Programi me Kur'anin

Ka thënë Allahu : Ne të shpallim Kur’anin që është shërim dhe mëshirë për 
besimtarët, kurse jobesimtarëve nuk u shton gjë tjetër përpos dëshpërim. ( 
El-Isra 82 )

Gjithashtu Allahu ka thënë : Ata që lexojnë librin e All-llahut, e falin 
namazin dhe nga begatitë që Ne u kemi dhënë japin fshehtazi e haptazi, ata 
shpresojnë në një fitim që kurrë nuk humbet. Ashtu që Ai (All-llahu) t’ju 
plotësojë shpërblimin e tyre, e edhe t’ju shtojë nga mirësia e Tij, vërtet Ai 
është mëkatfalës dhe shumë mirënjohës. ( El-Fatir 29-30 )

Ka thënë pejgamberi ( paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të ) : kush lexon 
një shkronjë nga libri i Allahut, ai ka një të mirë dhe e mira shumëfishohet me 
dhjetë të mira. Nuk them që elif-lam-mim është një shkronjë, por elifi është 
një shkronjë, lami është një shkronjë dhe mimi është një shkronjë. ( I saktë 
sunen Et-Tirmidhi : 2910 )

Ka thënë pejgamberi ( paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të ) : përmende 
Allahu dhe lexoje kur'anin, sepse ai është shpirti yt në qiell dhe përkujtimi 
yt në tokë. ( I saktë musned Imam Ahmed : 3/82 )

Gjithashtu ka thënë pejgamberi ( paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të ) : 
shembulli i besimtarit i cili e lexon kur'anin është si shembulli i qitros, 
aromën e ka të mirë dhe shijen e ka të mirë, ndërsa shembulli i besimtarit i 
cili nuk e lexon kur'anin është si shembulli i hurmës ( arabe ), nuk ka aromë 
por shijen e ka të mirë. 
Kurse shembulli i munafikut ( hipokritit ) i cili e lexon kur'anin është si 
shembulli i borzilokut, aromën e ka të mirë dhe shijen e ka të hidhur, ndërsa 
shembulli i hipokritit i cili nuk e lexon kur'anin është si shembulli i 
kungullit ( utruxheh ) nuk ka aromë dhe shijen e ka të hidhur. ( Buhariu : 5111 
)

Vëlla i dashur duhet patjetër që ta përfundosh të paktën një herë kur'anin në 
këto dhjetë ditë, pa hezituar... n.q.s se shpreson mirësinë e këtyre dhjetë 
ditëve. 

Gjithashtu duhet që ajetet të cilat i lexon t'i vendosësh në zemrën tënde ashtu 
që të jenë shërim për të. Kërko për ilaçin e zemrës tënde në kur'an. Medito në 
çdo ajet, në çdo fjalë, në çdo shkronjë.

Është pyetur Esma vajza e Ebu Bekrit ( Zoti qoftë i kënaqur me ata të dy ) : si 
ishin shokët e pejgamberit ( paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të ) kur 
dëgjonin kur'anin? Tha : sytë e tyre lotonin dhe mishi iu rrënqethte, ashtu 
sikurse Allahu i ka përshkruar ( në kur'an ) ku ka thënë: Allahu zbriti Fjalën 
më të shkëlqyer, një Libër (këtë Kur’an) pjesët e të cilit i përngjasin 
njëra-tjetrës në mirësi e vërtetësi, shpesh i përsëritur. Lëkurat e atyre që 
kanë frikë Zotin e tyre rrënqethen prej tij (kur e lexojnë ose e dëgjojnë atë). 
Pastaj lëkura dhe zemra e tyre zbutet te kujtimi i Allahut. ( Zumer 23 )

Ka thënë Abdullah Ibn Mesudi ( Zoti qoftë i kënaqur me të ): mos e lexoni 
kur'anin shpejt ashtu sikurse lexoni dhe poezinë dhe mos e shpërndani atë ashtu 
sikurse shpërndani hurmat ( e këqia që të zgjidhni të mirat ), por qëndroni me 
çudirat e tij dhe lëvizni me të zemrat tuaja dhe mos të jetë qëllimi i juaj kur 
të arrijë tek fundi i sures.

Që ta përfundosh kur'anin në këto dhjetë ditë duhet që të lexosh tri xhuze[1] 
çdo ditë, ose n.q.s je prej atyre që kanë ambicje të lartë mundesh që ta 
përfundosh edhe dy herë duke lexuar gjashtë xhuze në ditë.

Do më thuash : kur t'i lexoj ato?

Të them : n.q.s shkon herët dhe shpejt në xhami ke mundësi që të lexosh para 
çdo namazi një gjysëm xhuzi, pastaj të qëndrosh në xhami pas namazit dhe të 
lexosh gjithashtu një gjysëm xhuzi, të lexosh një gjysëm xhuzi para se të flesh 
gjumë dhe të zgjohesh natën dhe të lexosh një gjysëm xhuzi tjetër dhe kështu i 
bëre gjashtë xhuze në ditë dhe në këtë mënyrë e përfundon dy herë kur'anin në 
këto dhjetë ditë.

