17 futbollist francezë pranojnë islamin
17 lojtarë nga Evropa pranuan islamin gjatë dy sezoneve të kaluara, në mesin e
tyre edhe Trezegue.
Në kohën kur islami po përhapet në mesin e lojtarëve të ekipeve të mëdha të
futbollit evropian, disa media saudite raportojnë se një numër i madh i yjeve
të futbollit të ligës franceze ishin për vizitë në Meke për të kryer Umren,
pasi që kishin pranuar islamin.
Në gazetën "Ukadh" u publikua lajmi rreth lojtarëve francez të cilët pëlqejnë
të kalojnë kohën e lirë në vendet e shenjta me qëllim të kryerjes së "umres"
dhe të vizitës së xhamisë së Pejgamberit a.s. Spiritualitetin që e gjejnë në
këto vende nuk krahasohet me asnjë vend tjetër.
Sipas kësaj gazete, lojtari i Senegalit me nënshtetësi franceze, Jacques Faty,
mbrojtësi i klubit francez Sochaux, i cili morri pjesë në kombëtaren franceze
në Kupën Botërore dhe i cili kishte ndërruar emrin e tij në Davud, ka vizituar
Meken për herë të tretë. Nga ana tjetër, Jacques Faty bëri të ditur se ka
oferta nga klubi i Manchester United dhe Juventusit.
Omer Daf, kapiteni i ekipit të Senegalit në Mondialin "Kore dhe Japoni 2002",
në të cilin ekipi i tij kishte korrur suksese, tha që jeta e tij është
ndryshuar shumë pas përqafimit të islamit.
Kurse mbrojtësi i "Sochaux"-it, francezi Frederik Dubels, i cili ka pranuar
islamin para 2 viteve, ka deklaruar se po ndjen një qetësi dhe një gjendje
shpirtërore të paparë në këto vendet e shenjta.
Salih Bahuvejni, përfaqësuesi i Zyrës së Udhëzimit Islam, sqaron që 17 lojtarë
nga Evropa pranuan islamin gjatë dy sezoneve të kaluara, në mesin e të cilëve
edhe ylli francez Trezegue.
Burimi: el-wasat.com
Përktheu: Sami Fetahu
_________________________________________________________________
Windows Live: Keep your friends up to date with what you do online.
http://www.microsoft.com/middleeast/windows/windowslive/see-it-in-action/social-network-basics.aspx?ocid=PID23461::T:WLMTAGL:ON:WL:en-xm:SI_SB_1:092010
--
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në
http://groups.google.com/group/fjalaebukur