Dëshiroj të jem krenar

Lavdia
i takon Allahut. 


Salavatet
dhe selamet qofshin mbi Muhamedin, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi
të. 


Të
jesh krenar do të thotë të jesh i çmuar dhe i nderuar si njeri dhe si qytetar,
të mos lejosh nëpërkëmbjen dhe poshtërimin, por të jesh ballëhapur me nderin,
dinjitetin dhe identitetin tënd Islam. Fitimi i statusit të myslimanit është
fitore dhe sukses për njeriun, i cili është ballëlartë, madhështor dhe kranar
për vetitë dhe cilësitë e fituara. 


Ajetet
e Kur’anit, që janë fjalët e Allahut të Lartësuar, përmbajnë porosi dhe mesazhe
që i motivojnë njerëzit që ta kërkojnë krenarinë tek Allahu Krijues. Ata që
besuan bindshëm në Allahun Fuqiplotë dhe pranuan Allahun për Zot, Islamin për
fe dhe Muhamedin, salAllahu alejhi ue selem, për pejgamber, ditën të tregojnë
që janë krenarë dhe fatbardhë për një arritje të tillë. Këta konfirmuan
nënshtrimin e plotë dhe të sinqertë ndaj Islamit, u dalluan prej të tjerëve në
sjellje dhe veshje, u krenuan me dituri dhe iman e jo me mëkate dhe armiqësi. 


Personaliteti
i myslimanit krenar është një personalitet i llojit të veçantë, ka
karakteristika të veçanta. Të veçanta tek ai janë sjelljet, qëndrimet,
dëshirat, synimet, vullneti. Myslimani duhet të bëjë përpjekje të vazhdueshme
për të arritur atë çka Allahu i Lartësuar kërkon prej tij. 


Mysliman
i nderuar, nëse dëshiron krenarinë, atëherë lejomë të të kujtoj fjalët e
Allahut: 


“Kush
dëshiron krenarinë (le ta dijë), e tërë krenaria i takon Allahut (pra le ta
kërkojë prej Tij), tek Ai ngrihet fjala e mirë (besimi) dhe veprimi i mirë, e
Ai i pranon.” (Fatir, 10) 


“Ndërsa
e tërë krenaria i takon Allahut, të dërguarit të Tij dhe besimtarëve, por
hipokritët këtë nuk e dinë.” (Munafikun, 8) 


Të
nderuar lexues! 


Gjatë
periudhave të ndyshme kohore, ka patur furtuna dhe vërshime të mëdha, synimi i
të cilave ish të njollosnin dhe asgjësonin personalitetin e myslimanit.
Nëpërmjet filozofive dhe kulturave të ndryshme u rrahën lëkundje dhe u shpallën
luftëra. Po ashtu, sot bëhet një luftë e organizuar për të dobësuar
personalitetin e myslimanit, kjo luftë organizohet nëpërmjet masmediave,
televizionit, radios, internetit, gazetave, revistave, programeve të ndryshme.
Shpenzohen mjete të shumta. Por megjithkëtë, sado i sofistikuar të jetë
arsenali i dashakeqëve të Islamit, prapë se prapë personaliteti i myslimanit do
të mbetet i palëkundur dhe krenar. 


Myslimani
është kranar, bujar, fisnik, madhështor, i këndshëm, sepse ai e ka përjetuar
ëmbëlsinë e krenarisë tek Allahu i Lartësuar dhe tek i Dërguari i Tij. 


Kur
myslimani shijon kënaqësinë e besimit në Allahun e Lartësuar, nuk ka mundësi të
përulet para armiqve. Sa më tepër sulmohet, aq më i fortë bëhet. Edhe në rastet
kur e pengojnë të kryejë porositë dhe detyrat e tij shpirtërore, ai prapë se
prapë është krenar me imanin që ka në zemër, nuk i frigohet askujt përpos
Allahut të Lartësuar. 


Nga
dhe si të furnizohemi me krenari? 


Burimet
e krenarisë janë të shumta, një prej të cilave është namazi. Myezini fillon të
lajmërojë kohët e namazit me fjalët Allahu ekber (Allahu është më i madhi), Ai
është më i madh se çdo gjë. Ai e asgjëson çdo fuqi. Ai është më i Fuqishëm se
çdo i fortë. Ai është më i Pasur se çdo i pasur. Vetëm atij i takon Madhëria
dhe Lartësia. Paskëtaj, çdo pjesë në namaz përcillet me fjalën Allahu Ekber.
Hyrja në namaz bëhet me fjalën Allahu ekber, shkuarja në ruku, në sexhde, në
etehijat po ashtu bëhet me Allahu ekber. 


Të
gjitha këto japin kuptimin e krenarisë. Ata të cilët kanë shijuar ëmbëlsinë e
namazit, padyshim që Allahu do t’u dhurojë shumë të mira. 


Allahu
është Ai që ia dhuron pushtetin kujt të dojë: 


“Thuaj:
‘O Allah, Sundues i çdo sendi, Ti ia jep pushtetin atij që do, Ti ia heq prej
dore pushtetin atij që do, e lartëson atë që do dhe e përul atë që do. Çdo e
mirë është vetëm në dorën Tënde, vërtet, Ti ke mundësi për çdo gjë!" (Ali
imran, 26) 


“Zoti
ynë na jep të mira në këtë jetë, të mira edhe në botën tjetër dhe na ruaj prej
dënimit me zjarr!” (Bekare, 201) 






Shkruan:
Ulvi FEJZULLAHU 




 http://www.albislam.com/artikuj/

 

                                          
_________________________________________________________________
Keep your friends updated—even when you’re not signed in.
http://www.microsoft.com/middleeast/windows/windowslive/see-it-in-action/social-network-basics.aspx?ocid=PID23461::T:WLMTAGL:ON:WL:en-xm:SI_SB_5:092010
-- 
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në 
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në 
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në 
http://groups.google.com/group/fjalaebukur

Antwoord per e-mail aan