Veprat që janë si hiri
Shembulli i veprave të atyre që nuk besuan është si hiri, të cilin me puhi e
shkapërderdh era në ndonjë ditë të stuhishme, e ata nuk mund të realizojnë
asgjë nga veprat që kanë bërë, e ky është ai dështimi i madh.(14:18)
All-llahu i ka përngjasuar veprat e jobesimtarëve si shembullin e hirit në të
cilin një goditje e rëndë e erës e fryen gjatë një dite të stuhishme, duke
treguar kotësinë dhe mungesën e dobisë së atyre veprave.
Pra Ai i krahason veprimet e tyre të pavlefshme me pluhurin e shpërndarë sepse
veprimet nuk janë bazuar në themelet e Imanit (besimit) dhe Ihsanit. Ato nuk
ishin as për hir të All-llahut, e as sipas urdhërit tëTij. Pra, një person i
tillë nuk do të jetë në gjendje të përfitojë nga veprat e tij në një kohë kur
ai do të ketë nevojë më së shumti (dmth në ditën e gjykimit). Për këtë arsye,
All-llahu tha: “e ata nuk mund të realizojnë asgjë nga veprat që kanë bërë”
Për këtë arsye, ata nuk do të jenë në gjendje për të fituar ndonjë shpërblim
apo dobi nga veprat e tyre në ditën e gjykimit. Kjo është për shkak se
All-llahu nuk pranon asnjë vepër, nëse nuk bëhet sinqerisht për hir të Tij dhe
në përputhje me atë që Ai e ka nxjerr si ligj .
Veprimet janë të katër llojeve. Vetëm një lloj është i pranuar dhe tre të
tjerat janë të refuzuara. Vetëm kur veprimi është Al-Halis As-Sauab (i pastër
dhe korrekt), është pranuar. El-Halis është sinqeritet për hir të All-llahut të
Vetëm dhe askush tjetër pos Tij. As-Sauab do të thotë veprimi i cili duhet të
bëhet sipas mënyrës se si All-llahu ka kërkuar nga gjuha e të dërguarit të Tij
(dmth. sipas sunnetit).
(Tre llojet e tjera janë: 1. Veprat që nuk janë as për hir të All-llahut, as me
sunnet, 2.Veprat që janë për hir të All-llahut, por jo sipas sunetit 3.Veprat
që janë sipas sunetit, por nuk bëhen sinqerisht për hir të All-llahut. Këto tre
lloje të veprave janë refuzuar, ndërsa vetëm lloji i parë i veprës - Al-Halis
As-Sauab – është i pranuar nga All-llahu.)
Ka një sekret të thellë në përngjasimin (nga All-llahu) e këtyre ( llojet e
veprave të refuzuara) me hirin. Hiri vie pas ndezjës së lëndëve të zjarrit. Për
këtë arsye veprat e tilla janë ushqim i zjarrit (që do të shkatërrohen). Dhe ky
do të jetë lëndë e zjarrit nga i cili banorët e saj do të piqen.
All-llahu do të sjellë (më shumë) zjarr dhe dënim nga veprimet e tyre të rreme,
ashtu si Ai sjell lumturi dhe kënaqësi për njerëzit veprat e të cilëve janë
thjesht vetëm për hir të Tij dhe janë në përputhje me urdhërin e Tij.
Zjarri do të shkatërroj (një nga llojet e refuzuara) veprimet e tyre derisa ato
të kthehen në hi. Prandaj, njerëzit e tillë, veprimet e tyre, dhe atë që
adhurojnë ata, pos All-llahut, do të jenë lëndë e zjarrit.
- Nga Ibn Kajjim el-Xheuzije në Tefsirin El-Kajjim fq. 326-327
Përktheu nga anglishtja
Naim Berisha
--
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në
http://groups.google.com/group/fjalaebukur