*2009- politika reale në Maqedoni!*

*Hamdi Nuhiju*

* *

Si çdo vit i ri, ashtu edhe viti 2009 për shqiptarët e Maqedonisë ishte një
vit shprese se do të ndryshojnë rrethanat dhe kushtet në favor të tyre. Por,
në Republikën e Maqedonisë, gjërat shumë pak ndryshojnë edhe atë vetëm në
konotacionin negativ të tyre. Përmirësime në sferën e drejtësisë ndaj
shqiptarëve nuk ka dhe si duket nuk do të ketë deri në momentin e ndryshimit
të mentalitetit tonë si shqiptar karshi politikës diskriminuese sllave.

Viti 2009 para së gjithash ishte vit i reklamave të qeverisë së Nikolla
Gruevskit. Përkundër krizës financiare botërore, mediat dhe agjencionet e
reklamave në Maqedoni, këtë vit, si duket e kanë pasur vitin më të
suksesshëm në bilancet e tyre financiare vjetore( që në gjuhën e
kontabilitetit njihet me emrin bilanci i suksesit). Partitë ekstremiste të
skajit të djathtë ishin ato që gjendeshin në skenën politike dhe bënin shumë
zhurmë gjatë këtij viti në Evropë, po edhe në Maqedoni.

Për nga numri i diskriminimeve etnike në Maqedoni teksti do të na bëhej
shumë i gjatë, por shkurtimisht do të përmendi disa gjëra më kryesore të
cilat u bënë brenda një viti në të gjitha sferat e jetës në Maqedoni.

Mësimbesimi nëpër shkollat publike- qeveria e Nikolla Gruevskit të vetmen
gjë të pëlqyer nga qytetarët e Maqedonisë ishte futja e mësimbesimit nëpër
shkollat publike. Por, kjo gjë u kontestua nga ana e gjykatës kushtetuese, e
cila gjykatë, këtë veprim e pa si anti-kushtetues, dhe në këtë mënyrë
mësimbesimi nëpër shkollat publike në Maqedoni u ndërpre. Nga ana e
qeverisjes së Nikolla Gruevskit nuk pamë ndonjë betejë të denjë për të
ndryshuar qëndrimet e gjykatës kushtetuese dhe si rezultat i kësaj
mësimbesimi ngeli jashtë shkollave publike të Maqedonisë.

Stimulimi i natalitetit- qeveria e Nikolla Gruevskit duke parë realitetin
nëpër disa qytete me shumicë maqedonase, gjeti një formë se si prej buxhetit
të Maqedonisë të stimuloj natalitetin në Republikën e Maqedonisë. Por, ky
veprim i qeverisë së Nikolla Gruevskit që ka një buxhet me taksapagues
shqiptar, maqedon, turq, romë, vlleh, dhe etnitete tjera në këtë vend, ishte
veprim diskriminues ndaj të gjitha etniteteve tjera në Maqedoni dhe
favorizues vetëm për etnitetin maqedonas. Pati shumë reagime nga ana e
publicistëve, analistëve, profesorëve universitar shqiptar në Maqedoni për
këtë veprim të Nikolla Gruevsit dhe si duket pas rritjes së rejtingut të tij
tek maqedonasit, ai deri diku lëshoi pe.

Ndërtimi i Kishës në qendër të Shkupit- është një prej veprimeve të ardhshme
dhe të zhurmshme të kësaj qeverie. E dimë shumë mirë se në ish-stacionin e
autobusëve në Shkup, në përfundim e sipër është ndërtimi i një Sinagoge
gjigante. Njashtu aty afër është në përfundim e sipër edhe ndërtimi i
objektit të Ministrisë së Kulturës në Republikën e Maqedonisë. Nikolla
Gruevski mori iniciativë që të ndërtojë një Kishë Gjigante në këtë
trekëndësh multikulturor. Kjo kishë do të ndërtohej me mjetet e buxhetit të
qeverisë së tij. Shumë organizata joqeveritare shqiptare në Maqedoni u
ngrenë për të marrë një iniciativë për rindërtimin e Burmali Xhamisë në atë
vend ku ka qenë. Këto organizata nuk ishin kundër ndërtimit të Kishës në
qendër të Shkupit, por donin që të rindërtohet edhe Burmali Xhamia në atë
vend ku ka qenë. Megjithatë, Nikolla Gruevski përmes pinjollëve të tij
arriti që të përbuzë dhe injorojë kërkesat e këtij numri të madh të
organizatave joqeveritare dhe në këtë mënyrë të i shtojë probleme kësaj
iniciative deri në shuarje të saj.

