Ejani në shpëtim! *Shkruan: Hamdi Nuhiju *
http://www.alb-drejtesia.com/news.php?readmore=1047 Për çdo ditë dëgjojmë thirrjet e myezinit, të cilat si duket për të dhe shumë të tjerë nuk kanë rëndësinë e duhur. Nga çdo skaj i botës jehojnë këto fjalë magjepse, të cilat e rrisin pulsin e meditimeve, e kthen njeriun në vetvete dhe kërkojnë nga ai që të jetë më vigjilent. Mirëpo, njeriu si gjithmonë nuk do që të kuptoj mesazhin që bartë thirrja e myezinit. Madje disave i pengojnë këto thirrje duke u thënë ulërima në arabisht. Kjo thirrje i pengon njerëzve të cilët nuk duan që të ndërgjegjësohet ky popull. Kjo thirrje duket shumë e zhveshtë për to, e pavlerë dhe në një gjuhë të huaj. E realiteti i thirrjes është kthimi në rrugën e të Vërtetës. Njeriu përkujtohet pesë herë në ditë me këtë thirrje. Kjo thirrje po i frikëson shtetet e Evropës duke nisur me Zvicrën e Francën. Sikur vërtet të ishin civilizime të sakta, civilizimet që bartin shtetet perëndimore dhe sikur kjo thirrje të ishte thirrje në prapambeturi siç pretendojnë disa, atëherë nuk do të kishte nevojë për kaq frikë, për referendume e kutadi çka. Në mes të Sarajevës bien kambanat e Kishës, gjendet Sinagoga dhe kryen të gjitha ritet e pjesëtarëve tjerë të religjioneve e civilizimeve tjera, por myslimanët e Sarajevës nuk frikësohen nga kambanat e Kishës, e as nga prezenca e Sinagogës. Ngaqë këto dy objekte e zbukurojnë qytetin e Sarajevës në aspektin e arkitekturës, ndërkaq në aspektin përmbajtjesor ata nuk përbëjnë asnjëfarë rreziku për ekzistencën e civilizimit islam. Po ndodh e kundërta në Evropë. Ata i frikësohen edhe në aspektin përmbajtjesor civilizimit islam. Kjo gjë ndodh kështu, ngaqë në vetvete të gjitha civilizimet tjera nuk kanë vlera të qëndrueshme dhe ekspansioniste ashtu si civilizimi islam. Ky konstatim nuk fsheh në vete doza të mos respektimit të civilizimeve të tjera. Sikur të ishte ashtu, nuk do të përmendja rastin e Sarajevës si një model multi-civilizues. Para së gjithash kjo thirrje i drejtohet secilit njeri në botë. Sikur ia bën me dije atij se njeriu është trup dhe shpirt, se ka një mision për të cilin është krijuar. Disa e kontestuan veprimin e shumë hoxhallarëve me rastin e varrimit të personave të ndryshëm duke e llogaritur si të paqenë veprimin e “tallkënit” dhe duasë se përbashkët. Nga duaja nuk ka dëm askush, dhe logjikisht “tallkëni” vetëdijëson pjesëmarrësit në varrim, e sa për të varrosurin ai nuk ka nevojë për “tallkën” e vetëdijesim. Bota na ka kapur në prehrin e tij, duke na shndërruar në rob. Në këtë mënyrë ne për çdo ditë harrojmë misionin për të cilin kemi ardhur dhe anën shpirtërore tonën. Zhytemi thellë në anën materiale duke u shndërruar në njerëz me ego të zhvilluar dhe harrojmë çastet e takimit tonë me Krijuesin e Plotfuqishëm. Kjo harresë bëhet për shkak të mëkateve tona në të cilat na shtyn djalli i mallkuar. Shumë kujt i ka ndodhur që të dëgjoj fjalët e myezinit e të mos i përgjigjet, të kaloje koha dhe pas kohës të i përgjigjet thirrjes. Kjo gjë ndodh për shkak të cytjeve të djallit të mallkuar. Njeriu thirrjet e myezinit duhet ti kuptoj si thirrje për shpëtim të botës. Bota gjendet në rrezik nga errësira e materializmit dhe thirrja e myezinit pesë herë në ditë është thirrje për shpëtim të kësaj boteje nga errësira. Nëse nuk iu përgjigjesh atëherë bota vazhdon ende më tej që të jetë në rrezik. Por, thirrja kërkon nga ne kuptim të thellë të mesazhit të tij dhe jo vetëm përgjigje mekanike ndaj zërit të myezinit. Kjo thirrje kërkon nga ne përgatitje intelektuale, fizike e shpirtërore. Përndryshe nuk do të kishim mundësi të kuptonim mesazhin e kësaj thirrjeje. Nëse mungon njëra prej përgatitjeve, atëherë ne do të ishim të gjymtë dhe në vend të tentimit tonë për shpëtimin e botës, ne do të dëmtonim atë edhe më shumë. Është e pamundur që të jesh mysliman i mirë, nëse nuk je i shkolluar. Madje e pamundur është që të jesh i shkolluar, të llogaritësh mysliman, nëse vazhdimisht je kundër kësaj thirrjeje të myezinit. Dija pa veprim dhe punë është e vdekur. Thirrja vetëm na përkujton në dijen tonë për veprim dhe punë të mëtutjeshme në këtë botë. Asnjëherë njeriu nuk guxon të kotet nga rruga në të cilën është nisur. Le ta llogarisë veten se sikur vetëm ai është që i përgjigjet thirrjes së myezinit në të katër anët e botës dhe se me mosveprimin e tij bota është në buzë të greminës. Por, nëse nuk e kupton në këtë formë mesazhin e thirrjes së myezinit dhe vetëm mekanikisht i përgjigjet, atëherë do të vazhdojmë të jemi të robëruar, nënçmuar e përbuzur nga ana e forcave djallëzore që veprojnë në botë. Historia njerëzore shënon gjurmët e shumë njerëzve të cilët iu janë përgjigjur kësaj thirrjeje dhe janë bërë fli për të. Sulltan Fatihu para çlirimit të Stambollit, e sheh ushtrinë e tij një natë para, se çfarë veprojnë. Rezultatet ishin marramendëse, të gjithë ishin duke lexuar Kuran, por disa ushtarë ishin kotur dhe i kish zënë gjumi. Sulltan Fatihu thotë fjalën e tij të famshme : “ Nga kjo derë do të na hyj armiku ( duke aluduar në kotjen dhe gjumin e atyre ushtarëve).” Fjalët e këtij Sulltani fatkeqësisht u dëshmuan gjatë historisë, dhe në momentin e mosveprimit tonë dhe mos përgjigjes së thirrjes së myezinit, neve na zuri gjumi, ndërkaq armiku u zgjua prej gjumit dhe na robëroi. http://www.alb-drejtesia.com/news.php?readmore=1047 -- Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në Google Groups. Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected] Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në [email protected] Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në http://groups.google.com/group/fjalaebukur
