Telefoni Etika dhe Norma
Allahu i dha njerëzimit shumë mirësi. Disa prej tyre kanë lindur me vetë
lindjen e tij, kurse disa tjera njeriu i përfitoi me kalimin e kohës dhe të
viteve. Atij, sado që i vështirësohen kushtet e jetesës, Zoti i dërgon nga
mirësitë e tij me qëllim që t’ia bëjë më të lehtë dhe kështu të ketë mundësi të
bëjë një baraspeshë në jetën e tij, duke i eliminuar dhe lehtësuar në këtë
mënyrë disa prej tyre.Për këtë shkak, Allahu në Kur’an thotë: "Edhe nëse do të
mundoheshit t’i numëronit mirësitë e Zotit tuaj, nuk do të kishit mundësi për
një gjë të tillë". Kjo ngase ka prej tyre të cilat i dimë e ato që nuk i dimë
janë edhe më të shumta. Disa prej tyre janë të dukshme e disa tjera të fshehta.
Disa janë fizike, e disa psikike, ekonomike e teknologjike e shumë të tjera.
Zoti i dhuroi ato që t’i shfrytëzojmë për të mirën tonë dhe për të arritur
përmes tyre kënaqësinë e Allahut, e jo për diç tjetër. Besimtari nuk duhet të
harrojë kurrë se mirësitë e dhuruara nga Zoti i tij duhen ditur si të
shfrytëzohen, si t’u japim hakun, me qëllim që Allahu të mos i ndërpresë,
përkundrazi, t’i shtojë. Nëse mirësive të shfrytëzuara nuk u plotësojmë dy
kushte esenciale, atëherë nuk e kemi falënderuar Allahun dhe nuk i kemi
shfrytëzuar ashtu siç duhet dhe kërkohet nga ne. Këto kushte janë: 1:
Falënderimi i pandërprerë i Allahut për to, dhe 2: Shfrytëzim i këtyre të
mirave sipas edukatës Islame, duke pasur qëllim kënaqësinë e Allahut e pastaj
plotësimin e nevojave tona. Ndër këto të mira, për të cilat Allahu duhet
falënderuar pa ndërprerë, është edhe telefoni, pa marrë parasysh ai fiks apo
celularë. Mirësi përmes të cilës Allahu i afroi vendet e largëta, i largoi
mërzitë nga zemrat, futi gëzim në to, përmes tij shfrytëzohet koha, përhapen
dhe shtohen gëzimet, ndahen dhe pakësohen hidhërimet. Prindi me fëmijën e tij e
shuan mallin, burri me gruan gjen ngrohtësi, shoku me shokun e tij ngrohje dhe
qetësi. Zemrat e hidhëruara pajtohen, nga mendjet dyshimet e shejtanit
largohen. Por, për fat të keq, ka të atillë që e keqpërdorin dhe keq
shfrytëzojnë atë. Vepër kjo mjaft e shëmtuar, të cilën disa prej tyre e bëjnë
pa qëllim kurse, për fat të keq, ka syresh që e veprojnë një gjë të tillë
qëllimisht. Islami, duke pasur parasysh këto gjëra, ka vendosur rregulla për
çdo çështje, dhe i është përgjigjur atyre pa marrë parasysh zbulimin e tyre pas
përfundimit të zbritjes së Kur’anit dhe vdekjes së të Dërguarit, sal-Allahu
alejhi ve selem. Kjo, për shkak se Islami përmban në vetvete rregulla
esenciale, të cilat i përgjigjen çdo çështjeje, vendi, kohe dhe shoqërie.
Kështu që, Islami ka vendosur rregulla edhe për telefonin. Rregulla këto që,
gjatë analizimit të tyre, mund t’i ndajmë në tri pjesë. Rregullat e thirrësit
në telefon, të pranuesit të telefonatës dhe ato të përbashkëta për të dy palët.
