http://www.middle-east-online.com/english/?id=36604
Dijetari Saudit e etiketon bashkimin me Al Kaiden si jo Islame
Shejh Abdul Mohsen El-Obeikan: Ideologjia e Al Kadës ishte një nga 'tekfirët' e
ndaluar
Riad - Një dijetar i lartë saudit tha se ti bashkohesh Al-Kaidës është e
ndaluar në Islam, siç raporton një gazetë të martën. "Përkatësia me grupin e të
ashtu-quajtur “Al-Kaida” është i ndaluar sipas mësimeve islame", Shejh Abdul
Mohsen El-Obeikan, një dijetar i lartë fetar dhe një këshilltar në oborrin e
Mbretit Abdullah, i tha gazetës Okaz. Obeikan përsëriti qëndrimin zyrtar saudit
që ideologjia e Kaidës ishte një nga tekfirizmat e ndaluar, i cili akuzon të
tjerët për kufr. Çdokush që bashkohet me Al-Kaidën "i përket një grupi që ka
miratuar të menduarit e tekfirit," tha ai.
Deklarata erdhi si hap që Riadi përpiqet për të kthyer mendjen e sauditëve nga
kyqja e tyre në Al Kaidën me bazë në Jemenin e Gadishullit Arabik (AQAP AQGK
“Al Kaida e Gadishullit arabik). AQAP besohet se ka tentuar disa komplote
kundër qeverisë saudite, duke përfshirë edhe një përpjekje të dështuar për
vrasjen në gushtin e kaluar zyrtarin e lartë të sigurimit të brendshëm, Zv /
Ministri i Brendshëm Princi Nayef Mohammed bin. Qeveria planifikon një
konferencë të dijetarëve fetarë në ideologjinë e tekfirit, pasi ajo kërkon të
përcaktojë tekfirizmin si ekstremizëm dhe jo-islam.
--
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në
http://groups.google.com/group/fjalaebukur