From: [email protected] To: [email protected]; [email protected]; [email protected] Subject: Date: Sat, 2 Jan 2010 19:39:03 +0100 Dashuri për hir të Allahut apo dashuri për hir të xhematit, shkak i ideve dhe metodologjisë së njëjtë? Kam menduar shumë për këtë problematikë dhe kam arritur në përfundimin se dashuria më e keqe është t'i duash njerëzit jo për interes, por për hir të xhematit çfarëdo qoftë ai, konkretisht për hir të ideve dhe metodologjisë së njëjtë. Pse? Sepse nëse janë 2 persona në një xhemat dhe njëri prej tyre largohet nga xhemati për shkak se nuk pajtohet me idetë dhe metodat e tyre, atëherë dashuria e personit tjetër do të shndërrohet në urrejtje të paparashikueshme për shkak se u largua nga xhemati. Andaj o ti vëlla musliman, për çfarë i injoron thirrësit në fe që nuk mendojnë dhe veprojnë si ti? Nuk është nga Islami të injorosh atë që mendon dhe punon ndryshe, nuk duhet të pranohet e pavërteta kur ekziston haku, por realiteti është se ti o vëlla musliman po injoron njerëzit që janë më se afërmi me Resulullahun salallahu alejhi ue selem, po injoron besimtarët me të sinqertë, të cilët mundohen ta praktikojnë me së miri Islamin, pa lehtësime nga dijetarët dhe hoxhallarët, sepse Islamin e ka lehtësuar Allahu dhe vetëm Ai, i Madhëruari , ka të drejtë mbi çdo gjë dhe vetëm Ai i Lartmadhëruari e lehtëson apo e rëndon fenë islame e jo njerëzit, kushdo qofshin ata! Realiteti i dashurisë tënde o vëlla shihet nga kodra e Uhudit, ti o vëlla i nderuar për shkak të xhematit apo ideologjive dhe metodologjive që i takon, nuk u flet vëllezërve të tjerë, por më e keqja është se ti i urren ata vetëm e vetëm se ata nuk i takojnë radhëve ideologjike që u takon ti. Erdhi Ramazani dhe kaloi e ti prapë o vëlla i nderuar nuk u pajtove me vëllezërit të cilët nuk i takojnë ideve dhe metodologjive të tua. Pse? Prapë shkak është xhemati! Mos u habit nëse agjërimi yt, namazi dhe veprat tua të mira të mos jenë pranuar nga Allahu i Lartmadhëruar sepse e ke bërë punën ashtu. E ç’është më e keqja, erdhi Fitër Bajrami, kaloi dhe unë prisja nga ti që sjellja jote të ndryshojë, që qasja jote ndaj vëllezërve të tjerë të ndryshojë, madje për një ditë të vetme, mirëpo ajo nuk ndodhi, por prapë për shkak të xhematit u distancove nga të tjerët! Po afrohet koha e haxhit e do vijë Kurban Bajrami e ndoshta do kalojë dhe prapëseprapë urrejtja jote për vëllezërit e tjerë, të cilët nuk mendojnë dhe veprojnë si ti do të vazhdojë bashkë më monotoninë e jetës e prapë si gjithmonë për shkak të xhematit. Për ty, o vëlla i nderuar, më të afërm janë injorantët dhe jobesimtarët sesa besimtarët muslimanë që nuk janë në xhematin tënd. Kjo është realitet, ti shumë herë orvatesh me njerëz që e shajnë Allahun dhe Muhamedin alejhi selam dhe më sy të shejtanit i urren besimtarët muslimanë, ata të cilët nuk mendojnë dhe veprojnë si ti, por prapë si çdo herë për shkak të xhematit vazhdon urrejtja jote! Për ty, o i nderuar, vëllezër qenkan vetëm një grup njerëzish që mendimet, shprehjet, paragjykimet dhe veprimet e tyre i kanë të njëjta dhe të përbashkëta me ty, por jo o vëlla është urtësi e Allahut që mos të jemi të njëjtë, që mos të mendojmë njësoj, të mos veprojmë njëjtë, por urtësia më e madhe e Allahut është që ne duhet ta besojmë Atë të gjithë njëjtë dhe vetëm ashtu siç na lejohet, siç na mëson Kurani dhe Suneti. Realiteti është realitet dhe nuk mund të mohohet. Ne nuk ia duam të mirën vëllezërve të tjerë ashtu siç ia duam vetes sonë, pra atëherë ne jemi…? Jo, inshallah, Allahu na udhëzoftë dhe na faltë! O vëlla i nderuar, deri kur do të vazhdosh kështu me këtë ecje në rrugë të tymosura, me këtë ecje në rrugë të panjohura? Dije se çdo rrugë e cila në vete përmban urrejtje për besimtarët e tjerë muslimanë është rrugë e gabuar, rrugë në të cilën humbja është e sigurt sepse një gjë dihet, timoni i udhëheqjes së dynjasë nga ne nuk do të drejtohet përderisa ne kemi këtë gjendje, përderisa e urrejmë njëri-tjetrin, përderisa i krishteri është më i dashur dhe më i vlefshëm për ne sesa muslimani që në ide dhe metodë të davetit është ndryshe nga të tjerët. O ti