45 vjeçarja ish gruaja e prefektit tëLondrës zbulon martesën e saj me një 
musliman 23 vjeç
Nga Sam Greenhilldhe Tamara Cohen
 08 Janar 2010
 
Ish gruaja e prefektit të Londrës Boris Johnson e ka shokuar familjen e saj 
duke u martuar fshehurazi me një djalosh musliman 23 vjeçar, u tha të shtunën. 
Allegra Mostyn Owen la të kuptohet se ajo do përmbahej edhe nëse do të ishte 
një nga gratë e tij, pasi që ajo është 45 vjeçare dhe tha se do të ishte e 
lumtur për burrin e saj të ri që të ketë fëmijë me ndonjë grua tjeter të re.
 
Ata do të jetonin në një ‘familje të zgjeruar’ siç ishte urdhëruar nga Profeti 
Muhammed ‘ I cili kishte thënë se është e drejtë e burrit që të martoj deri në 
4 gra, shton ajo. Zonja Mostyn-Owen ishte gruaja e parë e prefektit te Londrës. 
Ata u takuan që kur ishin studentë në Oksford dhe u martuan në vitin 1987 në 
moshën 23 vjeçare por u shkurorëzuan në vitin 1993. Ajo sot nuk ka fëmijë.
 
Ajo na e zbuloi këtë duke na treguar se si e kishte tronditur familjen e saj në 
ditën e krishtlindjes duke i njoftuar për martesën e saj me një musliman- te 
cilit nuk ia tha emrin pasi që familja e tij pakistaneze ‘nuk di asgjë’ për atë 
që kishte vepruar. Zonja Mostyn-Owen është e vetmja vajzë e shkrimtares 
italiane Gaia Servadio dhe e pronarit të shumë tokave dhe historianit 
të arteve, Multimilioneri William Mostyn-Owen.
 
Duke e përshkruar situatën gjatë kërshëndellave, ajo shtoi: ‘ Nëna ime më 
akuzoi për prishjen e ditës së kërshëndellave dhe isha e sigurtë se po kaloja 
në një avari nervore.‘ Vllau im i madh po ashtu më premtoi se do të ishte atje 
për mua kur vetëm e kisha avarinë. Babai im ishte shumë i mërzitur, duke thënë 
se do ta toleronte “atë” – Muslimanin- ngase marrëdhënia jone ishte jashtë 
normales.
 
Askush nuk pyeti për emrin e tij, ose  apo kalonim mirë, cilat ishin planet 
tona dhe cfare jetese kishte ky djalosh.’ Një bukuroshe e shoqërisë 
britanike, dhe një kohë e shfaqur në faqën e parë të magazinës Tatler na tregoi 
se martesen e kishte berë në Xhami e me pastaj ka vazhduar në zyrën e 
ofiqarise. Ajo tha se nuk është konvertuar në Islam. Që nga viti 2005 ajo punon 
si mësuese për mosha 5 deri ne 14 vjeç afër Xhamisë Minhaj ul Quran në Forest 
Gate në Lindje të Londrës.
 
DailyMail


      
-- 
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në 
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në 
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në 
http://groups.google.com/group/fjalaebukur

Antwoord per e-mail aan