A ishte Asa i perkryer?
PO
1 e Mbreterve 15:14
14.Por vendet e larta nuk u eliminuan; megjithatë zemra e Asas mbeti
plotësisht e shenjtëruar Zotit gjatë gjithë jetës së tij.
2 e Kronikave 15:17
17. Por vendet e larta nuk u zhdukën në Izrael, megjithëse zemra e Asas mbeti
e ndershme gjatë gjithë jetës së tij.
JO
2 e Kronikave 16:7
7.Në atë kohë shikuesi Hanani shkoi tek Asa, mbret i Judës, dhe i tha: "Me qenë
se u mbështete te mbreti i Sirisë dhe nuk u mbështete tek Zoti, Perëndia yt,
ushtria e mbretit të Sirisë të shpëtoi nga dora.
2 e Kronikave 16:10
10.Asa u indinjua dhe e futi në burg, sepse ishte zemëruar me të për këto
gjëra. Në këtë kohë Asa u suall egërsisht edhe me disa njerëz nga populli.
2 e Kronikave 16:12
12.Në vitin e tridhjetë e nëntë të mbretërimit të tij Asa u sëmur nga këmbët,
dhe sëmundja e tij ishte shumë e rëndë, por gjatë sëmundjes së tij Ai nuk
kërkoi Zotin, por iu drejtua mjekëve.
A i largoi Asa vendet e larta?
Po, i largoi vendet e larta.
2 i Kronikave 14:3-5
3.Ai hoqi nga vendi altarët e perëndive të huaj dhe vendet e larta, shkatërroi
shtyllat e shenjta dhe i bëri copë-copë Asherimët.4.Përveç kësaj urdhëroi Judën
të kërkojë Zotin, Perëndinë e etërve të tyre, dhe të zbatojë në praktikë ligjin
dhe urdhërimet.5.Hoqi gjithashtu nga të gjitha qytetet e Judës vendet e larta
dhe idhujt; dhe me të mbretëria njohu një periudhë qetësie.
Jo. Asa nuk i largoi vendet e larta.
1 e Mbreterve 15:14
14.Por vendet e larta nuk u eliminuan; megjithatë zemra e Asas mbeti plotësisht
e shenjtëruar Zotit gjatë gjithë jetës së tij.
2 e Kronikave 15:17
17.Por vendet e larta nuk u zhdukën në Izrael, megjithëse zemra e Asas mbeti e
ndershme gjatë gjithë jetës së tij.
A e pyeti Pjetri Jezusin se ku po shkonte?
Po
Gjoni 13:36
36.Simon Pjetri i tha: ``Zot, ku po shkon?``. Jezusi iu përgjigj: ``Atje ku po
shkoj unë, ti nuk mund të më ndjekësh tani; por më vonë do të më ndjekësh``.
Jo
Gjoni 16:5
5. Por tani unë po shkoj tek ai që më ka dërguar, dhe askush nga ju s`po më
pyet: "Ku po shkon?".
Përgatiti
Naim Berisha
--
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në
http://groups.google.com/group/fjalaebukur