Që të përgatitesh po të përgëzoj... 

Se tri xhuze duke e llogaritur çdo shkronjë me dhjetë të mira janë baraz me 
gjysëm milioni të mira në ditë...

Eja nisu...

Gjysëm milioni të mira fitim ditor vëtëm prej kur'anit ...

Ja dhe një surprizë tjetër, se në këto dhjetë ditë të begatëshme veprat e mira 
shumëfishohen ... ashtu që milioni shndërrohet në miliona...

Lexim kur'ani ... dhe miliona... eja... eja...

Programi për çdo namaz nga një gosti

Ka thënë pejgamberi ( paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të ) : kush shkon 
në mëngjes në xhami apo në mbrëmje, Allahu i përgatit atij një gosti në xhenet 
sa herë që ai shkon. ( Sahih Ibn Hiban : 2037 )

Kjo është gostia... kështu që eja me mua... të dhuroj programin e gostisë...

1- Fillo përgatitjen për namazin farz dhjetë minuta para ezanit dhe po të them 
diçka që ndoshta e mëson për herë të parë në jetën tënde : se fillimi i vërtetë 
i namazit është abdesi. Ka thënë i dërguari i Allahut ( paqja dhe mëshira e 
Allahut qoftë mbi të ) : kush fut ujë në gojë ( bën gargara ) dhe në hundë, i 
bien gjynahet nga goja dhe hunda e tij, kush e lan fytyrën e tij, i dalin 
gjynahet nga anët e qepallave të tij, kush i lan duart, i dalin gjynahet nga 
thonjtë ose nga poshtë thonjëve të tij, kush e fërkon kokën ( i jep mes'h ) dhe 
veshët e tij, i dalin gjynahet nga koka ose qimet e veshëve të tij dhe kush i 
lan këmbët e tij, i dalin gjynahet nga thonjtë ose nga poshtë thonjëve të tij 
pastaj hapat që bën për në xhami janë shtim i shpërblimit ( Sahih, musned imam 
Ahmed : 4/3485 )

2- Ndërkohë që je duke marrë abdes ndje çdo fjalë nga fjalët e këtij hadithi, 
shiko ujin kur ai bien nga gishta tuaj, shiko kur uji pikon nga mjekrra dhe ai 
i lan gjynahet tuaja dhe në atë moment ta ndjesh veten njeri të pastër ( pa 
gjynahe ).

3- Dil për në namaz dhe shpresoj prej teje që të ndjesh dhe të kënaqesh kur 
ngren njërën këmbë dhe ul tjetrën dhe e mendon që ngritesh një shkallë dhe të 
falet një gjynah. Ka thënë pejgamberi ( paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi 
të ) : kush pastrohet në shtëpi, pastaj shkon për në shtëpi ( xhami ) nga 
shtëpitë e Allahut që të kryejë një obligim nga obligimet e Allahut, çdo hap i 
tij njëri i fal një gabim ndërsa tjetri i ngrenë një gradë ( shkallë ). ( 
Muslimi : 666 )

4- Hyr në xhami para ezanit, pastaj qëndro ashtu që të mbledhësh nijetet ( 
qëllimet ) zemra të jetë prezent me ty, të përzesh shejtanin, t'i harrosh 
hallet dhe problemet, ta leshë menjëanë këtë botë.

5- Pastaj kur të thërritet ezani përsërite atë duke e ndjer me zemër, Allahu 
Ekber ( është më i madhi ) nga të gjithë hallet tuaja, Allahu Ekber nga të 
gjitha problmet dhe punët tuaja, Allahu Ekber nga fatëkeqësitë tuaja, Allahu 
Ekber nga gjynahet tuaja, Allahu Ekber nga çdo gjë dhe kështu me rradhë...

6- Dërgo salauate mbi të dashurin tënd ( paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi 
të ), salauatin më të gjatë që ke mundësi pastaj kërkoi Allahut për el-uesile ( 
gradën më të lartë ) dhe mirësi pastaj fali synetet para farzi me qetësi, 
përqëndrim dhe me zemër prezent dhe mundohu që ti kryesh sa më mirë dhe të mos 
iki asnjë moment dhe n.q.s të ikën ktheje atë duke shtuar një ajet ose duke 
thënjë një tesbih ( subhanellah ) më shumë.

7- Ka thënë i dërguari i Allahut ( paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të ) : 
duaja që bëhet ndërmjet ezanit dhe ikametit nuk kthehet ( dmth pranohet ). ( 
Sahih, musned imam Ahmed : 3/225 )

Pasi t'i keshë falur dy rekatet e mëparshme ngreji duart duke u lutur, shtriji 
duart e përgjërimit... nënshtrohu dhe dorëzohu... dhe kërkoi Atij, në dorën e 
të Cilit janë çelësat e gjithë të mirave, që të hapë ty derën e mëshirës, 
mundohu në lutje dhe qaj, sepse fëmija kur kërkon nga dikush diçka dhe nuk ia 
jep atëherë qan.

