi. Përtej mendjes nuk mundet të qëndroj zemra e cila ndjen dhe e stimulon mendjen drejtë kreativitetit. Ngaqë edhe vet zemra është një puls dhe organ që nuk qartëson rrugën e të vërtetës. Sipas apologjetëve, njeriu i cili nuk e ushqen veten me njohuri rreth besimit dhe botës tjetër, përmes transmetimeve të sakta logjike e fetare, ai destinohet drejtë asimilimit dhe shndërrimit në kafshë. Në këtë moment vjen në shprehje përdorimi i mendjes deri në përmasën e kufijve. Jo rastësisht një dijetar nëse gabon gjatë të përdorurit të mendjes së tij shpërblehet një herë, ndërsa nëse ia qëllon shpërblehet më shumë se njëherë. Ai nuk qortohet nga askush se ka gabuar në një çështje të caktuar, ngaqë mendja e tij është e kufizuar në kohë dhe hapësirë. Por, kërkohet përdorimi i kësaj mendjeje të kufizuar me qëllim arritjen e rezultateve të caktuara dhe në fund shpërblimin e shumëfishët për përdorimin e saktë të saj. Satanizimi i ekzistencës kap sferën e logjikës dhe të mendjes. Përmes tyre djalli i mallkuar mundohet që të përmbysë realitetin e besimit dhe të kthej mbrapsht të gjitha citatet e të Plotfuqishmit. Por, ushqimi i shpirtit, zemrës dhe mendjes me besim në të Plotfuqishmin, i jep shuplaka logjikës së satanizimit. Prandaj, sugjerimi im është që të përkujtojmë dhe praktikojmë këtë fjalë të Allahut xh.sh.: “Dhe kapuni që të gjithë ju për litarin (fenë dhe Kur’anin) e All-llahut, e mos u përçani! Përkujtojeni nimetin e All-llahut ndaj jush, kur ju (para se ta pranonit fenë islame) ishit të armiqësuar, e Ai i bashkoi zemrat tuaja dhe ashtu me dhuntinë e Tij aguat të jeni vëllezër. Madje ishit në buzë të greminës së xhehennemit, e Ai ju shpëtoi prej tij. Po kështu All-llahu ua sqaron juve argumentet e veta që ju ta gjeni të vërtetën e lumtur.”( Ali Imran:103) -- Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në Google Groups. Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected] Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në [email protected] Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në http://groups.google.com/group/fjalaebukur
