DIABETI - SEMUNDJA E SHEQERIT
 
Diabeti i sheqerit është një sëmundje endokrino-metabolike, që ka të bëjë me 
mënyrën se si organizmi ynë e përpunon sheqerin (karbohidratet apo glukozën) që 
ne marrim me ushqimet e ndryshme. Defekti qëndron në pamundësinë e insulinës, 
një hormon i prodhuar nga pankreasi, për të mbajtur nivelin e sheqerit në gjak 
në vlerat normale. Insulina ose prodhohet pak (pamjaftueshmëri e pankreasit) 
ose nuk vepron si duhet për të futur sheqerin brenda në qelizat e indeve të 
organizmit (pamjaftueshmëri e insulinës). Për rrjedhojë, sheqeri është me 
tepricë në gjak dhe jep shenja të ndryshme (simptoma) si etja, shtimi oreksit, 
shtimi në peshë, nevoja për urinim të shpeshtë, lodhja e shpejtë, ulja e 
vëmendjes dhe përqendrimit dhe në përgjithësi një dobësi e përgjithshme. Këto 
simptoma nuk është e thënë të jenë të gjitha të pranishme tek një pacient me 
diabet. Ato mund të jenë të veçuara dhe në shkallë të ndryshme të intensitetit 
të tyre. Është pikërisht ky intensitet që bën në shumicën e rasteve që diagnoza 
të përcaktohet me vonesë ose ai të zbulohet rastësisht pas një kalimi të një 
krize të zemrës apo infarktit të saj. Po kështu, shkalla e shprehjes së 
shenjave të sëmundjes varet shumë nga mënyra e korrigjimit të sëmundjes, pra 
terapia me ilaçe, mënyra e të ushqyerit (dieta) dhe mënyra e jetesës.
Diabeti ndahet në dy tipa në varësi të moshës së pacientit ku shfaqet sëmundja. 
Në tipin I, ai shfaqet në moshat midis 0-40 vjeç dhe tipi II, kur shfaqet mbi 
moshën 40 vjeç. Tipi I është pothuaj gjithmonë i trashëgueshëm dhe mjekohet me 
injektim të insulinës nën lëkurë një ose disa herë në ditë, ndërkohë që tipi i 
dytë është fifty-fifty, pra një pjesë e të sëmurëve e kanë të trashëgueshme dhe 
një pjesë tjetër jo. Ky tip, i cili është më i shpeshtë dhe me incidente që 
rritet me rritjen e moshës, mjekohet me medikamente. Në rastet e vështira të 
kontrollit të sheqerit mjeku është i detyruar që edhe në ketë tip të fillojë 
mjekimin me insulinë. Me rritjen e moshës dhe në prani të mbipeshës e 
aktivitetit të ulët fizik, mundësia për t’u shfaqur sëmundja është e lartë. Në 
këtë kuadër si çdo sëmundje metabolike, sëmundje që kanë të bëjnë me mënyrën e 
përpunimit të lëndëve të ndryshme organike që ne marrim me anë të ushqimit, 
edhe diabeti i sheqeri është i lidhur ngushtë me dietën dhe mënyrën e jetësës, 
për shembull aktivitetin fizik. Ky i fundit ndihmon në një funksionim normal të 
organeve të ndryshme dhe organizmit në tërësi, në ruajtjen e peshës normale në 
lidhje me seksin dhe moshën dhe në parandalimin e obezitetit (mbipesha dhe 
dhjamosja), që është “miku” më i ngushtë i diabetit. Stili i jetës është i 
padiskutueshëm në rolin e tij për korrigjimin e shpejtë të vlerave të sheqerit 
në gjak dhe ndihmesën ndaj terapisë medikamentoze. Nuk duhet harruar këtu edhe 
dieta e pasur me perime. Nga frutat këshillohen mollët majhoshe me përdorim të 
kufizuar. Largim nga dieta i ëmbëlsirave, yndyrave me origjinë shtazore 
(dhjamërat, gjalpi, qumështi i paskremuar), kufizim të kripës dhe brumërave. 
Me poshte po sjellim nje skeme ne forme piramide, me ane te ciles kuptohen 
ushqimet me paresore qe duhet te perdore i semuri me diabet dhe ato qe duhet te 
perdore me pak. Maja e piramides tregon ato djeta qe i semuri duhet t'i perdore 
sa me pak ose t'i eliminoje, ndersa baza e saj tregon ato qe duhet te perdore 
me shume.

Si përfundim, për një ndjekje korrekte të sëmundjes dhe për një cilësi të mirë 
të jetesës është tepër e rekomandueshme drejtimi tek mjeku specialist që quhet 
endokrinolog. Ai është i detyruar të informojë çdo pacient rreth sëmundjes në 
përgjithësi, gjendjes së individit (pacientit) në veçanti, komplikacioneve të 
vetë sëmundjes, mjekimit dhe mënyrës se jetesës. Fillimi i medikamenteve 
(ilaçeve), dozimi i tyre dhe kontrolli duhen bërë patjetër nga endokrinologu. 
Do të ishte gabim fillimi i mjekimit nga një mjek jo specialist. 
Ndersa nga mjekesia popullore, per te semuret me diabet keshillohet:
Qepa, hurdhra, kanella, hilbe-Fenugreek dhe Xhensenxh-Ginseng, te gjitha keto 
ulin sheqerin ne gjak ne pergjithesi, prandaj keshillohet perdorimi i tyre sa 
me shume nga te semuret me diabet.
Me ndihmën e Allahut të Madhëruar dhe me suksesin që na ka dhënë Ai, ne kemi 
mundur të zbulojmë një kurë të përbërë nga bimë natyrore për kurimin e kësaj 
sëmundje brenda një periudhe kohore prej dy-tre muajsh, me fuqinë e Allahut dhe 
falënderimi për këtë i takon vetëm Allahut. Ilaçi ynë vepron në atë mënyre qe 
normalizon ne maksimum sheqerin ne gjak, parandalon rrezikun e shfaqjes se 
ndonje semundje tjeter per shkak te prishjes se gjakut, dhe mund te arrije ne 
sherim te plote ne disa raste, ne varesi te pergjigjes ndaj ilaçit dhe te 
gjendjes se te semurit. Por vetem Zoti eshte Ai qe sheron, kurse ilaçet jane 
sebep qe Zoti ka urdheruar te kryhen per arritjen e sherimit! 
Ju urojme te gjitheve shendet te plote dhe besim te forte te Zoti i Madheruar!
 
www.mjekesiabimorearabe.com
                                          
_________________________________________________________________
Windows Live: Keep your friends up to date with what you do online.
http://www.microsoft.com/middleeast/windows/windowslive/see-it-in-action/social-network-basics.aspx?ocid=PID23461::T:WLMTAGL:ON:WL:en-xm:SI_SB_1:092010

-- 
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në 
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në 
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në 
http://groups.google.com/group/fjalaebukur

Antwoord per e-mail aan