Shenjat e gishtërinjve 

Çdo njeri, duke përfshirë edhe binjakët që mezi dallohen nga njëri-tjetri, 
shenjat e tij të gishtërinjve i ka të veçanta. Identiteti i secilit është i 
koduar në majat e gishtërinjve të tij. Ky sistem i koduar mund të krahasohet 
lehtë me sistemin e kodit të vijave, i cili përdoret në ditët tona për 
identifikimin e prodhimeve të ndryshme, qofshin ato prodhime industriale apo 
ushqimore.

Allahu i Madhëruar ne Fjalën e Tij të pakonkurueshme thotë:

"A mendon njeriu se nuk do t'i mbledhim eshtrat e tij? Po, do t'i mbledhim. 
Madje, Ne jemi të zotë t'i krijojmë përsëri edhe majat e gishtërinjve të tij." 
(Kijame, 3-4.)

Një domethënie mjaft të veçantë këtu, ka theksimi i shenjave të gishtërinjve, 
sepse secili ka shenjën e tij unike të gishtërinjve, e cila nuk i ngjason 
askujt. Çdo person që jeton apo ka jetuar në këtë botë ka formën e tij unike të 
shenjave të gishtërinjve. Pra, shenjat e gishtërinjve janë një provë mjaft e 
rëndësishme e identitetit, kjo është edhe arsyeja se përse sot shenjat e 
gishtërinjëve përdoren pikërisht për këtë qëllim.

Më e rëndësishmja është se kjo veçori e shenjave të gishtërinjve u zbulua vetëm 
në fund të shekullit XIX. Përpara kësaj periudhe, njerëzit i shihnin shenjat e 
gishtërinjve si disa rrathë të zakonshëm, pa ndonjë rëndësi apo kuptim 
specifik. Është Kurani ai që na flet për këtë karakterisikë dalluese të 
shenjave të gishtërinjve, e cila nuk u kuptua, vetëm se në ditët tona. 
 
http://forumi.kurandhesunet.net/                                          
_________________________________________________________________
Windows Live: Make it easier for your friends to see what you’re up to on 
Facebook.
http://www.microsoft.com/middleeast/windows/windowslive/see-it-in-action/social-network-basics.aspx?ocid=PID23461::T:WLMTAGL:ON:WL:en-xm:SI_SB_2:092009

-- 
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në 
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në 
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në 
http://groups.google.com/group/fjalaebukur

Antwoord per e-mail aan