Marrëdhëniet me Kosovën- kreu i shtetit të Maqedonisë deshi të na bëj me
dije se me zor po duhet ti ndërtoj marrëdhëniet diplomatike me shtetin më të
ri në botë Kosovën. Gjatë kësaj periudhe u arrit që të mbyllet çështja e
demarkacionit kufitar me Kosovën edhe atë në kurriz të vjedhjes së
territoreve të Kosovës.

Enciklopedia e parë maqedonase- është një prej turpeve të radhës të qeverisë
dhe Akademisë së Shkencave të Maqedonisë. Me financimin e qeverisë kjo
enciklopedi u botua nën dirigjimin e akademikut Bllazhe Ristevski, e cila
enciklopedi i nënçmon dhe i fyen shqiptarët e Maqedonisë dhe të Ballkanit,
njashtu kjo enciklopedi paraqitet edhe si anti-amerikane ku përmend trajnues
amerikan ndaj ushtarëve të UCK në Maqedoni. U bë shumë zhurmë me këtë
enciklopedi. U realizuan shumë protesta, debateve nëpërmjet medieve etj.
Kishte edhe reagime të akademikëve shqiptar ndaj kësaj enciklopedie. Dhe së
fundi si kundërpërgjigje e këtij veprimi të kësaj akademie publicisti
shqiptar Nijazi Muhamedi nxjerri në treg vëllimin e parë të librit të tij
“Maqedonia Shqiptare”.

Nerezi i Shkupit- na kujton huliganët maqedonas të cilët u rrahën me
shqiptarët e Nerezit të Shkupit. Këto huliganë ishin pjesë e simpatizantëve
të ekipit futbollistik Rabotniçki. Edhe ky rast u politizua dhe u mundua që
faji ti hidhet shqiptarëve të këtij vendi.

Panairi i librit- Për herë të parë panairi ndërkombëtar i librit në Shkup
organizohet pa prezencën e shtëpive botuese shqiptare nga Kosova dhe
Shqipëria. Këto shtëpi botuese u ndalën në kufi nga ana e maqedonasve dhe në
këtë mënyrë u mbyllë dera e librit shqip në këtë panair. Ky problem si duket
nuk i ka tërhequr shumë partitë politike shqiptare, ngaqë ata janë mësuar pa
shtëpi botuese dhe pa prezencën e librave në këtë vend.

Provokimi i Skopskos- Kah fillimi i muajit të Ramazanit në Shkup afër
Xhamisë së Sulltan Muratit, firma Skopsko organizoi takimin më të madh të
njerëzve të dhënë pas pijeve alkoolike duke u dehur dhe në këtë mënyrë duke
provokuar ndjenjat e mbi 700000 besimtarëve mysliman të këtij shteti.

Maqedonishtja qysh në klasë të parë do të mësohet nga të gjithë nxënësit e
këtij shteti. Kjo gjuhë është bërë e obligueshme edhe për fëmijët shqiptar
për të cilët është një barrë e rëndë mësimi i dy gjuhëve qysh në klasën e
parë.

Festivali Nota Fest- festivali i vetëm i këngës shqipe i organizuar në
Maqedoni, për shkak të mungesës së mjeteve financiare nuk arriti që të
vazhdojë traditën e tij. Ky festival nuk u mbështet nga qeveria e këtij
vendi dhe në vend të tij u mbështetën projekte tjera maqedonase.

Në pika të shkurtra këto ishin disa prej diskriminimeve që ndodhën në vitin
2009 në Maqedoni. Në këtë shkrim nuk janë përmbledhur të gjitha
diskriminimet për hir të kohës. Shpresojmë që 2010 do ti vetëdijësoj
shqiptarët e këtij shteti, sesa për maqedonasit, u bindëm që ata janë të
vetëdijshëm për këtë rrugë anti-shqiptare.

-- 
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në 
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në 
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në 
http://groups.google.com/group/fjalaebukur

Antwoord per e-mail aan