Në fakt më tepër sesa kthim është një rikthim, në atë besim që ajo e ka
pasur gjithmonë brenda vetes, pavarësisht rrjedhës që ka marrë jeta e
saj në vite. 







I është lutur Zotit për të pasur një jetë ashtu siç ajo e ëndërronte,
por edhe për ta falëenderuar për atë çfarë ai i kishte dhuruar. Adela,
vajza që bëri aq shumë të diskutohet, jo vetëm brenda shtëpisë së “Big
Brother”, por edhe jashtë saj, ka bërë diçka të veçantë. Nëse të gjithë
bashkëmoshatarët e saj do ta mbanin frymën në një pub apo disko, për
t’u argëtuar gjatë ditëve të festave, ajo ka përfituar nga udhëtimi i
saj në Stamboll, për të vizituar Xhaminë Blu dhe për t’u falur aty
brenda. Dhe për të respektuar deri në fund rregullat e kësaj ndërtese
kulti dhe të besimit musliman, ajo ka vënë shaminë në kokë dhe ka hyrë
brenda. Bjordi, i cili është gjithmonë pranë saj, nuk i ka rezistuar
dëshirës për ta fotografuar të dashurën në atë pamje dhe më pas fotot i
ka hedhur në një sit interneti, i cili preferohet shumë nga fotografët
profesionistë, pikërisht aty ku i gjetëm edhe ne. Adela nuk ka folur
ndonjëherë shumë në detaje se çfarë është besimi për të, por sipas
informacioneve tona edhe vitin që lamë pas, ajo nuk harroi të argjërojë
në muajin e Ramazanit paçka se për Bjordin e gjitha kjo mund të dukej
diçka e çuditshme. Mesa duket vajza nga Kavaja e ka të rrënjosur
besimin e saj dhe nuk e konsideron atë si një aleat, kur është në
vështirësi. Edhe tani që punët i ka në vijë, ajo nuk harron të
respektojë ritet duke treguar se është një besimtare e vendosur. 

Sa për festat e fundvitit, duket se çifti i ka kaluar si mos më mirë.
Natën e Krishtlindjeve, ata kanë udhëtuar drejt Malit të Zi së bashku
me një grup tjetër shqiptarësh, në një festë të organizuar nga agjencia
turistike “Perfect holiday”. 

Më pas ata kanë preferuar që ndërrimin e viteve ta kalojnë në Stamboll,
në një lokal me muzikë vendase, ku pa dyshim janë kënaqur shumë.

















http://www.panorama.com.al/index.php?id=36911


      
-- 
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në 
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në 
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në 
http://groups.google.com/group/fjalaebukur

Antwoord per e-mail aan