A lodhet Zoti ndonjëherë
 
Zoti nuk lodhet dhe nuk mundohet asnjëherë
 
 
Isaiah 40:28
 
28.Nuk e di ti, vallë, nuk e ke dëgjuar? Perëndia i përjetësisë, Zoti, krijuesi 
i kufijve të tokës,nuk mundohet dhe nuk lodhet, zgjuarësia e tij është e 
panjohshme.
 
Zoti lodhet dhe humb durimin nganjëherë
 
Eksodi 31:17
17.Ajo është një shenjë e përjetshme midis meje dhe bijve të Izraelit, sepse në 
gjashtë ditë Zoti bëri qiellin dhe tokën, dhe ditën e shtatë pushoi dhe u 
shlodh".
Isaiah 1:14
14..Unë i urrej hënat e reja tuaja dhe festat tuaja solemne; janë një barrë për 
mua, jam lodhur duke i duruar.
Isaiah 43:24
24.Nuk më ke blerë me para kanellën dhe nuk më ke ngopur me dhjamin e flijimeve 
të tua. Përkundrazi më ke rënduar me mëkatet e tua, më ke lodhur me paudhësitë 
e tua.
Jeremia 15:6
6.Nuk më ke blerë me para kanellën dhe nuk më ke ngopur me dhjamin e flijimeve 
të tua. Përkundrazi më ke rënduar me mëkatet e tua, më ke lodhur me paudhësitë 
e tua.
 
 
Si e nxirrte Mozesi ujin nga shkëmbi?
 
Duke e rrahur
 
Eksodi 17:5-6
5.Zoti i tha Moisiut: "Kalo para popullit dhe merr me vete disa pleq nga 
Izraeli; merr në dorë edhe bastunin me të cilin rrahe lumin, dhe nisu.6. Ja, 
unë do të rri përpara teje, atje mbi shkëmbin në Horeb; ti do të rrahësh 
shkëmbin, prej të cilit do të burojë ujë dhe populli do të pijë". Kështu bëri 
Moisiu para syve të pleqve të Izraelit.
 
Duke i folur
 
Numrat 20:7-8
7.Pastaj Zoti i foli Moisiut, duke i thënë:8. "Merr bastunin; ti dhe vëllai yt 
Aaron thirrni asamblenë dhe para syve të tyre i flisni shkëmbit, dhe ai do të 
japë ujin e tij; kështu do të nxjerrësh për ta ujë nga shkëmbi dhe do t`u 
japësh të pinë njerëzve dhe bagëtisë së tyre".
 
Në cilin vend Mozesi merrte ujë nga shkëmbi
 
Në shkretëtirën e Sinit në Refidim
 
Eksodi 17:1-7
 
1.Pastaj tërë asambleja e bijve të Izraelit u nis nga shkretëtira e Sinit, duke 
marshuar me etapa sipas urdhrave të Zotit, dhe u vendos në Redifim. Por nuk 
kishte ujë të pijshëm për popullin.2. Atëherë populli u grind me Moisiun dhe i 
tha: "Na jep ujë për të pirë". Moisiu u përgjigj: "Pse grindeni me mua? Pse 
tundoni Zotin?".3. Atje populli pati etje për ujë dhe murmuriti kundër Moisiut, 
duke thënë: "Pse na bëre të ikim nga Egjipti që të vdesim nga etja ne, bijtë 
tanë dhe bagëtia jonë?".4. Kështu Moisiu i thirri Zotit, duke i thënë: "Çfarë 
të bëj për këtë popull? Edhe pak dhe ata do të më vrasin me gurë".5. Zoti i tha 
Moisiut: "Kalo para popullit dhe merr me vete disa pleq nga Izraeli; merr në 
dorë edhe bastunin me të cilin rrahe lumin, dhe nisu.6. Ja, unë do të rri 
përpara teje, atje mbi shkëmbin në Horeb; ti do të rrahësh shkëmbin, prej të 
cilit do të burojë ujë dhe populli do të pijë".
 Kështu bëri Moisiu para syve të pleqve të Izraelit.7. Prandaj e quajti këtë 
vend Masa dhe Meriba për shkak të grindjeve që pati me bijtë e Izraelit, dhe 
sepse kishin tunduar Zotin, duke thënë: "A është vallë Zoti në mes nesh, apo 
jo?".
 
