Kontradiktat dhe Mospërputhjet ne Bibël ( Pjesa e pare) 
Djemtë e Davidit linden ne Hebron
2 i Samuelit 3:2-5
Në Hebron Davidit ilindën disa djem. I parëlinduri i tij qe Amnoni, që ia lindi 
Jezreelitja Ahinoam;I dyti qe Kileabi, ia lindi karmelitja Abigail, dikur 
bashkeshorte e Nabalit; i treti qe Absalomi, bir i Maakahut, e bija e Talmait, 
mbreti i Geshurit; i katerti qe Adonijahu, bir i Hagithit; i pesti qe 
Shefatiahu, bir i Abitalit, dhe i gjashti qe Ithreami, bir i Eglahit, 
bashkeshorte e Davidit, Keta femije i i lindën Davidit në Hebron.
 
Ndersa tek 
1 e Kronikave 3: 1-4
Këta ishin bijtë e Davidit, që i lindën në Hebron; i parëlinduri ishte Amnoni, 
nga Ahinoami, Jezreelitja; i dyti ishte Danieli, nga Abigail, Karmelitja; i 
treti ishte Absalomi, bir i Maakahut, e bija e Talmait, mbret i Geshurit; i 
katërti ishte Adonijahu, bir i Haghithit; i pesti ishte Shefatiahu nga Abitali; 
i gjashti ishte Ithreami, nga Eglahu, bashkëshortja e tij.
Pra jane gjashte:   Shihni dallimin tek biri i dyte i Davidit dy emra te 
ndryshem
 
2 i Samuelit 3:2-5  1 e Kronikave 3:1-4  
        1. Amnoni 
        2. Kileabi
        3. Absalomi 
        4. Adonijahu 
        5. Shefatiahu 
        6. Ithreami     1. Amnoni 
        2. Danieli
        3. Absalomi 
        4. Adonijahu 
        5. Shefatiahu 
        6. Ithreami  
 
Sa njerëz te verbër u shëruan afër Jerichos?
Tek Mateu thotë se ishin dy
Mateu 20:29-31 
29.Kur po dilnin nga Jerihoni, iu vunë pas shumë njerëz. 30.Dhe ja, dy të 
verbër, që rrinin në skaj të rrugës, si morën vesh se po kalonte Jezusi, ia 
filluan të bërtasin: “Zotëri, Biri i Davidit, ki mëshirë për ne. 31.Populli u 
bërtiti të heshtnin, por ata klithën edhe më tepër: “Zotëri, Biri i Davidit, ki 
mëshirë për ne!”
 
 
Tek Marku thuhet se ishte vetem nje 
 Marku 10:46-48
 
46.E arritën në Jerihon. Kur Jezusi po dilte prej Jerihonit bashkë me nxënës e 
me një turmë të madhe populli, biri i Timeut, Bartimeu i verbër, rrinte në anë 
të rrugës e lypte.47.Posa mori vesh se ishte Jezusi Nazarenas, filloi të 
bërtiste: “Jezus, Biri i Davidit, ki mëshirë për mua!” 48.Shumëkush e qortonte 
të heshtte, porse ai bërtiste edhe më fort: “Biri i Davidit, ki mëshirë për 
mua!”
 
Poashtu tek Luka thuhet se ishte vetem nje
 
Luka 18:35-39
35.Kur Jezusi po i afrohej Jerihos, një lypës ishte ulur në një skaj të rrugës 
e po lypte.36. Kur dëgjoi se po kalonin shumë njerëz, pyeti ç’është.37.Ata i 
thanë:“Po kalon këndej Jezusi prej Nazaretit.”
38.Ai zuri të bërtasë:“Jezus, Biri i Davidit, ki mëshirë për mua!” 39.Ata që 
ecnin përpara i bërtitnin të heshtte, por ai bërtiti edhe më të madhe: “Biri i 
Davidit, ki mëshirë për mua!”
 
 Pergatiti
Naim Berisha


      

-- 
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në 
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në 
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në 
http://groups.google.com/group/fjalaebukur

Antwoord per e-mail aan