vëlla, dije që do t’ia shohësh sherrin atij xhemati, atyre njerëzve dhe asaj ideologjie që të ndan dhe të largon nga dashuria për hir të Allahut, nga dashuria mes gjithë vëllezërve pa dallime. Dije o vëlla që do të pendohesh për qëndrimet e tua egoiste karshi vëllezërve që nga ti dallonin vetëm në ide dhe metodologji të punës, do të pendohesh për urrejtjen që pate dhe që po mban ndaj atyre të cilët e besojnë Allahun sikurse ti, dëshmojnë se Muhamedi alejhi selam është i Dërguari I Allahut, e besojnë ringjalljen dhe takimin me Allahun po ashtu sikurse ti, kurse ti ndaj këtyre njerëzve ke urrejtje!? O i mjerë, o ti që ia humbe vlerën agjërimit tënd, o ti që ndoshta asnjë vepër e jotja nuk është e vlefshme tek Allahu për shkaku të urrejtjes dhe hidhërimit që ke ndaj muslimanëve, o ti që para syve të njerëzve dukesh më besniku dhe më i sinqerti, por dije që nuk mund të jesh besnik dhe i sinqertë pasi kanë kaluar vite e duart e tua nuk janë lidhur me duart e muslimanëve të tjerë, kanë kaluar vite që ti nuk i ke përqafuar vëllezërit e tjerë, shkaku i ideologjive të tua, me të cilat ndihesh krenar. Kanë kaluar vite e ti shumë muslimanëve nuk ua ke uruar bajramet, kanë kaluar vite e ti shumë muslimanë nuk i ke vizituar e disave prej tyre iu vdiqën më të afërmit e tyre e nuk shkove në varrim e as në të pame! E ti prapë vazhdon me kryelartësi duke u krenuar rrugës ne të cilën shkon. Sidoqoftë, një gjë e di, që çdo gjë po shihet, po mendohet dhe po veprohet gabim. Nga thellësia e zemrës sime lus çdo musliman dhe muslimane t’ia shtrijnë dorën e pajtueshmërisë sinqerisht njëri-tjetrit, t’ia bëjnë hallall çdo gjë që ishte dhe është mes tyre, të fillojmë një fillim të ri, ta ndryshojmë gjendjen tonë në mënyrë që Allahu të na ndihmojë në vazhdimësi e mos të ngecim siç kemi ngecur dekada me radhë. Fitorja e umetit po vonohet për shkak të mëkateve tona, përçarjeve dhe urrejtjeve ndaj njëri-tjetrit. Si do të dalim para Allahut kështu vallë? O ti vëlla që deri tani urreje çdo musliman tjetër që mendon dhe vepron ndryshe nga ti? O ti vëlla që veten e dallove nga të tjerët duke u klasifikuar me emra të ndryshëm, shtrije dorën dhe hape zemrën për hir të Zotit tënd, për fitoren e Islamit dhe të muslimanëve! O ti vëlla i nderuar, duaji muslimanët, Allahu të dashtë, pajtohu me vëllezërit e tu, Allahu të ndihmoftë, harroje të kaluarën, Allahu të shpëtoftë! Nëse nuk ke turp, mendo dhe vepro çfarë të duash, por urrejtjen ndaj vëllezërve të tjerë largoje, nëse dëshiron kënaqësinë e Allahut dhe dije që është vetëm një rrugë që për destinacion ka xhenetin. Ajo është rruga në të cilën eci Muhamedi alejhi selam me shokët e tij. Rruga e vetme e shpëtimit për njerëzimin është Islami sipas Kuranit dhe Sunetit, ndërsa rrugicat e tjera të largojnë nga e drejta, nga e vërteta, nga shpëtimi në ketë botë dhe në botën tjetër. Mos u dëshpëro, mos u përçaj, mos i urrej vëllezërit e tu, duaj që Allahu të te dojë ty. Allahu na udhëzoftë, Allahu na ndihmoftë, Allahu na drejtoftë dhe na bashkoftë. Ky shkrim ishte së pari këshillë për mua, pastaj edhe për të tjerët. Lus Allahun që të më falë për çdo gabim dhe t'ju shpërblejë për durimin që patet për ta lexuar. Lus Allahun e Lartësuar që ashtu siç e bën shiun ta ringjallë tokën, t'i bëjë edhe zemrat tona të ringjallen dhe të forcohen me përkujtimin e Tij dhe Kuranin Famëlartë ta bëjë udhëzim dhe shërues për ne, që së bashku me Kuran dhe Sunet ta udhëheqim dynjanë dhe ta ngremë lart këtë fe. Keep your friends updated— even when you’re not signed in. _________________________________________________________________ Keep your friends updated—even when you’re not signed in. http://www.microsoft.com/middleeast/windows/windowslive/see-it-in-action/social-network-basics.aspx?ocid=PID23461::T:WLMTAGL:ON:WL:en-xm:SI_SB_5:092010 -- Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në Google Groups. Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected] Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në [email protected] Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në http://groups.google.com/group/fjalaebukur