8- Kujdesu që të jeshë pas imamit dhe sa më afër tij dhe do ta shohësh ndikimin 
në zemrën tënde kur të dëgjosh leximin e tij, mundohu që të mos humbësh asgjë 
nga namazi yt. Ka thënë Sufjan ( Zoti e mëshiroftë ) : i shkruhet njeriut nga 
namazi i tij aq sa ka llogjikuar nga ai.

9- Gjatë namazit ndije veten se je duke qëndruar para Allahut ( të madhëruar ), 
Mbretit të mbretërve. Ka thënë pejgamberi ( paqja dhe mëshira e Allahut qoftë 
mbi të ) : kur të ngriheni për në namaz mos u ktheni ( sa andej - kendej ) 
sepse Allahu ( i Madhëruar ) drejtohet me fytyrën e tij nga robi i Tij 
përderisa ai nuk kthehet. ( Sahih, musned imam Ahmed 4/202 ) Kjo kur njeriu 
është në namaz duke qëndruar në këmbë.

10- Kur të jeshë në ruku ndije madhështinë e Allahut dhe nënshtrimin ndaj Tij, 
ndërsa kur je në sexhde është një kënaqësi e cila nuk i afrohet asgjë tjetër. 
Ka thënë Allahu : bjer në sexhde dhe afrohu sa më shumë ( Allahut ). ( El-Alak 
19 ). Ndije afërsinë, nënshtrimin dhe lartësinë, sepse ti kur i bie Allahut në 
sexhde të ngrenë një gradë më lartë.

11- Kur të jeshë në sexhde bëj shumë dua, gjithashtu pas ett-hijatit, para se 
të japësh selam sepse këto janë momente ku pranohet duaja, sidomos po ta luësh 
Allahun me emrin e Tij më të madh me të cilin po iu lut ndonjëri më të i 
përgjigjet, n.q.s i kërkohet me këtë emër atëherë jep. 
Hyri pejgamberi ( paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të ) në xhami dhe sheh 
një njeri i cili ishte në ett-hijatin e fundit dhe po e luste Allahun : o Zot, 
të lutem ty o Allah, Një i vetëm, ty që çdo krijesë të drejtohet për nevojat e 
tyre, i cili nuk ka lindur dikë e as nuk është i lindur dhe Atij askush nuk 
është i barabartë, që t'i falësh gjynahet e mia sepse më të vërtetë Ti je Falës 
dhë Mëshirues. Tha ( pejgamberi paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të ): iu 
është falur atij, iu është falur atij, iu është falur atij. ( Sahih, sunen Ebu 
Daud : 985 )

12- Pastaj kur të japësh selam qëndro ashtu sikurse je duke e ruajtur 
nxehtësinë e namazit, duke ndjerë që je ngopur, je fryrë dhe ke arritur 
kënaqësinë pas leximit të kur'anit, përmendjes së Allahut, lutjes, rukus dhe 
sexhdes. Pastaj fillo të bësh tesbihët ( 33 subhanellall...33...) me qetësi dhe 
mos u shpejto, bëji një e nga një.

13- Pastaj fali synetet ( n.q.s ka synete pas farzit ) duke mbledhur frytet e 
gjithë atyre çfarë ka kaluar më parë : abdesit, shkuarjes për në xhami, 
përsëritjes së ezanit, synetet para farzit, farzit, tesbihët pas farzit ashtu 
që të jenë këto dy rekate përfshirëse e të gjithë atyre çfarë ka kaluar.

14- Këshillë : para se të lexosh paragrafin e ardhshëm, kthehu dhe lexoji edhe 
nje herë çfarë ka kaluar, dhe mos thuaj që është shumë sepse të gjitha çfarë 
kanë kaluar kanë frytet e veta, ajo ëashtë një gosti ( në xhenet ) o rob i 
Allahut... gosti... nderim nga ana e Allahut...

Shkruajti : Muhamed Bin Husejn Jakub
Përktheu : ( Ebu Junis ) Namik Murto
Shoqata '' Uniteti ''
shoqatarealiteti.net 
 
http://www.forumi.kurandhesunet.net
 
                                          
_________________________________________________________________
Windows Live: Friends get your Flickr, Yelp, and Digg updates when they e-mail 
you.
http://www.microsoft.com/middleeast/windows/windowslive/see-it-in-action/social-network-basics.aspx?ocid=PID23461::T:WLMTAGL:ON:WL:en-xm:SI_SB_3:092010

-- 
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në 
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në 
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në 
http://groups.google.com/group/fjalaebukur

Antwoord per e-mail aan