Gripi i derrit, një sajim i firmave farmaceutike

 

Deri sot janë bërë shumë diskutime në lidhje me gripin e derrit. Dhe 
veçanërisht u theksua fakti se firmat farmaceutike dolën më të fituarat. Por 
asnjë nga deklaratat e bëra deri më sot nuk kanë qenë kaq të besueshme dhe të 
qëndrueshme.
 
 
“Gripi i derrit është një sajim i firmave farmaceutike. Ky fenomen është një 
nga skandalet më të mëdha të shekullit në fushën e mjekësisë”, u shpreh 
Drejtuesi i Komisionit për Shëndetin dhe Familjen në Europë, Wolfgang Wodarg. 
Duke folur për Daily Mail, Wodarg fajësoi prodhuesit e ilaçeve dhe vaksinave të 
gripit të derrit në ndikimin e vendimit të marrë nga Organizata Botërore e 
Shëndetësisë për të shpallur gjendje epidemie. Sipas Wodarg, firmat 
farmacetuike kanë pasur fitime gjiganteske nga lajmërimi për epidemi i bërë nga 
Organizata Botërore e Shëndetësisë. Prandaj epidemia e gripit të derrit është 
një epidemi e rreme dhe është ekzagjeruar nga shoqëritë farmaceutike me 
qëllimin e fitimit të miliarda dollarëve. 

Wodarg u shpreh me këta fjalë: “Gripi i derrit është një grip i rremë i sajuar 
nga firmat farmaceutike. Është një nga skandalet më të mëdha të shekullit në 
fushën e mjekësisë. Për të shitur ilaçet e prodhuara kundër gripit të derrit 
dhe duke gjetur mbështetjen e shkencëtarëve dhe institucioneve përgjegjëse për 
shëndetin e popullit, firmat farmaceutike arritën të krijojnë gjendje alarmi në 
rang botëror”. Duke mbështetur mendimin se shoqëritë farmaceutike kanë ndikuar 
shumë në vendimin për shpalljen e gjendjes së epidemisë nga OBSH, Wodarg thotë 
se “I gjithë ky panik ishte përhapur edhe para pesë viteve për gripin e 
shpendëve. Me ekzagjerimin e rrezikut të kalimit të gripit të shpendëve tek 
njeriu dhe shfaqjen e mutacioneve qeveritë firmosën kontrata miliona dollarëshe 
për vaksinim. Ndërsa firmat farmaceutike pa rrezikuar asgjë patën miliona 
dollarë përfitim.”

Këshilli Europian analizoi edhe projektligjin i cili parashikon fillimin e 
hetimit ndaj firmave farmaceutike të Dr. Wodarg. Muajin e ardhshëm Këshilli 
Europian do të ketë një mbledhje urgjente rreth kësaj çështjeje.                
                           
_________________________________________________________________
Windows Live: Friends get your Flickr, Yelp, and Digg updates when they e-mail 
you.
http://www.microsoft.com/middleeast/windows/windowslive/see-it-in-action/social-network-basics.aspx?ocid=PID23461::T:WLMTAGL:ON:WL:en-xm:SI_SB_3:092010
-- 
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në 
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në 
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në 
http://groups.google.com/group/fjalaebukur

Antwoord per e-mail aan