Rregullat e thirrësit në telefon: 1- Të ketë qëllim të mirë me telefonatën tij
e jo prapavija të këqija. 2- Mos thirrja në kohë të pa përshtatshme, siç është
shumë herët në mëngjes, vonë në mbrëmje, gjatë kohës së pushimit në drekë, para
apo pas saj (Kajluleja). Bëjnë përjashtim rastet kur telefonata është vërtet
urgjente dhe thirrja është më se e përligjshme në çdo kohë. Po ashtu të jetë
urgjente sipas traditës së vendit dhe për të dy palët ngase disa raste nuk janë
urgjente për çdo kënd, dhe dikush tjetër çdo gjë e konsideron urgjent. 3- Nuk
duhet lënë telefonin të bjerë më shumë se tri herë, përveç rasteve kur është i
bindur së e ka larg apo nuk është duke e dëgjuar nga zhurma atë. 4- Thirrësi
të japë selam e jo pranuesi i telefonatës. 5- Ta prezantojë veten duke e cekur
emrin dhe mbiemrin apo diç të ngjashme e cila ua lehtëson të tjerëve që sa më
lehtë dhe shpejt ta kuptojnë se kush je. Nuk është edukatë fetare të
prezantohesh me fjalën: “unë jam”, apo duke e munduar tjetrin duke kërkuar prej
tij që t’ia qëllojë se kush je. E para ndalohet për arsye se, përmes kësaj
fjale nuk arrihet prezantimi i duhur kurse e dyta e lodh pranuesin e
telefonatës dhe harxhon të holla dhe kohë. 6- Mos zgjatja e telefonatës më
tepër sesa duhet. Kjo për shkak se kushton të holla, humbje kohe, nga të dy
palët dhe ngushtim të tjetrit, i cili mund të jetë i zënë, por nuk mund ta
shprehë një gjë të tillë për shkak se druhet se mund të humbasë dashurinë
vëllazërore mes besimtarëve. 7- Mos shfrytëzimi i telefonave publikë (kabinat,
postat) pa nevojë kur të tjerët janë duke pritur në radhë dhe kanë punë
urgjente. 8- Thirrësi duhet të ketë kujdes ta mbyllë telefonatën e jo
pranuesi. Kjo për arsye se ai i ngjan mysafirit, të cilit nuk lejohet ta
përzësh nga shtëpia, por largohet kur dëshiron ai, edhe pse thirrësi në këtë
rast nuk është mysafir në shtëpinë e tjetrit, por ai është mysafir në telefonin
e tjetrit, i cili duhet të vazhdojë bisedën me të derisa i pari ta mbyllë
telefonatën. 9- Vendosja e dëgjueses në vendin e saj qetë dhe butë nga të dyja
palët që mos të mendojë tjetri se je hidhëruar apo prekur diç me të. Edukata
e pranuesit të telefonatës: 1- Telefonatat assesi nuk duhet t’i anashkalojë,
por duhet t’u përgjigjet pa marrë parasysh e njeh apo jo numrin që është duke
thirrur. 2- Mos përgjigja e grave në telefon përveçse në raste urgjente. 3-
Mos përgjigja e gruas sapo është ngritur nga gjumi, sepse nuk ka mundësi ta
kontrollojë zërin e saj. 4- Mos zbukurimi i zërit të saj, nëse i përgjigjet
telefonatës e nëse zëri i saj nga natyrshmëria e vet është tërheqës atëherë
mundohet të jetë sa më serioze, dhe ta largojë melankolinë e atij zëri. 5-
Edukimi i fëmijëve që të mos vrapojnë tek telefoni që t’i përgjigjen atij,
sidomos nëse janë në moshë shumë të vogël - moshë kjo në të cilën akoma nuk
është në gjendje të kuptojë dhe t’ia transmetojë të rriturve atë që u është
thënë. 6- Telefonatës t’i përgjigjet me fjalën: “Po”, “Urdhëro” e të ngjashme
me të dhe të mundohet t’i ikë shprehjes “Alo”, ngase nuk është shprehje e
gjuhës tonë. Rregulla të përgjithshme: 1- Tingujt tregues për thirrje mos të
jenë tinguj muzikorë, por zile të thjeshta. Gjithashtu duhet ikur sinjalizimit
për thirrje me ajete Kur’anore, sepse një gjë e tillë tregon mos respekt të
duhur për këto ajete. 2- Shfrytëzimi i telefonit vetëm aty ku është i kënaqur
Allahu. 3- Mos shfrytëzimi i tij në hidhërim të Zotit. 4- Mos lënia e
telefonit në duar të fëmijëve, të cilët mund ta keqpërdorin atë dhe të sjellin
probleme në familje. 5- Kjo nuk do të thotë mos t’i mësojmë ata ta
shfrytëzojnë atë e sidomos në raste urgjente t’i telefonojnë policisë,
ambulancës apo zjarrfikësve. 6- Mos përgjimi i tjetrit duke biseduar qoftë nga
larg apo përmes telefonit të tretë në linjë. 7- Mos shfrytëzimi i tij në
momente kur ka mundësi të rrezikohen të tjerët, si p.sh. në aeroplan gjatë
fluturimit, apo në makinë ku mund të shkaktojë dëme serioze një gjë e tillë.
8- Mbyllja e celularit në momentin që futesh në xhami, ose së paku heshtja e
ziles së tij. Nëse harron ta bësh një gjë të tillë, atëherë nëse ndodh të bjerë
në namaz, është obligim të mbyllet në moment e jo të lihet ashtu duke rënë e
t’i pengojë besimtarët në përqendrimin e tyre. Ka njerëz që, për fat të keq,
bëjnë një gjë të tillë duke menduar se lëvizja e dorës deri tek celulari dhe
mbyllja e tij është humbje e përqendrimit. Gjë e cila edhe sikur të ishte e
vërtetë në krahasim me shpërqendrimin e një xhemati të tërë nuk vjen në
shprehje për t’u krahasuar. 9- Mos e shfrytëzo për mendjemadhësi se mund të
lëshojë toka. Shkruan: Lulzim SUSURI
www.albislam.com/artikuj/
_________________________________________________________________
Keep your friends updated—even when you’re not signed in.
http://www.microsoft.com/middleeast/windows/windowslive/see-it-in-action/social-network-basics.aspx?ocid=PID23461::T:WLMTAGL:ON:WL:en-xm:SI_SB_5:092010--
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në
http://groups.google.com/group/fjalaebukur