Bananja
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
• Ten things you didn't know about images on Wikipedia •
Shko te: navigacion, kërko
Bananja është një fryt me tul të butë dhe të ëmbël, e paketuar në lëkurën e saj
të verdhë, banania është një frut i mrekullueshëm që mund të haset gjatë gjithë
vitit. Druri i bananes rritet deri në 10 m lartësi dhe i përket familjes së
orkidesë. Ky frut kremoz të ëmbël dhe i pasur me vitamina, është një nga më të
preferuarit për të gjitha grupmoshat, nga bebet deri te pleqtë.
[redakto] Vetitë ushqyese dhe kuruese
Ofron mbrojtje për sistemin kardiovaskular nga fibrat dhe kaliumi. Bananet janë
shumë të pasura me kalium, një mineral ky nga më të rëndësishmit për të mbajtur
presionin e gjakut në nivele optimale dhe për mbarëvajtjen e funksionit të
zemrës. Duke qenë se përmban rreth 460 mg kalium, një banane në ditë mund të
parandalojë hipertensionin dhe të mbrojë në këtë mënyrë nga arterioskleroza.
Bananet njihen që herët për vetinë e tyre për të ulur aciditetin e stomakut,
dhe si rezultat të mbron kundër ulcerës dhe dëmeve që ajo shkakton. Në një
studim, një përzierje e qumështit me banane, uli në mënyrë të konsiderueshme
aciditetin e stomakut. Në një tjetër studim në kafshë, shkencëtarët vunë re se
banania e freskët e mbronte stomakun nga plagët. Banania e luan rolin e saj
mbrojtës në 2 mënyra: së pari, disa substanca që ndodhen te bananet ndihmojnë
aktivizimin e disa qelizave, që përbëjnë shtresën e jashtme të stomakut, atë që
vjen në kontakt me ushqimin, e cila prodhon dhe mukozën që e ruan stomakun nga
aciditeti. Së dyti, disa përbërës të tjerë, që quhen inhibitorë të proteasave
ndihmojnë në eliminimin e disa baktereve në stomak, të cilët janë akuzuar si
kryesorë në shkaktimin e ulcerës në stomak. Në rastet e diarresë së shpeshtë,
për shkaqe të ndryshme, na duhet të eliminojmë ushqime që mund të agravojnë
situatën. Një episod diarreje mund të zbrazë depozitat tona në elektrolite
shumë të rëndësishëm. Bananet mund të na plotësojnë mangësitë në kalium, një
nga elektrolitet më të rëndësishëm, i cili ndihmon në rregullimin e funksionit
të zemrës dhe në balancën e lëngjeve në trup. Gjithashtu, bananet përmbajnë
pektinë, një lloj fibre e tretshme, e cila ndihmon shumë në normalizimin e
aparatit tretës dhe lehtëson konstipacionin. Ëmbëlsia dhe përmbajtja në sheqer
e bananeve varion në saje të pjekjes së tyre. Kur ato janë pak të pjekura (me
ngjyrën e verdhë gati jeshile) kanë një indeks glicemik më të ulët. Kjo i bën
bananet një nga frutat më të rekomandueshëm, në të kundërt të famës që ato
kanë. Bananet mbrojnë shikimin tonë Mamaja juaj mund t’ju ketë thënë se karotat
ju ndihmojnë për shikim më të qartë të syve kur ishit fëmijë, por për të
rriturit duket se konsumimi i frutave është më i rëndësishëm për këtë. Në një
botim të Archives of Ophthalmology, përmendet se konsumi i të paktën 3 frutave
në ditë, ndihmon shumë në parandalimin e përkeqësimit të shikimit me kalimin e
moshës. Banania është një nga frutat që, nëse e konsumojmë përditë, në kombinim
me fruta të ngjyrave të kuqe dhe jeshile, do të ndihmonte shumë për të pasur
shikim më të mirë me kalimin e moshës. Bananja ndihmon në absorbimin e
kalciumit, elementit më të rëndësishëm në ndërtimin e kockave tona. Bananet
përmbajnë një prebiotik, i cili ushqen bakteret miqësore të kolonit. Këto
baktere prodhojnë vitamina dhe enzima, të cilat ndihmojnë shumë aftësitë tona
për të absorbuar nutrientë shumë të rëndësishëm, siç është dhe kalciumi.
Bananet jeshile përmbajnë acide, të cilët janë më të preferuarit për qelizat që
përbëjnë shtresën e parë të zorrës. Kur këto qeliza ushqehen mirë, ato janë
shumë më të afta për të absorbuar kalciumin dhe nutrientë të tjerë të vlefshëm.
Disa banane janë burim i pasur edhe i karotenoideve të ndryshëm. Ato me ngjyrë
sa më të artë kanë dhe përmbajtjen më të lartë. Bananet ndihmojnë shëndetin e
veshkave tona kur konsumohen rregullisht, por me masë. Një banane të vogël mund
ta konsumojmë edhe përditë, duke e kombinuar atë me 2-3 fruta të tjerë, të
llojeve dhe ngjyrave të ndryshme. Banania mund të përfshihet në ëmbëlsira, në
kos me fruta dhe pak mjaltë, si dhe në lëng të freskët frutash.
[redakto] Burimi i të dhënave
Gazeta Shekulli
_________________________________________________________________
Windows Live: Make it easier for your friends to see what you’re up to on
Facebook.
http://www.microsoft.com/middleeast/windows/windowslive/see-it-in-action/social-network-basics.aspx?ocid=PID23461::T:WLMTAGL:ON:WL:en-xm:SI_SB_2:092009
--
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në
http://groups.google.com/group/fjalaebukur