Në shkretëtirën e Sinit në Kadesh
 
Numrat 20:1-11 
1.Pastaj tërë asambleja e bijve të Izraelit arriti në shkretëtirën e Sinit në 
muajin e parë dhe populli qëndroi në Kadesh. Këtu vdiq dhe u varros 
Miriami.2.Por mungonte uji për asamblenë, prandaj u mblodhën kundër Moisiut dhe 
Aaronit. 
 
 
 
Numrat 27:14
 
14. sepse ngritët krye kundër urdhrit tim në shkretëtirën e Tsinit kur 
asambleja kundërshtoi, dhe nuk më shenjtëruat në ujërat para syve të tyre". 
(Këto janë ujërat e Meribës në Kadesh, në shkretëtirën e Sinit).
 
Ligji i pertire 32:51
 
51. sepse u treguat të pabesë me mua në mes të bijve të Izraelit, në ujërat e 
Meribës në Kadesh, në shkretëtirën e Tsinit, dhe sepse nuk më shenjtëruat në 
mes të bijve të Izraelit.
 
Per te vertuar se shkretetira e Sinit dhe ajo Tsinit jane dy vende te ndryshme 
referohuni tek Numrat 33:11 dhe verseti 36.
 
33:11 U nisën nga Deti i Kuq dhe fushuan në shkretëtirën e Sinit.
33:36. U nisën nga Etsion-Geberi dhe fushuan në shkretëtirën e Sinit, domethënë 
në Kadesh.
 
http://albkristian.com/bibla_shqip/b04c033.htm
 
 
 Ajo cka mund te verhet tek perkthimi i bibles ne shqip verehet se fjalia 
"shkretetira e Sinit" ne gjuhen angleze eshte "desert of Sin" ndersa 
tek verseti tjeter "Shkretetira e Sinit" ne gjuhen angleze eshte "Desert of 
Zin" pra dy emertime te ndryshme.
 
 
 
http://bible.cc/exodus/17-1.htm  
 
"The whole Israelite community set out from the Desert of Sin, traveling from 
place to place as the LORD commanded. They camped at Rephidim, but there was no 
water for the people to drink."
 
http://bible.cc/numbers/20-1.htm
 
"In the first month the whole Israelite community arrived at the Desert of Zin, 
and they stayed at Kadesh. There Miriam died and was buried."
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 3. Kështu populli u grind me Moisiun dhe i foli, duke i thënë: "Të kishim 
vdekur kur vdiqën vëllezërit tanë para Zotit!4. Pse e çuat asamblenë e Zotit në 
këtë shkretëtirë që të vdesim, ne dhe bagëtia jonë? 5. Dhe pse na bëtë të dalim 
nga Egjipti për të na sjellë në këtë vend të keq? Nuk është një vend që prodhon 
grurë, fiq, rrush ose shegë dhe mungon uji për të pirë". 6. Atëherë Moisiu dhe 
Aaroni u larguan nga asambleja për të vajtur në hyrje të çadrës së mbledhjes 
dhe ranë përmbys me fytyrën për tokë; dhe lavdia e Zotit iu shfaq atyre.7. 
Pastaj Zoti i foli Moisiut, duke i thënë:8. "Merr bastunin; ti dhe vëllai yt 
Aaron thirrni asamblenë dhe para syve të tyre i flisni shkëmbit, dhe ai do të 
japë ujin e tij; kështu do të nxjerrësh për ta ujë nga shkëmbi dhe do t`u 
japësh të pinë njerëzve dhe bagëtisë së tyre".9. Moisiu mori, pra, bastunin që 
ishte përpara Zotit, ashtu si e kishte
 urdhëruar Zoti.10. Kështu Moisiu dhe Aaroni thirrën asamblenë përpara shkëmbit 
dhe Moisiu u tha atyre: "Tani dëgjoni, o rebelë; a duhet të nxjerrim ujë për ju 
nga ky shkëmb?".11. Pastaj Moisiu ngriti dorën, goditi shkëmbin me bastunin e 
tij dy herë dhe prej tij doli ujë me bollëk; kështu asambleja dhe bagëtia pinë 
ujë.


      
-- 
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në 
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në 
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në 
http://groups.google.com/group/fjalaebukur

Antwoord per e-mail aan