Prejardhja e babadimrit
 
 
 
Ndërsa, një pjesë tjetër e të krishterëve e kritikojnë Babadimrin për shumë 
arsye, por më kryesoret janë: Kulti i Babadimrit është me prejardhje pagane, 
nuk ka themele kristiane dhe në veçanti, rreth Bababadimrit, çdo gjë është 
biznis, fitim, tregti...
 



 




Nga: Mexhid YVEJSI, Gjakovë


Kush është Babadimri? 

Babadimri, i cili iu jep dhurata fëmijëve, është në të vërtetë Shën Nikolla. 
Shën Nikolla është një figurë e lashtë, antike, e thurrur me legjenda, prralla, 
mite... 

Kulti i Babadimrit është i përhapur të gjithë hemisferën perëndimore, por ndër 
shekuj ka përjetuar ndryshime rrënjësore, deri sa erdhi në formën e sotme 
bashkohore... 

Imazhin e Babadimrit në kohën moderne ia ka dhënë dy shkrimtar amerikanë, të 
cilët janë: Thomas Nast dhe Clement Clarke Moore Thomas Nast. 

Thomas Nast (1840-1902), shkrimtar amerikan, me prejardhje gjermane, i njohur 
si "babai i karikaturës" amerikane, është i pari që e vizatoi si karikaturë 
pamjen e Babadimrit, me të cilën e përhapi imazhin e tij. 

Clement Clarke Moore (1779-1863), profesor i Letërsisë Orientale dhe Greke në 
Kolexhin Kolumbia, që më vonë u shdrrue në Universitet, që sot njihet me emrin 
Columbia University, ka shkrue poemën "Një vizitë nga Shën Nikolla" e cila u 
botue në Troy, New York me 23 dhjetor 1823. 

Me kalim kohe, imazhi i Babadimrit, nën ndikimin e këtyre shkrimtarëve, u 
përpapë përmes këngëve, radios, televizionit, filmave dhe sot me shpejtësi, për 
rreth planetit, po përhapet përmes internetit... 



Babadimri Vizatim i parë modern, më 1881, nga Thomas Nast 


Kush ishte Shën Nikolla? 

Sipas librit The Catholic Encyclopedia (Enciclopedia Katolike) nuk ka dëshmi 
historike rreth Shën Nikollës, përveç që ishte Peshkop në Mira, sot quhet 
Demre, në Azi të Vogël, ku sot është Turqia. Ka ndrrue jetë me 6 Dhjetor 345 
ose 352... 

Ka arsye të dyshohet, shkruen Enciklopedia Katolike, se Shën Nikolla ka qenë i 
pranishëm në Koncilin e Nikeas, për derisa emri i tij nuk figuron në listat e 
pjesëmarrësve të peshkopëve që ishin në atë koncil.... 

Me gjithë këto zbrazëti, rreth jetës së tij, kulti i Shën Nikollës është shumë 
i popullarizuem në Greqi, Rusi, Bullgari, Sërbi si edhe në vendet perëndimore, 
në veçanti në Itali, Gjermani etj. 



Emrat e Shën Nikollës 

Sot, në gjithë hemisferën perëndimore, Shën Nikolla njihet me emrat të 
ndryshëm: Në Shtetet e Bashkuara dhe Kanada si Santa Clous, në Gjermani si 
Weihnachtsmann ose Christind, në Gjermaninë jugore, në Itali si Babbo Natale, 
që me një emër të përbashkët ka kuptimin "Babai i Krishtlindjes"... 

Në gjuhën shqipe, nën ndikimin e sllavëve, Shën Nikolla quhet me emrin 
Babadimri, siç quhet tek serbët Deda Mraz, nga rusët Ded Moroz apo nga 
bullgarët Dado Mraz.... 



Kundërthënie rreth babadimrit 

Një pjesë e të krishterëve e përkrahin Babadimrin, për shkaqe fetare, meqë ka 
një traditë shekullore, iu duket se ka lidhshmëri me vlera shpirtërore.... 

Ndërsa, një pjesë tjetër e të krishterëve e kritikojnë Babadimrin për shumë 
arsye, por më kryesoret janë: Kulti i Babadimrit është me prejardhje pagane, 
nuk ka themele kristiane dhe në veçanti, rreth Bababadimrit, çdo gjë është 
biznis, fitim, tregti.... 



Babadimri, nga besimi tek fitimi 

Shkrimtari, studiuesi, hulumtuesi Jeremy Seal, në librin e tij: "Nicholas: The 
Epic Journey from Saint to Santa Clous" e përshkruen me hollësi se si Babadimri 
është komercializue, është bërë tregti, veç për të fitue... 

Që nga fiti 1800, deri tani në vitin 2010, periudhë e gjatë kohore, Babadimri 
është bërë tregti fitimpruese, në përmasa botërore.... 

Me pak fjalë, kjo është historia e Shën Nikollës, Baba Dimrit, që është 
përhapur tek shumë popuj, jo për çështje besimi, frymëzimi, por për çështje 
përfitimi... 

Ne, shqiptarët, siç thoshte Hegeli, nga historia e popujve duhet të mësojm, se 
popujt nga historia nuk kanë mësuar sa duhet. Nëse nuk mësojm, atëherë, do të 
pësojmë...                                           
_________________________________________________________________
Keep your friends updated—even when you’re not signed in.
http://www.microsoft.com/middleeast/windows/windowslive/see-it-in-action/social-network-basics.aspx?ocid=PID23461::T:WLMTAGL:ON:WL:en-xm:SI_SB_5:092010

-- 
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në 
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në 
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në 
http://groups.google.com/group/fjalaebukur

Antwoord per e-mail aan