A ke llogaritur ndonjëherë se sa shpërblime je duke 
fituar?


Po nëse lexon më shumë, bëje llogari sa ke për të fituar! 

E nderuara muslimane, a je prej atyre që falin 5 kohë namaz dhe lexojnë Kuran? 
Elhamdulilah! A ke llogaritur ndonjëherë se sa shpërblime je duke fituar? Shife 
se sa Allahu i Madhërishëm.

Es-selamu alejkum = 10 sevape 

Es-selamu alejkum ve Rahmetullah = 20 sevape

Es-selamu alejkum ve Rahmetullahi ve berekatuhu = 30 sevape 

A lexon Kuran?

Për një shkronjë që lexon nga Kurani, Allahu të shpërblen me 10 sevape.

-1 resht në Kuran ka 30-40 shkronja. 40 × 10 = 400 sevape

-1 faqe në Kuran ka 15 reshta. 15 × 400 = 6000 sevape

Do të thotë se nëse lexon 1 faqe Kuran në ditë ke fituar 6000 
sevape.

Po nëse lexon më shumë, bëje llogari sa ke për të fituar!

A fal NAMAZ? 

-Surja El-Fatiha (Elhami) ka 122 shkronja arabe. 
122 × 10 = 1220 sevape.

-Suren El-Fatiha në 5 kohë të namazit e lexon 17 herë vetëm 
në farze. 17 × 1220 = 20740 sevape.

- Nëse falë edhe 12 rekat sunnet jashtë farzeve në ditë. 
12 × 1220 = 14640 sevape.

20740 + 14640 = 35380 sevape ke fituar vetëm me Suren El-Fatiha që ke lexuar, e 
sa shpërblime do të fitosh kur lexon edhe Sure të tjera, edhe nëse janë të 
shkurta, por tek Allahu vlejnë shumë. 

-E nëse di dhe lexon nga gjysmë ose nga 1 faqe në çdo rekat, kështu ke fituar 
më shumë se 80‘000 sevape.

A nuk është Allahu Bujar dhe shpërblen pa masë. 
Mos i le këto shpërblime, a mos ke shumë sevape që i lë këta?! 
„Nuk ka XHENNET pa NAMAZ“!

„Vërtet midis njeriut dhe shirkut dhe kufrit qëndron lënia e namazit.“ 

„Lexoni Kuran, sepse në Ditën e Kiametit ai do të vjen dhe do të dëshmojë për 
ata të cilët e kanë lexuar atë (do të bëj shefat për ta).

“Kurani ka 604 Faqe. 
604 × 6000 sevape = 3΄624΄000 sevape.

A ke bërë Haxhillëkun ose Umrën?

Vlera e namazit në Mekë dhe Medinë

1 NAMAZ në Qabe ka vlerë sa 100΄000 namaze jashtë Qabesë

5 NAMAZE sikur me i falë 500΄000 namaze 

500΄000 NAMAZE është si me i falë jashtë Qabesë më shumë se 270 vjet. 270 vjet 
për 5 namaze në ditë që ke bërë. 
A akoma po pret dhe nuk ke vendosur ta bëjnë Haxhillëkun ose Umren?!

1 NAMAZ në MEDINE është e barabartë me 1΄000 namaze jashtë Medinës

5 NAMAZE sa 5΄000 namaze. 
Do të thotë se për 5΄000 namaze diku tjetër të duhen afër 3 vite që t’i falësh 
këta (5 namaze × 365 ditë = 1825 namaze për 1 vit)

Llogariti ato ditë që qëndron në Meke dhe falesh në Qabe dhe në Xhaminë e të 
Dërguarit, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, në Medine gjatë 
Haxhillëkut ose Umres sa shpërblime Allahu xheleshanehu të shkruan.
Nxito dhe shpëtoje vetën. “Kurse për Haxhin e pranuar,nuk ka shpërblim tjetër 
përveç xhenetit.“ (hadith, transmetojnë Buhariu dhe Muslimi)

Llogaria e 1 njeriut 63 vjeçar

1 ditë = 24 orë. Njeriu 8 orë fle, 8 orë punon dhe 8 orë i ka të lira (1 orë 
gjatë një dite ka bërë namaz) = 24 orë. 

63 vjet e ndajmë në 3 pjesë. Kështu 21 vjet ka qenë në gjumë, 21 vjet në punë 
dhe 21 vjet i ka kaluar ashtu të lira, kurse me ibadet ndaj Allahut duke falur 
namaz i ka kaluar vetëm 3 vjet!

Ja Allah, na mundëso që të Të bëjmë sa më shumë ibadet, na i prano veprat tona, 
na fal, dhe me Mëshirën Tënde na fut në Xhenet! AMIN! 
 
www.forumi.kurandhesunet.net 
                                          
_________________________________________________________________
Windows Live Hotmail: Your friends can get your Facebook updates, right from 
Hotmail®.
http://www.microsoft.com/middleeast/windows/windowslive/see-it-in-action/social-network-basics.aspx?ocid=PID23461::T:WLMTAGL:ON:WL:en-xm:SI_SB_4:092009

-- 
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në 
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në 
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në 
http://groups.google.com/group/fjalaebukur

Antwoord per e-mail aan